Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

„Kėto zona shėrbejnė pėr ruajtjen e objekteve fetare, mjedisit natyror, kulturor dhe historik, duke pėrfshire edhe mėnyrėn e jetės monastike tė klerit si dhe, duke siguruar kushtet mė tė mira tė mundshme pėr zhvillim harmonik dhe tė qėndrueshėm tė komuniteteve tė cilat banojnė nė hapėsirat pėrreth kėtyre objekteve”-thuhet nė nenin 4 tė propozimit tė Marti Ahtisarit pėr statusin e Kosovės. 

"Kėtu ėshtė fjala pėr monumentet e ndėrtuara nė njė pjesė vecanėrisht tė bukur ku nuk do tė duhej tė lejoheshin cfarėdo ndėrtimesh apo urbanizimesh e vecanėrisht, jo industrializim, me qėllim qė tė mbrohet"-pat deklaruar pėr DV-nė, Sava Janjiē, zėdhėnėsi i manastirit tė Deēanit,  qė nė prill tė vitit 2005.

Manastiri I Deēanit, I ndėrtuar mes viteve 1327-1335 nga mbreti mesjetar Stefan Deēanski, gjendet rrėzė Bjeshkėve tė Nemura, nė perėndim tė Kosovės. Me 2005, me njė Vendim Ekzekutiv, i nėnshkruar fillimisht pėr gjashte muaj, njė siperfaqe prej 800 hektarėsh tė kėtij territori ish kryeadministratori Petersen shpall Zonė tė Mbrojtur. Pas katėr herė vazhdimi, ky aktvendim u fut pa asnjė ndryshim nė Pakon e Ahtisarit. Pėr mė tepėr, nė tė ardhmen ai do tė shėrbej si moster pėr shpallje tė zonave tė tjera tė kėtij lloji nė Kosovė. Me ligjin e Parlamentit tė Kosovės pėr Trashegiminė Kulturore, pėrreth objekteve kulturore parashihet njė zonė prej 50 metrash nė largėsi, me qėllim tė ruajtjes sė arkitekturės sė monumentit, pėrderisa me kėtė propozim, pėrfshihen qindra hectarė pa pėrjashtuar as pronat private. Paralajmėrimet se nė tė ardhmen mund t’u ndalohet ēdo aktivitet komercial apo ndėrtues nė tokat e tyre, nxit reagime te komunitetit, me dronė se mėnyra e jetės tash e tutje, do t’iu diktohet nga kisha.

Por, pėrderisa peshkopi I Manastirit tė Deēanit, Teodosije Sibaliē, pėrmes njė letre nė shqip dėrguar Kuvendit Komunal tė Deēanit, nė shkurt, mbėshtet vendimin pėr shpalljen e Zonės sė Mbrojtur dhe I bėn thirje palės shqiptare qė tė tregojė maturi, nga Manastiri “Kryeengjėjt e Shenjt”, nė Prizren, at Benedikti, vjen me njė kėndvėshtrim tjetėr:

 “Unė kam frikė se prapa zonės sė veēantė fshehet njė qėllim tjetėr dhe se ky ėshtė vetėm njė kufizim i territorit tė shenjt serb. Dihet se manastiret nė Kosovė kanė njė pronė tė jashtezakonshme. Prandaj, unė mendoj se Zonat e Veēanta janė bėrė vetėm me qėllim tė cungimit tė pronave tė kishave ortodokse nė Kosovė“.

Manastiri “Kryeengjėjt e Shenjt”, nė Prizren, ėshtė ndėrtuar gjatė shekullit 14-tė me nismėn e Car Dushanit, i cili edhe u varros kėtu, pėrderisa themeluesi i Manastirit tė Zoqishtes, rreth 5 kilometra nė lindje tė Rahovecit, nuk dihet e as nuk ka ndonjė datė tė njohur pėr ndėrtimin e tij. Afresket e vjetra kthejnė nė shekullin 14-tė, ndėrsa si thesar I ēmuar I kėtij manastiri njihen reliktet e shenjtve, Kozmait dhe Damjanit, nė emėr tė tė cilėve edhe njihet ky manastir.

Prej atje, Peshkopi Artemije vjen me qėndrimin e tij  tė njohur:

 „Zonat e veēanta rreth kishave dhe manastireve janė abostulisht tė paparanueshme dhe nė asnjė mėnyrė pėr kishėn ortodokse nuk mund tė jetė e mjatueshme njė zonė e mbrojtur prej 50 metrash. Kjo ėshtė njė ironi, e cila pėr popullin serb do tė ishte jo vetėm marrje e gjysmės sė territorit, por edhe pėrulje morale“.

Pėrderisa propozimi i Ahtisarit siguron se prona nuk tjetėrsohet as nuk merret ndersa, peshkopi Artemije shpalljen e Zonave tė Mbrojtura i merr si pėrulje pėr popullin e tij, Sava Jnajiē nga Manasitri i Decanit, vjen me nota optimizmi:

“Njė mėnyrė e tillė e mbrojtjes, ekziston kudo nė botė dhe mendojmė se kjo ėshtė nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, sepse kėto objekte janė njė pasuri e madhe me njė rėndėsi tė veēantė pėr tė gjithė kosovarėt“.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org