Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kendej ures se Ibrit, cdo gje eshte shqiptare: njerezit, rruget, mbishkrimet, muzika... perderisa me te kaluar uren, te krijohet ndjenja se hyre ne Serbi. Ne krye te rrokaqiellit djathtas, valon flamuri serb. Mbishkrimet ne dyqane jane ne serbokratishten cirilike. Targat e makinave te parkuara me regjistrimin YU. Per te mundesuar qarkullimin matane ures, duhet hequr targat KS. Ne lagjen shqiptare ne veri te Mitrovices, nuk na lejohet hryja. Ketu mesojme se shqiptaret e lagjes se njohur si Kodra e Minatoreve, jetojne te izoluar nga pjesa jugore. Ata barten me autobus dy here ne dite, dhe shpeshhere ju nenshtrohen sulmeve nga banoret serb, te cilet kane uzurpuar edhe pronat shqiptare, perderisa pronaret shqiptare banojne me qira ne jug te Mitrovices. Nder ta eshte edhe Aliu, 21 vjecar, familja e te cilit ka pronen ne Lagjen e Minatoreve.                        

      “Jetoj me qira, banesen e kam ne Zvecan, por na kane qit prej banese shkijet dhe tash jetojme ne pjesen jugore te Mitrovices. Kendej ure!…Kemi provu e kthy banesen,ose me shit banesen. Nuk don,as me e ble ai.! Ai ka jetu perpara ne ertej Zvecanit, ne Leposavic,e tani e ka nxon banesen. Pronen e ka atje, ne dy vende jeton”.

Edhe tete vjet pas luftes, shqiptare te veriut te Mitrovices jetojne te shperngulur, si pasoje e  Ura e Ibrit uzurpimit te pronave nga serbet. Shumica prej tyre jetojne ne jug te qytetit si qiragjinj, te tjere qe kane mbetur ne veri jane te izoluar nga pjesa jugore, perderisa disa porej tyre kane filluar te shesin pronat.  Ne muajin prill, Kėshilli Nacional Serb (KNS) i veriut tė Kosovės protestoi per shkak te dergimit te 8 policėve shqiptar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, te banaur me serbe.

“Caktimi i policėve shqiptarė me shėrbim nė veri tė qytetit ėshtė nė kundėrshtim me marrėveshjen paraprake me shefin e UNMIK-ut dhe pėrfaqėsuesve tė Serbisė,sikur edhe marrėveshjes me komandantin rajonal tė policisė sė UNMIK-ut me pėrfaqėsuesit e Keshillit Nacional Serb”-thuhet ne nje komunikate te leshuar nga ky keshill, ne te cilen  ėshtė kėrkuar qė “tė gjithė policėt shqiptarė pa pėrjashtim dhe hamendje tė tėrhiqen nga veriu I-sic e qujane ata, Kosovės dhe Metohisė, meqė prania e tyre me arsye po shkakton shqetėsim serioz tė serbve,tė cilėt do tė kundėrshtojnė punėn e tyre nė kėtė pjesė tė Krahinės me mjete legjitime demokratike”.

Aliu i ri shpreson se pas zgjidhjes se statusit te Kosves, do te vine dite me te mira.

 “Shpresoj qe bohet pas pavaresise ma mire,se qeshtu problem eshte shume, se na I kena humb shpresat pas lufte ma s’ka kurrgjo. Se kurrgjo s’ka ma. Mitrovica asht deke, me te gjitha. Hajnia, ne tana ont,papunesi e madhe…o pshtjell krejt,ne tana ont”.

Mitrovica, qytet nė mes tė dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicės, ne veri te Kosoves, eshte e banuar qysh heret. Sipas zbulimeve arkeologjike nė ketė territor, banoret mė tė vjetėr ishin dardanėt te cilėt i tėrhoqi mundėsia e zhvillimit te bujqėsisė. Me ardhjen e romakėve Mitrovica shnderrohet nė njė seli ushtarake dhe vend pėrpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nėn sundimin e Carit bullgar, Simeonit i cili sundim me vonė zėvendėsohet nga familja e Njemanjve. Gjate sundimit tė kėsaj familjeje ky territor mbushet me ardhacakė sllave. Me ardhjen nė fuqi tė Car Dushanit vendasit fillojnė tė kalojnė nga besimi katolik nė ate ortodoks. Me zhvillimin e xehetarisė, kėtij territori i shtohet edhe njė komponentė e rėndėsishme nė ngritjen e nė njė qendėr tė rėndėsishme tė vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurite e tija qė nga koha antike e deri mė sot ketė qendėr e beri joshės pėr ekonomi. Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX, Mitrovica shėndrohet nė njė qendėr tė fuqishme.

Dikur, me 11.000 te punesuar ne Ndermarrjen metalurgjike dhe ne Minieren e Trepces, njeren nder me te medhate ne Evrope, Mitrovica sot eshte ne nje kolaps ekonomik. Moshatare te Aliut, lene shkollimin per te kapur rastin per pune I cili ketu nuk vjen perdite.  Valon Beshiri, punon, perkunder moshes se brishte, por eshte I vetdishem se ne rrethana te tjera do te ishte ne fakultet.

“Edhe neve na do zemra me kone si dikush tjeter qe asht me fakultet, asht ma I afte, por na po duhet me mbet ma te prapambetur, me punue per me mbajt familjen,se pike se pari…s’po ka kush me ma pagu qirane, se une banesen e kam ne pejsen veriore te Mitrovices. Ne banese eshte shkau aty. Jam mundu dicka me bisedu me ate, nuk ka dashte me ni. Me komune kam fole,komuna nuk ka dashte me nie. Si refugjate ne shpi tone….Me qira.As nuk marrim porej komunes naj ndihme, hic,abolusitsht nuk vjen ne shprehje… Kena ba ankesa,kena ba te gjitha ,nuk I kane ba dert ate pune”.

Sipas Valonit, prona e familjes se te cilit eshte ne Lagjen e Minatoreve, serbet e Mitrovices nuk pranojne ndonje marreveshje:

“E ka uzurpu ne fakt.Na muj me ba nje marrevshje,nese ka dicka ne anen tjeter,me ba si kompenzim,pasi po rri une me qira,me mujt me e ba nje kompenzim me e pas nje marreveshje, diqysh me mujt me fol. Por nuk ka pranu. Absolutisht! Ben vaki se ia ka shit dikujt tjeter, une nuk po di rrethanat e tyre. E kena me dokumente,me tapi e krejt, dmth.qe na takon,banesa qe e kone jona,qe e kena ble…Eshte fak qe prej shteteve tjera, prej Serbie po dojne me I pru ne Kosove,e ata nuk pran0ojne me ardhe,shtepite por rrine te zbrazta, edhe nuk banon kurrkush,e une rri me qira 200 euro paguaj qirane qe tete vjet, perbrenda qytetit tim. kjo nuk esht e drejte”.

Presidenti I Kosoves Fatmir Sejdiu, eshte I vetdishem kesaj situate. Por, premton dite me te mira:

“Prej kohes se luftes e kendej eshte gjendje e jashtezakonisht me tensione,nje gjendje faktike qe ka shkaktuar probleme te shumta, ne…pjesen veriore kane punuar dhe ende fatkeqsisht, jane strukturat paralele te instrumentuara nga qeveria e beogradit, qe kane mbajt peng jeten e kesaj pejse te qytetit te kesaj –ejse te Kosoves, por qe besojme plotesisht se aksionet e reja politike, do te behen edhe nga Kosova edhe nga Bshakeisa nderkombtare, do te ekte nje shturje te tyre drejtperdrejt, dhe nje itnegrim te qytetit”.

Zevendes Kryeminsitri Lutfi Haziri, siguron qytetaret e Kosoves:

“Deshiroj me ju siguru qe nuk ka ne Kosove asnje cm,aasnje nano meter vend te rezervuar per askend.As ketu ne gryke  asnje venbanim ,asnje vend ne qosh te Kosoves nuk ka dhe nuk lejohenm fabrikime, gjenerime, te asaj qe ju e permendet. Pronat private eshte e shenjte dhe cdo qytetare gjithkush qe deshmon qe e ka pronene  vet, mund te kthehn.Gjithkush qe eshte banor I Kosves mund te kthehet ne Kosve dhe ektu nuk ka limite dhe per kete iu sigurojme…Pjesa e angaxhimeve tjera per drejtesi ne kosove, per ta cu drejtesine ne fund eshte proves I gjate eshte process I dhimbshem por eshte process qe s’do te ndalet kurre. Eshte process I cili ka me u krycezu neser ne ndertimin e marredhenieve mes shteteve per zgjidhjen e problemeve. Nuk ka falje, nuk ka kerkim falje as nuk ka kurrkush n’Kosove me dale mbi popullin apo me drejtu gishta ne kete drejtim”!

Por, si u eliminua ndarja e brendshme e Kosoves ne takimet e Vienes, e cila erdhi si kerkese e grupeve te caktuara jashtesaj dhe si u krijua nje formule qe te mos lejohet bllokim I insitucioneve ne kete system te brishte?

Zevendeskryeministri I Kosoves, Lutfi Haziri, pergjigjet:

“Kjo eshte eliminu fale angazhimit, nje arsyeshmerie dhe mbeshtetjeje qe delegaconi e ka pas nga nderkombateret…Me u kriju rrethana…ku nuk pengohen institucionet edhe ku ipen te drejtat, ka qene e vetmja rruge qe te aforhen te drejta qe ne I kemi bisdeu dhe kemi garantu per te eliminu cdo lloj ndarje”.

Ndarja e brendshme nenkupton nje Kosove te ndare ne dy pjese, me shumicen shqiptare ne njerezn pejse dhe me serbet ne pjesen tjeter. Qe Kosova, sado e vogel qe eshte ajo, te kete dy parlamente, me dy dhoma, me kushtetute te shkallezuar dhe me mekanizma te tjere problematike qe sjellin difunkcionalitet dhe probleme e tensione te vazhdueshme-sqaron zevendeskryeministri Haziri.

“Kjo ka qene kerkese ekskluzive nga delegacioni I Serbise. Nuk I ka interesu a ka serb ne regjion te Gjilanit, a ka serb ne Decan,a ka kishe ketu a atje, por I ka itneresu me I nda shqiptaret per lumin e Ibrit. Te gjithe serbet e Kosoves me jetu ne veri te Kosoves te ghjithe shqiapteret me jetu ne jug te Kosoves!”    

Edhe tete vjet pas luftes, banpret e veriut te itrovices jetojne larg  nga vatrat e   veta, prej te clave I ndan  vetem ura   Flamuri_jugosllav_matane_ Ures_ se_ Ibrit(Foto Jeta)   e Lumit   Iber. Banoret shqiptare te lagjes se njohur si Kodra e Minatoreve ne veri te Mitrovices, jetojne te izoluar nga pjesa jugore. Ata barten me autobus dy here ne dite, dhe shpeshehre ju nenshtrohen sulmeve nga banoret serb, te cilet kete vend e konsiderojne si toke te veten. Ne kohen kur cdo isntitucion mundoeht qe tserbet e shkaperderdhur ne kater ane te tkhej ne vatrat e veta, cfare p oben qeveria e kKsoves dhe as=dmsitnrata nderkombtare qe banoret shqipotare te kthehen ne vatrat e veta?

Por cfare ben qevberia e Kosoves dhe asminrtitrata nderkombtare qe keta banore te kthehen ne pronat e veta,tashme kurt

Nje pergjigje per kete,  kerkojmė te kryeadmisntiratori i Kosoves, Joachim Ryker:

“Ne kemi nje agjenci per kete, pra eshte Agjencia Kosovare mbi pronen dhe ai merret me te gjitha ankesat, te cilat I drejtohen qofshin ato nga Mitrovica apo prej nga cfaredo ane qofte. Kjo agjenci nuk punon fare keq, sepse eshte duke zgjidhur rast pas rasti. Keshtu qe besoj se cfaredo qe nuk eshte shqyrtuar deri me tani, do te shqyrtohet ne te ardhmen e afert. Dhe, agjensioni kosovar mbi pronen do te vazhdhoje punen edhe pas zgjedhjes se statusit”.

Mbi 5000 prona te te te zhvendosurve tashme jane nen Agjencine Kosovare te Prones, prej 3000 pronareve te zhvendosur, 2000 kane pranuar skemen e qiradhenies per shfrytezimin e pronave te tyre, perderisa 200 te tjere e kane refuzuar, thuhet ne raportin e kesaj agjencie. Sipas perfaqesuesi te kesaj agjencie, Beshir Islamit, per aplikimin e qirase jane notuar edhe 600 shfrytezues nga te cilet, 176 kane filluar te paguajne qirane.

 Ardian Gjini,minister I ambientit dhe planaifkimit hapsinor, paralajmeron:

 “Mos mendoni se nje dokument kur te zgjohi neser ne mengjes e ka me bo Kosoven en regull. Kemi me pas pune na gogja si shume...Kane me pas pune gjyqet. Kete pune edhe nje here po iu them, mos pritni qe nje dokumnet I zgjidh rnejhere qeshtjen e prones, te levizjes e shumet e tjera. Kemi me pas pune na dhe kemi me punu bashke. Por, kur folni per pronen, mendoni edhe per aspektin tjeter te prones,se jemi duke fol si Kosove nuk po flasim individualisht per vet”.

 Por shume prej shqiptareve te veriut, te lodhur nga tensioni I vazhdueshem, nga varferia e skajshme e nje jete ne geto, filluan te shesin pronat me cmime minimale. Nder ta qe pronen prej dhjete ari e shiten me cmim te prones prej dy ari, ka edhe te tille qe s’jane paguar kurre. Kete e konfirmon edhe Dr.Musa Myftari, nga organizata Bregu I Veriut, ne Mitrovice:

“Sipas te dhenave qe posedojne edhe I kane mashtru se ju kane dhene njefare kapare ata I kane nenshkru letrat, keshtu qe ata e kane shit per shumen e ckatuar dhe I kane marre paret,sipas ketyre letrave.Por, ne fakt nuk I kane marre,se matrapazet qe jane te angazhuar prej qeverise serbe, I mashtrojne. Prandaj, iu kemi thene mos u ngutni, dhe portini edhe tete muaj,ku keni pritur qe tete vjet".

Mitrovicasti e rinj si Valon Beshiri nuk kuptojne korridoret e erreta te politikave. Ai dhe shume si ai, me padjallezine e moshes se brishte, kerkojne ate qe iu perket: 

“…Edhe na jemi njerez qysh jane ata atje. Une per vete qe tete vjet po behen pas lufte, me qira paguaj 200 euro qirane, vec me llogarit tash ato, per shtate vjet sa parja asht.Psh.serbe e ashkalijve po ua marojne shtepite per jo edhe  mua, edhe na jemi nejrez qysh jane ata.nese ka ndonje diference,krejt OK.Vec edhe neve duhet me na trajtu qysh i trajtojne ata.i kemi te drejtat e barabarta.neqoftese bajen dallime, ateher ne dore e ka shtetit”.

Tashme, muzgu po bie ne Mitrovicen e ndare ne dysh. Tashme e njohur ne bote per ndarje komunitetesh dhe dhune nderetnike, frocat paqeruajtese dhe patrullat policore mbajne nen kontroll vijat ndarese. Edhe sa do te zgjas kjo?  Kuhs od te zgjidh kete nyje apo edhe sa kohe duhet per nje gje te tille? A do mund te mbijetoje Mitrovica dhe banoret e saj shumeetnik, t’ia dalin te ndertojne jeterat e tyre serish? 

Me keto pyetje dy te rinjte shqiptare I kthehen luftes per ekzistence larg vatrave te veta, me te cilat i ndan vetem ura e Ibrit. Matane, refreni i nje kenge shqipe shkrep shekndija shprese per nje te ardhme me te mire!

„Kurrė dy Mitrovica s“i ka pas Kosova!“

Ajete Beqiraj, Dojce Vele, Radio Kosova & Bota Sot

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org