Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Falė qeverisė sė Kosovės dhe donatorėve tė huaj, nė Lagjen e Romėve nė jug tė Mitrovicės janė ndėrtuar 50 banesa dhe 40 shtėpi. Zarife Bajrami, banore e njėrės nga qendrat kolektive nė veri tė Mitrovicės, tashmė banon nė njėrėn prej kėtyre shtėpive tė kompletuara me tė pajisjet e nevojshme tė kuzhinės. „Me dy vėllezėrit dhe motrat kemi shtėpi trekatėshe-tregon Selvije Bajrami, kemi frigorifer, televizor, banjė. Atje sigurisht qė ishin kushtet e rėnda, pa ujė tė ngrohtė. Prej se jemi kėtu ēdo gjė ėshtė nė rregull. Tash pritet tė vendosen nė kėtė apartament edhe njė grup prej 50 vetash. Banorėt e tjerė kanė ardhė prej Suboticės, Kragujevcit, Mitrovicės dhe ata qė kanė jetuar nė qendrat e kėtushme kolektive. Ndėrsa, tė tjerėt nuk di prej nga kanė ardhė“. Ndėrsa Selvije Shabani, ka jetuar tetė vjet e zhvendosur nė Novi Sad. Tash ndjehet mirė nė banesėn dydhomėshe, ėshtė e kėnaqur me kushtet. Selvija nuk pendohet aspak pse ėshtė kthyer: “Kemi ushqim, ujė, rrymė dhe njė jetė normale ēfarė duhet tė ketė njeriu. Atje kemi banuar me qira, ndėrsa kėtu jam nė shtėpinė time. Ndjehem mirė!“ Ndėrkohė qė familje tė zhvendosura rome vazhdojnė tė kthehen nga shtetet e rajonit dhe ato tė perėndimit, dhjetėra familje tė tjera nė veri tė Mitrovicės, refuzojnė kthimin nė shtėpitė e rindėrtuara. Shkaku: Frika se mos ju ndėrpritet ndihma sociale nga Serbia. Njeri prej tyre ėshtė edhe Xhemail Cakolli, i cili thotė: “Kėtu jetoj me fėmijėt qe dhjetė vjet dhe mė pėrshtatet mė shumė. Kemi ndihmė sociale nga Serbia, marrim edhe ushqime.” Udhėheqėsi i Listės Serbe pėr Kosovė, Oliver Ivanoviē kritikon mungesėn e njė qėndrimi tė qartė tė kėsaj shtrese, gjė qė dėmton vetė interesat e tyre. Lidhur me kthimin e tė zhvendosurve thotė: “Unė nė disa takime kam provuar t“ua bėj me dije se kthimi nė jug tė Mitrovicės nuk do tė cenojė pozitėn e tyre nė veri dhe se gjithnjė do tė mund tė kthehen, tė tregtojnė madje edhe tė punojnė gjatė ditės. Por ėshtė e rėndėsishme t“iu renovohen shtėpite, sepse kjo mundėsi nuk dihet nė do tė jetė edhe pas njė viti. Ata duhet tė kujdesen pėr vete. Tė mbrojnė interesat e tyre dhe jo tė vihen nė anėn e serbėve apo shqiptarėve. Mendoj se kanė mjaft probleme qė duhet zgjidhur. Por, ky ėshtė obligim i pėrfaqėsuesve tė tyre politik“. Donatorė kryesorė pėr rindėrtimin e Lagjes sė Romėve nė jug tė Mitrovicės ishin qeveria norvegjeze, me mbi 2 milionė euro si dhe Agjencioni Evropian pėr Rindertim, me mbi 1 milionė euro. Me rastin e inaugurimit tė kėtyre shtėpive, ku u kthyen 52 familje tė komunitetit rom, kryeministri i Kosovės Agim Ēeku pat bėrė thirrje pėr kthim tė tė zhvendosurve: „Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė ngjarje prej sė cilės duhet alarmuar pakicat. Pėrkundrazi, pavarėsia e Kosovės ėshtė shenjė pėr t“iu kthyer Kosovės, sepse Kosova do tė jetė e tė gjithė banorėve tė saj“. Elizabeta Bajrami nga Zyra Komunale pėr Komunitete, e cila ėshtė edhe vet banore e njėrės nga kėto qendra, i porosit bashkėkombasit e saj qė tė kthehen nė anėn tjetėr tė qytetit: “Ka qėnė e vėshtirė tė kthehet grupi i parė. Megjithatė, unė shpresoj se hap pas hapi do tė kthehen tė gjithė. Nuk kanė ku shkojnė mė! Tetė vjet i kemi kaluar kėtu. Nuk kemi pasur kurrfarė kushtesh pėr jetė, madje as ujė si duhet. Prandaj, ėshtė mė mirė tė kthehemi nė shtėpitė tona. Ēėshtja e sigurisė ėshtė nė rregull dhe tė kthyerit jetojnė pa asnjė problem“. Kėshtu dhe duhet tė jetė. Sepse, ėshtė e pamundur tė kalosh atypari dhe tė mos shohėsh ushtarėt e KFOR-it si edhe pėrfaqėsuesit e Shėrbimit Policor tė Kosovės, tė cilėt verifikojnė hyrje-daljet nė kėtė lagje. Kėtė e konfirmon edhe banorja, Zarife Bajrami, e cila thotė se: “Rregullisht jemi nėn mbikeqyrje tė policisė. Na ruajnė ditė e natė KFORi, SHPK-ja, tė gjithė. S“ka kurrfarė problemi. Ēdo gjė ecėn mirė. Ēdo gjė ėshtė nė rregull“. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |