Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
"Kam ardhė me lyp!...Me I mbajt fėmijėt...I kam gjashtė. Ma ka ba halli! Jam kanė 24 vjet pune. Mirėpo kushtet nė Shqipėri nuk janė pėr punė as pėr noj gja, se jane ba privat. Tani qeveria s'o ka shiko asnjė gja. A kush ka shtėpi a ush nuk ka. Sa tė sumėruė ka a si o kjo gru qė del e lyp-a?" thotė Ruzhe Alija-52 vjecare, tė cilėn prej Gjirokastrės nė Kosove e solli halli. Nė botė ka plot njerėz me pozitė tė vėshtirė sociale. Por, ka edhe tė atillė qė bėhen tė tillė dhe numri I tyre duket mė I madh se qė ėshtė nė tė vėrtet. Pėr tė pasur njė pasqyrė sa mė reale, Instituti pėr Politika Sociale I Kosovės ka bėrė njė hulumtim duke kontaktuar kėshtu 50 lypės tė pėrhershėm nė tė gjitha qendrat e Kosovės. "Nga ata qė kemi kontaktuar, se nė Kosovė 50 lypės janė tė ekspozuar dhe pėrbėjnė kategorinė e lypesve"-thotė, Mastafa Gara, drejtor I kėtij Insituti. Nė fillim te vitit 2006, Sherbimi Policor I Kosoves filloi aksionin per largimin e lypesve nga rruga. Zedhenesi I Komandes Rajonale te Sherbimit Policor te Kosoves, ne Peje, toger Avni Xhevukaj sjell nje ane tjeter te kesaj dukurie: "Kemi pas raste kur I binė me kombibus kėtu e ka te tjera, qė I shfrytėzojnė pėr inicizm tė objekteve, me kqyr se ku munden me hy dhe me kry ndonjė akt tė vjedhjes sė hėndė. Prandaj, kjo veprimtari sa ėshtė e dėmshme ėshtė edhe e rrezikshme". Pothuajse nuk ka njė qendėr tė Kosovės pa njė numėr tė dukshėm lypėsish. Disa prej tyre me prezencėn e pėrhershme nė vende tė caktuara, janė bėrė pjesė e pėrditshmėrisė. Akcionet e Sherbimit Policor per largimin e tyre, jane tė kota, se ata pas nje kohes serish kthrhen ne vendet e caktuara per te kryer kete vepritmari. Drejtori I Insitutit pėr politka Sociale nė Prishtinė, Mustafė Gara: "Nė Kosovė, shėrbimi social vepron me njė pėrgjegjėsi jashtėzakonisht tė madhe. Se tė kontaktojmė me ta, e t'I kthejmė prapa dhe pas njė javė dite t'I kesh prapė aty dhe serish t'i kthesh serish prapa, ėshtė njė pėrvojė jo aq e kėndshme". Lypėsja Ruzhė Alija, shtron argumentet e saj: "Vallahi, mue mė duhet me dalė, se unė mbaj familjen. Me vjedh kand s'vjedh. Me ofendue kėnd nuk ofendoj. Po ma dha, mirė o Zo. Po s'ma dha iku nė punė teme. Falemnderit bile I them prapė, se m'vjen zor. Se ata e dine shume mirė se unė s'kam dalė pėr qejf t'I shtrij dorėn kujt". Drejtori I Institutit pėr Politika Sociale nė Prishtinė, sjell gjėndjen faktike: "Pėr fat tė keq ata tė Shqipėrisė janė njė kategori e vecantė. Janė fėmijė tė mitur dhe gra me fėmije. Fėmijėt e mitur mė se 60 pėr qind kanė dalė tė etnitetit rom, ndėrsa 40 pėr qind ka edhe me etni shqitpare. Gratė me fėmijė janė 100 pėr qind tė etnitetit rom. Dhe, e vetmja gjė qė mund tė bėjmė ėshtė tė kthehen prapa nė Shqipėri". Toger Xhevukaj thote se, rruga nuk ėshtė vend i duhur pėr tė siguruar kafshatėn e gojės: "Nuk duhet tė ushtrohet fare, meqėnse pranė tė gjitha qyteteve eksizostojnė shoqatat tė ndryshme humanitare, ku personat nevojtarė mund tė kėrkojnė ndihmė. Pastaj, ne kemi edhe shėrbime tė ndryshme ku ata munden me u drejtu". Lypėsja Alija mbron tezėn e vet: "Mirė mor, lypja ka ken gjithmonė. Hallall asht! Mos vraj. Mos masakro! Vallahi me pas frike me dal edhe nė katunde nė kėtė situatė. Janė prish mileti!" Ka tri kategori lypėsisht tė cilėt Insituti pėr Politka Sociale, ia ka rekomanduar ministrisė pėr Punė dhe Mirėqėnje Sociale. Duke qėnė se paralemnti I Kosovės ende nuk ka njė ligj tė miratuar, kėto shėrbime punojnė nė bazė tė Ligjit tė vjetėr pėr Shėrbime Sociale-thotė Mustafe Gara. "Kėshtu qė, tė gjitha shėrbimet bėhen si sherbime sociale pėr nevojtarė" Ruzhe Alijaj, e cila 24 vjet punoi nėpėr uzina tė ndryshme tė Shqipėrisė, vazhdon trokitjen derė mė derė pėr tė kėrkuar lėmoshė. "Pėr njė shpi mund t'mi japin ka njė gjysmė euro, 20 cent, dhjete cent...Diku-diku hic, pasha kete rreze dielli!" Kjo grua edhe sot si pėrditė nxiton pėr tė kaluar nė kėmbė "njė palė apo dy palė katunde", me parė se tė bie terri I natės sė ftohtė tė shkurtit. "Ta marrsha t'keqen se u bėra vonė..." Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Blue Sky |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |