Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Me 3 gusht tė kėtij viti, qeveria e Serbisė mori vendim pėr ndalimin e eksportit tė produkteve bujqėsore: grurit, misrit, sojės dhe lulediellit, nė Kosovė dhe nė disa vende tė rajonit, pėr afat 90 ditėsh. Prej datės 7 gusht, nė Kosovė u bė edhe ngritja e ēmimit tė bukės, pėr arsye se 90 pėr qind tė miellit nė Kosovė importohej nga Serbia. Zyrtarėt e Kosovės paten thėnė se Serbia nuk ishte kanali I vetėm I furnizimit me miell, ndonėse hapja e rrugėve tė reja tė importit do tė kushtonte mė shumė. Pas njė muaji e gjysmė, shitja e bukės vazhdon me valėn e re tė ngritjes se ēmimit, prej 25, 30 e nė fund, edhe nė 40 cent. Mė tė goditurit janė shtresat e varfėra dhe pensionistėt.

“O shtrejtu po, qare pa e ble s’ po kom! Kush ka-e blen, e kush s“ka-kruhet. Mo Zo ma keq! Buke me hangėr po, a me pa gjo t’ mbarė, jo pasha Zoten!”-thotė Rrustemi, nga Deēani.

“Jetohet disi. Pa punė, shtatė anėtarė familjeje. ēmimi I bukės ėshtė rritur, pastaj tjerat…Shtrejtime, shtrejtime, shtrejtime, tej mase…”-ankohet Ata Haxhia, Gorane nga Dragashi I Rajonit tė Prizrenit.

“Kurrqysh hiē. ēdo ditė mė sė paku njė buke, e s “ėshtė as njė kile. E ku ėshtė gjella? Ku ėshtė dreka? Ku ėshtė darka?”.

“Ai si e ka rrogėn e mirė s“ėshtė shtrejt. A pėr atė qė I ka 40 euro e s’ ka kah ia ngjet kurrkah…Ėshtė katastrofė mos me kujdes kurkush pėr pensionistė tė Kosovės. Tė mirė e tė kėqij! Duart e tyre e kanė ndėrtu Kosovėn. Ata, ēka kanė ditė, ēka kanė mujt, kanė ba. Nė punė 30-40 vjet e me I marr 40 euro, kjo ėshtė katastrofė!”

Si rrjedhojė, Shoqata Rajonale e Pensionistėve e cila numėron rreth 10.000 anėtarė, kohėve tė fundit mori vendim pėr bojkotimin e zgjedhjeve tė sivjeme.

“Me 40 euro as bukėn nuk mundėt ta sigurojė as bukėn e lėre mė diēka tjetėr ta hash me bukė. Deri me tash, nė ēdo hap kemi has njerėz tuj kėrku copa tė bukės nėpėr kontejnera. E tash, ky numėr do tė rritet edhe mė shumė, sepse njeriu duhet tė ekzistojė!”-thotė I revoltuar, kryetari I kėsaj shoqate, Ismet Sheremeti.

Me mungeseėn e funizimit me miell perballen drejperdrejt furrtaret, te cilet thone se nese qeveria nuk gjen zgjidhje do te perballen edhe me mungese te bukes. Qamil Qoqaj eshte furrtar ne furren 200 vjecare, “Qakorri”, ne Peje.

“Ashtu…Disi ec puna…Cmimi ėshtė rrit nė 40 cent se ėshtė shtrejtu mielli. Shitja ka ra…”

Ilir Gaska, ėshtė pronar I njė vetėshėrbimi, nė Pejė.

“Thesi I miellit 25 kg, pėrpara ka qėnė 6-tė euro apo nė 6,50. Ndėrsa, tash shkon deri nė 10 euro. Kurse, mielli 1 kilogramėsh qė ka qenė 35 cent, tashmė ėshtė ngritur 50 deri nė 60…Edhe prodhimet vendore edhe prodhimet nga Serbia, Italia etj.janė shtrejtu. Dhe, jo vetėm mielli por qumėshti, vaji, sheqeri...”

Dhe, pėrderisa popullata e Kosovės pėrballet me mungesė tė artikujve bazė, me mijėra hektarė tokė shndėrrohen nė djerrina, ngulfaten nga mbetjet e shtėpive tė rrėnuara gjatė luftės apo nga male mbeturinash qė rriten pėrditė, me arsyetimin mė tė shpeshtė, “se nuk ka leverdi”. E, nė njė tė kaluar jo tė largėt, familjet e gjėra kosovare jetonin vetėm nga prodhimet e kėsaj toke, ndėr mė tė plleshmet nė rajon.

 “Nė njėfare vakti, vetėm nga toka jonė I merrshim 5000 kile pasul. Unė ju kam grah kuajve e kijeve kur I plehėronim  se kishim dhenė e lopė. Atėherė, veē me kmesė me I kėput kollomoqat. Mbillnim kollomoq, grurė e tetana. Po more per Zotin! ēka tė mbjellėsh korr. E tash shko, ke me gjet veē ferra e murriza“-thotė Rrustemi nga Strellci.

 “E pveta njė fshatar a ka punue. Mė tha:Jo!”Kur e pyeta:PSe?, ma ktheu:“Kush mundet me punu-nuk don e kush don, nuk mundet! Kėshtu dmth., i kemi dhanė rast Serbisė me na shėrbye me gjana ushqimore tuj mujt na me I ba nė vendin tonė e nė tokėn tonė”.

Sipas Zyrtarėve tė Odės Ekonomike tė Kosovės, importi nė  Kosovė ėshtė 800 milionė, pėrderisa eksporti ėshtė vetėm 70 milionė euro.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org