Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Tė gjithė vėmė dorėn mbi gjedh,si pjesėmarrės nė atė kurban-rrėfen Nysreti. Pas therrjes nė qafė, nė dy damarėt kryesorė, derisa t’ I dalė shpirti dhe tė pastrohet nga gjaku, ai qė e therr I fal dy rekate namaz dhe lutje qė ky kurban tė pranohet nga Zoti. Pastaj ndahet nė shtatė pjesė tė barbarta, tė cilat cdonjėri jemi tė obliguar qe t’I ndajmė nė tri pjesė: njė pjesė pėr tė afėrmin, njė pjesė pėr njė tė varfėr dhe njė pjesė e ndal pėr familjen”. Pėrderisa anembanė Kosovės bėhen therrjet e kurbanėve nė mėnyrė individuale, nė Prizren po bėhet therrja e kurbaneve nė mėnyrė kolektive. Sepse, tashmė ėshtė bėrė traditė qė Bashkėsia Islame e Kosovės, pėrkatėsisht Medreseja "Alaudin" tė bėjė tubimin dhe therrjen e kurbanėve qė vinė nga besimtarėt, nga Kosova e diaspora. Kryeimami I Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Sabri Bajgora: "Natyrisht, Bashkėsia Islame e Kosovės, kėta mish e shpėrndan nė tė gjitha institucionet ku ka nevojė, nėpėr spitale, nėpėr qerdhe fėmijėsh, nė jetimore…Sepse, kėta kurbanė janė nga populli-pėr popullin dhe mishi I tyre do tė arrijė aty ku ėshtė nevoja mė e madhe, aty ku ėshtė shpėrblimi mė I madh I Allahut. Mirėpo ,duhet tė kėemi shumė kujdes, sepse Kurbani pranohet si kurban legjitim, vetėm nėse prehet pas faljes sė namazit tė Bajramit, qoftė pėr tė gjallėt qoftė pėr tė vdekurit! " Ndėr keta skamnore tė cilėt do tė pėrfitojnė nga mishi I kurbanit ėshtė edhe Zyhra Beqiri, tė cilėn e gjejmė nė kasollen e varfėr, tė strukur nėn jorgan. “Po narth boll,vallahi...Boll!” "A pret dikė pėr Bajram?” “Jo! Kurrkush nuk vjen te une! Veē, n'mujsha me dalė vet e mos me e thy komen a dorėn, dal. S'mujta, rri qetu ner jorgan, pėr gjynah!"-thotė Zyhra Beqiri, tė cilėn e gjejmė dhe e lėmė nė kasollen e ftohtė e tė varfėr, tė mbytur ngamale leckash te hedhura e enėsh tė palara. Festa e Kurban Bajramit ėshtė njėra prej tė dy festave madhore tė islamit, pas asaj tė Fiter Bajrami. "Poashtu, edhe Kurban Bajrami, vie si shpėrblim nga ana e Zotit xh.h., pas kryerjes sė obligimit tė pestė tė islamit-Haxhi. Nė Kurban Bajram ndėrlidhet fuqishėm segmenti tjetėr social: prerja e kurbanit, me anė tė tė cilit ne pėrkujtojmė sakrificėn sublime tė Ibrahimit a.s., i cili ishte I gatshėm qė pėr hir tė Allahut xh.h. ta sakrifikonte edhe tė birin e tij. Qėllimi I tėrė kesaj ėshtė, afrimi me Zotin tonė, me adhurimin dhe devotshmėrinė tonė. Fundja, dihet se as mishi e as gjaku I kurbanit nuk arrinė te Allahu xh.h., por arrin pėrkushtimi dhe devtoshmėria qė kemi nė zemrat tona". Therrja kolektive e rreth 5.000 kurbanėve tė dhuruar nga besimtarė nga Kosova dhe diaspora, mund tė vazhdojė deri nė ditėn e tretė tė Kurban Bajramit. Ndėrkohė, 591 haxhinj tė nisur nga Bashkėsia islame e Kosovės, gjenden nė Qabe tė Mekės. Ata janė nisur me 5 dhjetor dhe deri me 31 dhjetor pritet tė kthehen nė Kosovė. Ajete Beqiraj, Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |