Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Me shpėrthimin e luftės sė fundit nė Kosovė, shqiptarėt u dėbuan masovikisht nėpėr vendet e rajonit. Rikthimi i tyre nė vatrat e veta, ēoi nė ikjen e grupeve tė tjera etnike nga Kosova, kryesisht tė pakicės serbe si dhe tė komunitetit rom e ashkalijė, tė cilėt nga shumica shqiptare akuzoheshin pėr bashkėpunim me forcat serbe. Gjatė kėsaj kohe u bėnė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr kthimin e tė zhvendosurve nė pronat e veta si dhe nė riintegrimin e tyre nė shoqėri. Por, tetė vjet pas largimit tė popullatės nga Kosova, nė periudha, forma e vende tė ndryshme, muri ndarės nė mes tė shqiptarėve dhe serbve vazhdon tė ngrihet i lartė e i pakapėrcyeshėm. „Jo, se as ata se kanė lanė me u ftoh por e gėrrithin gjithė kohėn e tentojnė me ardhė apet me e ba Serbi tė madhe. Na kem me ta! Ata na ngucėn ne-jo na ata!”-thote Musa Beqir Sutaj, nga Lluka e Decanit. „Unė besoj se do tė na pranojnė mirė, sepse nuk kanė arsye. Po t“i kishim bėrė ndokujt ndonjė gjė, ne as qė do tė vinim!“-thotė serbi Cedomir Muriē. „Vallahi mundet Zoti! Qyre! Ata duhet me e dit vet, si na kane vra, na kane pre, na kane djeg e na kane qit prej tokave tona veē pėr qejf tė vetin. Qysh e boj unė atė mik?!“-mendon Zef Kacoli nga Peja. „Kur shqiptarėt e lėshuan Kosovėn, sepse e panė si alternativė qė tė ikin masovikisht pėr tė dėshmuar para botės katastrofen humanitare dhe pėr tė nxitur bombardimin, ne u jepnim bukė e ujė karavneve qė iknin kėmbė.“-thotė z.Muriē, serb nga Vitomirica. „A e ēunė krejt Kosovėn nė Shqipėri? Ko e nxune e vranė e prenė, pėr shpirt si e patėn! A po t“kapin pėr qafe kur tė vinė-a? Tash tė hanė krejt! Veē shyqyr Zotit qė erdh ai tauzi i madh prej Amerike, Bill Klintoni, edhe i ndoq nji herė teposhtė, e t“iua coi hycmin krejt. Vap…Vrane veten! Se pasha Zoten, mos me qėnė Zoti e Amerika, qetu i sheh apet!“-thotė Rrustem Beqiri, nga Strellci I Deēanit. “Paj nė kurrė s“jemi dashur ndėrmjet vete. Kjo ėshtė veē politikė se ne nuk duhemi!”-thotė Milloshi, serb nga Vitomirica, i zhvendosur nė Beran tė Serbisė. “Njė serb n“koftė konė nė njė gazmend, krejt pėr hatėr tė tij kemi fol serbisht. E ata kurrnji send nuk banė pėr ne! Asgja njerėzore nuk treguan karshi shqiptarėve. Njė tė kish dalė me thanė se „shqiptarėt janė tė mirė politka e Milloshit e ka ba se na se kishim bo kto!“ Por, e kanė bo qe dhjetė vjet e apet jane n“to me e ba, apet!“-kujton Musa Beqir Sutaj, shqiptar nga Lluka. Vlladimir Anxheliē, nga Aranxhelovci I Serbisė, sheh situatėn nga njė kėnd tjetėr. „Duhet vetėm tė kalojė kohė dhe njerėzit e menēur do tė merren vesh. Vetem duhet kohė pėr t“u penduar; pėr kėrkim falje dhe falje ndėrmjet vete!“ Sipas Komesariatit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė(UNHCR),qė nga viti 2000 e deri mė 31 mars tė vitit 2007, nė Kosovė janė kthyer 16,458 persona tė tė gjitha komuniteteve minoritare, pėrfshirė edhe komunitetin serb. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |