Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Ajete Sh. Beqiraj: Jeni ndėr gratė mė me emėr tė Shqipėrisė. A e ndjeni kėnaqėsinė e punės suaj? Natasha Lako: Unė e kam ndjerė kėtė nga dashuria e tė gjithėve dhe shumė herė e kam menduar "Pėrse lexuesit shqiptar e kanė dashur kaq shumė Natashėn?" Mbase kjo sigurisht ka tė bėjė me fatin e gruas shqiptare dhe me fisnikėrinė e madhe tė shqiptarėve qė tė kenė edhe zėrin femėror. Dhe, kjo tė jep njė ndjenjė aq tė bukur dhe poaq fisnike. Prandaj, pikėrisht pėr kėtė pritje qė mė ėshtė bėrė qė nė fillim tė krijimtarisė sime, unė besoj se nuk do t'i tradhtoj kurrė! Ajete Sh. Beqiraj: Poezia ėshtė art i fjalės dhe ju kėtė art e zotėroni. Cfarė ju frymėzon mė shumė? Natasha Lako: Poezia ėshtė art i fjalės dhe i magjisė sė gjuhės. ėshtė si puna e hyrjes nė njė det tė madh siē ėshtė gjuha shqipe.Kėtu ka magjira tė pafundme pėr tė zbuluar nė radhė tė parė shpirtin e njeriut. Sepse, momenti mund tė jetė shqetėsim edhe i shekullit. Ajete Sh. Beqiraj: Pėrkrah poezisė ju merreni edhe me prozėn. Cilėn e ndjeni mė afėr? Natasha Lako: Unė personalisht i shoh si njė rrugė me dy degė ku caku ėshtė i njėjtė. Por, lexuesi prozėn e do dhe e lexon mė shumė. Prozėn e dua shumė edhe unė e sidomos shkrimtarėt, proza e tė cilėve rrjedh nga poezia se mė duken shumė afėr vetes sime. Ne kemi njė traditė nė letėrsinė shqipe, psh. Kadareja ėshtė njeriu qė prozėn edhe poezinė nuk e ka mbaruar asnjėherė, poashtu edhe Agolli. Ai autor i prozės qė pėrdor inteligjencėn poetike ka edhe shpejtėsinė e mendimit. Por, sot sikur ka njė keqkuptim nė pėrgjithėsi, ku duket se poezia nuk ka mė peshė aq tė madhe dhe poeti merret me njė re tė vogėl edhe pse nganjėherė, pikėrisht nė kėto imtėsi ka gjėra sublime. Ajete Sh. Beqiraj: Kush ju mbėshteti ne kirjimtarine tuaj? Natasha Lako: Unė nuk e kam thėnė ndonjėherė mė pėrparė. Por, ka mė shumė se tre vjet qė i thashė Lamtumirė nėnės sime.Aty e kuptova se ajo ishte flijuar gjithė jetėn pėr mua sepse, sa herė ajo vinte tek unė nė etapa tė caktuara, unė ndjehesha shumė e lehtėsuar. Shumė vepra kam bėrė pikėrisht kur ajo ishte tek unė. Dhe, ndoshta edhe mė ka frymėzuar! Ajete Sh. Beqiraj: Jeni bashkėshorte e aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj.Por edhe seknariste e tij.Pak me shume lidhur me kėtė bashkėpunim... Natasha Lako: Me Mevlanin i kam realizuar disa skenar. Por, kėtu dua tė kthehem nė retrospektivė. Filmi "Fletė tė bardha" (maj 1990) i cili pėr kritikėt ka qenė njė nga filmat e parė shqiptar qė flet pėr stemat e heroit. Por, u kritikuam sepse u quajt njė film me dehorizim qė nė Shqipėri atėherė nuk pranohej kurrsesi. Prandaj edhe shqetėsoi shume zyrtarėt e kohės, nga reagimi i tė cilėve ne e kemi ndjerė veten tė dėnuar. Mirepo, pikėrisht ky dėnim nga mendimi zyrtar na bėri shumė trima se puna jonė u pa dhe ne aty u pozicionuam. Qė atėherė ne kemi qenė shume aktiv nė lėvizjen demokratike tė viteve '90-tė. Pėr mua ai ėshtė skenar i alter-egos sime,tė cilin shkrimtar e interpreton Rikard Ljarja me shumė sukses. Filmi "Plumba perandorit" me Vasil Laqin, njė hero shqiptar qė bėri atentat ne Viktor Emanuelin-perandor i Italise dhe i Shqiperisė, nė maj tė '41-shit. Pavarėsisht se nuk vrau dot dhe e varen nė litar,akti i tij ėshtė i jashtėzakonshėm para njė makinerie tė tėrė shtypėse siq ėshtė ushtria. Dhe tash sė fundi, filmi juaj "Lule tė kuqe-lule tė zeza"gjatė tė cilit shpeshherė jam pyetur: "A e di njeri se me ē'mundim deri nė sublimitet bėhen kėta filma?!" Ajete Sh. Beqiraj: Cfarė ishte nė fokus tė kėtij filmi? Natasha Lako: Ne jemi mėsuar me shoqėri tė mbyllura dhe duke hyrė nė shoqėri tė hapur ritmet tona janė aq kaotike, saqė ne e e kemi tė domsodoshme qė t'i ndalim pėrmes filmit. Kėtu e pamė tė nevojshme te fiksojmė kėtė moment kur diēka qė ishte ngrehur para kaq vitesh ka marrė njė konfiguracion tjetėr, sepse shume shqiptarė kane ikur dhe me dhjetėra fshatra po boshatisen. Dhe, nė kėtė lėvizje tė re kundrejt kėtij qendrimi statik sigurisht qė ka edhe tė papritura, edhe trauma. Rėndėsi ka fakti se filmi ėshtė pritur jashtėzakonisht mirė, sidomos nė Shqipėri. Se ne kemi lėnė njė dėshmi pėr popullin tonė. Le t'na lavdėrojė, le t'na qortojė se ai ėshtė mbi tė gjitha! Ajete Sh. Beqiraj: Ju e keni shijuar fjalėn nė libėr dhe nė film. Nė cilen fushe ju duket mė e bukur? Natasha Lako: Filmi ka njė magji tjetėr. Unė fillimisht isha pak tip i mbyllur sepse isha vetėm me fletėn. Ndėrsa, kur shkoja nėpėr grupet e filmit ndjeva njė shpirt shoqėror. Filmi ėshtė njė rrjet mė vete shumė i bukur. Dhe, martesa me Mevlanin mė ka zgjeruar shumė kontaktin e komunikimit. Por, filmi ėshtė njė vepėr kolektive dhe ose janė tė tėrė nė faj ose janė tė tėrė nė lavdi. Kurse nė letėrsi e ke shpallur pavaresinė e ke ngritur flamurin. Nė film ėshtė e mira se kemi njė kontakt direkt me spektatorin dhe ti e ndjen frymėmarrjen. Ndėrsa, letėrsia ėshtė shumė mė e rehatshme, sepse fundja ulesh nė njė tavolinė me njė fletė dhe njė laps. Por, nėse unė shkruaj "Furtunė", ata qė bėjnė filmin e dinė sa do heqin ta bėjnė furtunėn! Ajete Sh. Beqiraj: Udhėtoni shpesh pėr Kosovė. Disa pėrshtypje nga atje! Natasha Lako: Ishte nė maj tė vitit 1973,ku kam pritur njė nga ditėlindjet mė tė bukura,25 vjetorin.Atė kohė Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtareve ishte miku ynė dhe i tė gjithėve, poeti Azem Shkreli i cili na priti bashkė vėllezėrit e penės. Por, ndėr rastėsitė mė tė bukura tė jetės sime ishte ndodhja ime nė Kosovė pikėrisht me 28 nėntor, kur erdhi monumenti i Skėnderbeut. Binte njė borė e bukur. Tė gjithė njerėzit, tė ri e tė vjetėr kishin dalė nė rrugė. Tė gjitha fytyra tė buzėqeshura. Unė nuk jam ndonjė nacionaliste fanatike, por atė dite kam thėnė se shqiptarėt janė njerėzit mė tė bukur tė botės. Pėr "gocat dhe ēikat" tona e dimė se i kemi tė bukura. Por, atė dite djemtė shqiptar kanė qėnė jashtėzakonisht tė bukur! Ajete Sh. Beqiraj: Kur jemi te kėto "ēika dhe djem tė bukur", ē'mendim keni pėr ata qė i janė futur fushės sė krijimtarisė? Natasha Lako: Ne njohim penat e moshės sonė. Por, kur vjen puna pėr letersinė e tė rinjve ajo mbetet shumė pak e njohur. Unė mendoj se pėrgjegjėsinė mė tė madhe e ka shtypi dhe kritika. Mediat duhet tė bėjnė shumė mė tepėr nė njohjen e shkrimtarėve tė sotėm. Se, nėqoftėse tė injoron media atėherė ėshtė fatkeqėsi. Fundja, janė disa ligje qė kthehen ne rregullator.Dhe unė mendoj qė ligjet shqiptare duhet t'i rregullojnė kėto televizone me vendimmarrje qė tė mbėshtesin shumė me tepėr kulturėn. Sepse, po tė duan ata tė bėjnė disa ligje tė caktuara pėr media, jo me imponim por pėr tė mbėshtetur kulturėn shqiptare, mund t'ia dalim mė mirė. Mos tė harrojmė se edhe biblioteka ėshtė shumė frytdhėnėse pėr pėrdorimin e librit. Nuk duhet tė kufizohemi vetėm nė ngjarjet e mėdha kulturore siē janė panairet, se fundja ajo ka kaluar nė komerciale dhe ka qėllimin vetėm tė shitet libri. E them me gjithė shpirt, se ne kemi kollosė tė mėdhenj. Madhėshtia e tyre ėshtė vulosur, ajo dihet! Por, ne nuk duhet tė mbetemi nė disa emra. Se, sado i madh tė jetė shkrimtari i tė djeshmes duhet tė kesh edhe frymemarjen e ditės. Ajete Sh. Beqiraj: Dicka pėr angazhimet tuaja tė fundit? Natasha Lako: Unė kam edhe skenar tė tjerė pėr tė cilėt nuk mund tė pėrgjigjem. Nė fund tė fundit kam njė arme ne dore,se une e kthej ne roman. Mirepo, me kryesorja e kėtij viti ėshtė se kam njė libėr me ese qė do dalė kėto ditė. Kam edhe pėrmbledhjen e poezise sime tė zgjedhur, sepse sic thashė per filmin dhe pėr ndėrrimet e brezave, ne duhet ta dimė se pavarėsisht sa tė njohur jemi, fėmijėt tanė kanė nevojė tė njohin letėrsinė dhe atėherė tė ketė ribotime. Kam edhe shumė projekte tė tjera pėr tė cilat nuk dua tė flas tash, sepse janė vepra kolektive dhe nuk dihet si do tė bėhet? Botuar te Zėri ditor, me 20 nėntor 2004 |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |