Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

“Situata me tė zhvendosurit kudo nė botė, ėshtė e rėndė duke pasur parasyh se kemi tė bejme me njerės tė larguar nga shtėpitė e veta -thotė Shpend Halili, zyrtar pėr Informim nė Zyren e Komisariatit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjate, nė Prishtinė, nė Ditėn Botėrore tė Refugjatėve. Ndėrsa, sa iu pėrket refugjatėve nga Kosova, shumė prej tyre ende qėndrojnė nė qėndra tė ndryshme kolektive nė Serbi, por pjesa mė e madhe janė tė vendosur nė shtėpi private”.

“ Mos vet ku kemi banu...Nė njėfarė bodrumi. Mos Zo’ ma keq! Kurrkujt mos ia pruftė Zoti me banu kua kam banu unė...As lopa nuk kish mujtė me mbet gjallė! Unė kam qėnė i shėndoshė, por qe shtatė vjet jam sėmu. Tash s’po muj as me ec. Vec prej se kam ardhė nė shpi teme jam shliru pak!- rrėfen pėr shtatė vjetėt e jetės si refugjat nė Serbi, 75 vjeēari Bozhidar Fatiē, i kthyer nė Pejė nė vitin 2006.

Sipas Zyrtarit pėr informim, nė zyrėn e UNHCR-sė nė Prishtinė, Shpend Halilit, qė nga viti 2000 deri me tash, nė Kosovė janė kthyer rreth 16 mijė qytetarė tė tė gjitha bashkėsive etnike, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė serbė. Pėrveē UNHCR-it me partnerėt implementues, ndėr tė cilėt edhe UNMIK-u dhe Institucionet e qeverisė sė Kosovės, pėr kthimin e tyre angazhohen edhe shoqata tė ndryshme pėr tė zhvendosur. Njėra ndėr to ėshtė edhe shoqata "Sveti Spas" me seli nė Beograd.

“Ne jemi tė obliguar tė pyesim, tė dėgjojmė e tė marrim mendimet e tė zhvendosurve, por tė zhvendosurit nuk mund ta kuptojnė se pėr tetė vjet qė tė gjithė jemi tė pajtimit pėr qėshtjen e kthimit. Megjithaė, kthim nuk ka!”-thotė presidenti i kėsaj shoqate, Zllatko Mavric, pėr Deutsche Welle-n.

Pėrderisa institucionet e Kosovės pėrballen me sfidat e kthimit tė tė zhvendosurve kosovarė nga vendet e tjera, Shpend Halili nga UNHCR flet pėr refugjatė nga vende tė tjera tė territorit tė ish-Jugosllavisė, tė cilėt jetojnė nė Kosovė, por edhe pėr tė zhvendosur pėrbrėnda saj, tė cilėt i kanė pronat e uzurpuara nga popullsia shumicė nė vende tė caktuara.

“Aktualisht, nė Kosovė jetojnė rreth 229 refugjatė nga Bosnja e Herzegovina dhe nga Kroacia, tė cilėt kanė ardhė nė Kosovė, qė nė vitin 1993, si dhe rreth 399 refugjatė nga ish republika jugosllave e Maqedonisė, ndėrsa pėrbrėnda Kosovės aktualisht janė afro 21 mijė persona tė zhvendosur nga shtėpitė e tyre. Kėta persona ju pėrkasin tė gjitha grupeve etnike. Nė emsin e tyre ka edhe shqiptarė, tė cilėt janė zhvendosur nga pjesėt ku janė popullsi-pakicė. Nė kėtė rast, UNHCR ka ndihmuar tri fshatra tė Veriut tė Mitrovicės”.

Njė ndėr qėshtjet me tė cilat merret UNHCR, ėshtė krijimi i njė ligji pėr qėshtjen e azilkėrkuesve, nė Kosovė. Sipas mandatit tė UNHCR-sė, numri i azikekuesve nė Kosovė, tė cilėt vinė, kryesisht, nga vende tė Botės sė Tretė, arrin nė 26-tė, 11-tė prej tė cilėve janė lajmėruar vetėm brėnda vitit 2007. Ne botė, janė rreth 10 milionė refugjatė dhe afro 13 milionė tė zhvendosur pėrbrenda vendit, nė tė cilėt Komisariati i Lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė, ka qasje pėr ndihmė tė drejtpėrdrejtė. Ndėrsa, sipas zyrės sė kėtij Komisariati, numri i tė zhvendosurtve kalon shifrėn prej 32 milionė.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org