Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Kryetari I Komisionit pėr Siguri i Kuvendit tė Kosovės, Naim Maloku, nė njė dėgjim publik pėr gjėndjen e sigurisė, tė mbajtur sot, nė Prishtine, paralajmėron pėrshkallėzim tė situatės nė rast tė shtyerjes sė metujeshme tė definimit tė statusit tė Kosovės. „Vet procesi i definimit tė statusit ėshtė njė sfidė pėr Kosoven. Normalisht, kjo rrit rrezikun e pėrsėritjes sė situateve tė krizave, pavarėsisht nga cili komunitet vjen“. Vlerėsime tė tilla kanė bėrė edhe institucione dhe mekanzima qė merren me vlerėsime dhe parashikime tė situatave. Ndėrkohė qė ish ndėrmjetėsi amerikan pėr paqe nė Ballkan, Richard Hollbruk, tė hėnėn deklaroi se nėse Rusia e ndalon planin e OKB-sė pėr t’I dhėnė pavarėsinė provincės sė shkėputur tė Serbisė, dhuna nė Kosovė mund tė shpėrthejė qė nė fillim tė muajit tė ardhshėm. Naim Maloku nuk e pėrjashton kėtė mundėsi: “Mendoj se ky parashikim ėshtė I drejte dhe ka bazė pėr arsye se, vet shtyerja e definimit tė statusit nga viti I kaluar nė kėtė vit, ka shkaktuar situata tė nderlikuara dhe tensione. Ndėrsa, shtyrja e mėtejme eventuale edhe pas qershorit rrit rrezikshmėrinė pėr eskalimin e situates“. Keto komente Naim Maloku i beri ne nje degjim publik, per gjendjen e sigurise per te cilen raportoi zyra per sigur publike ne qeverine e Kosoves.Javen e kaluar, njė batalion gjerman prej 600 trupash rezervė tė NATOs- ka filluar zbarkimin nė Kosovė. Koloneli Michael Knop, zėdhėnės I KFOR-it, thotė se stėrvitja e ushtarėve tė KFOR-it nuk ėshtė pėrgatitje pėr parandalim tė trazirave tė reja. Pėrderisa, aktivistėt e lėvizjes „Vetvendosje“, paralajmėronė organet e sigurisė, nė pėrgjithėsi, qė tė mos shikojnė situatėn me gjakftohtėsi. Sipas tyre, nėse mohohet e drejta e popullit pėr vetvendosje, trazirat do tė jenė tė pashmangshme. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |