Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Nisma pėr Inkubatorė Biznesi, erdhi nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė, u perkrah nga komunat qė ofruan hapėsirat pėr Inkubatorė si dhe u mundėsua nga Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim-pėrgjegjėse pėr menaxhimin e programeve kryesore tė ndihmave tė Bashkimit Evropian nė Serbi, Mal tė Zi, Maqedoni dhe nė Kosovė. „Ne kemi marrė parasysh karakteristikat si dhe nevojat e komunave. Komuna e Deēanit ėshtė nėnvizuar si njė komunė qė ka nevojė pėr njė pėrkrahje nė kėtė fushė“-thotė Bujar Dugolli, nga Ministra Tregtisė dhe Industrisė, nė Kosovė, Bekim Dobraj, menaxher i njerit prej tre inkubatorėve tė Biznesit nė Kosovė. „Inkubatori i Biznesit ju mundėson bizneseve njė qasje shumė tė lehtė institucionale, hapėsira tė dosmodoshme pėr zhvillimin e bisneseve tė reja si dhe mundėsi tė tjera qė kėto biznese tė arrinė qėllimet e tyre“. Menagjeri, Bekim Dobraj, thotė se ndėrmarrjet nėn ombrellėn e Inkubatorit kanė specifikat e veta. Ndėrsa, ndėr bizneset e sektorit privat, veēon ndėrmarrjen „Bleta e Deēanit“. Kjo ndėrmarrje, e cila vepron nė fshatin Strellc i Poshtėm, ka njė stazh tė gjatė pune dhe njė shtrirje mjaft tė gjėrė. Edhe pas luftės, ku si pasojė ēdo gjė ishte shkatėrruar, pronari i saj, Hajdin Bajramaj, e rėmėkėmbi veprimtarinė e tij duke shtuar numrin e shoqėrive tė bletėve, nė 150-tė. “Me pas mundėsi I bėj edhe 300 shoqėri. Por, insitucionet tona mendojnė shumė pak nė kėtė drejtim. Bujqėsinė e kanė anashkalur tėrėsisht. Po merren me disa promovime e fjalė, tė cilat nuk kanė ndonjė vlerė tė drejtperdrejtė pėr fermerin”. Edhe nė Gjilan, AER-i ka investuar rreth 200 mijė €uro pėr hapjen e njė Inkubatori tė Biznesit, i cili do t`i ndihmojė bizneset fillestare. Ky Inkubator ėshtė paraparė tė pranojė 18 biznese, tė cilat do tė kenė hapėsira pune, salla pėr takime dhe trajnime, dhoma qė kanė qasje nė telefon dhe internet si dhe shėrbime komunale. Bizneset, pas njė periudhe 4 mujore do tė paguajnė njė qira mujore shumė tė ultė. Mbėshtetja e Agjencionit Evropian nė Kosovė ka filluar qė me 1999, me procesin e ndėrtimit dhe tė rindėrtimit. Sipas pėrfaqėsuesit tė zyres sė AER-it, nė Prishtinė, Tierry Reinar, Bashkimi Evropian investimet e tij tashmė do t’i orientojė nė ndėrmarrjet e vogla, qė janė baze e zhvillimit ekonomik tė Kosovės. „Agjencioni Evropian ėshtė i pėrkushtuar pėr tė mbėshtetur Ministrinė e Tregtisė edhe nė projekte tė tjera pėr komunitetin e biznesit. Ne kemi filluar promovimin e ndihmave konrete, nė Rajonin e Mitrovicės dhe do tė vazdhojmė edhe nė vende tė tjera. Jemi tė kėnaqur pėr kėto projekte, sepse ndihma shkon drejpėrdrejt nė bazė”-thotė minsitri Dugolli. Jane tre Inkubatorė Biznesi, nė Kosovė: nė Deēan, nė Shtime dhe nė Gjilan. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |