Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Zėvendėskryeadministratori i Kosovės, Stiven Shuk me zėvendėskryeministrin e Kosovės, Lutfi Hazirin dhe me pėrfaqėsuesin e Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, fillimisht morėn pjesė nė perurimin e stacionit policor nė pikėn kufitare, nė Vermicė. „Ndėrtimi i kėtyre objekteve, ndėr mė tė mirat nė rajon, ndihmon qė pikat doganore tė plotėsojnė deri nė 95 pėr qind tė standardeve evropiane“-tha me kėtė rast z.Shuk, i cili falenderoi Agjencionin Evropian pėr Rindertim, pėr kontributin e dhėnė nė kėtė drejtim. Zyrtari pėr qeshtjen e Kosovės pranė Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, tha se hapja vendkalimit kufitar afėr Prizrenit ėshtė tregues i pėrkrahjes sonė nė kėto momente tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Ndėrsa, ndihma e deritanishme prej njė miliard eurosh do tė vazhdojė edhe mė tej, si hap parahyrės nė Bashkimin Evropian. Delegacioni me pastaj vizitoi disa objekte kulturore, historike e fetare tė Prizrenit. Ndėrsa, vizita pėrfundoi me njė konferencė pėr gazetarė, me ē’rast, zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk, u shpreh i bindur se nė njė periudhė tė afėrt kohore do tė gjendet njė zgjidhje e cila do tė ndėrrojė gjėndjen e statusit tė Kosovės. "Unė jam i bindur se brėnda njė kohe tė shkurtėr do ta gjejmė njė zgjidhje, brėnda keshillit te sgurimit-pėrmes njė rezolute tė re. Dhe, nėse prapė do tė ketė probleme, unė besoj fort se do tė gjendet njė mėnyrė tjetėr pėr zgjidhjen e kėsaj qėshtjeje“. Zėvendėskryeministri Lutfi Haziri, lidhur me komplikimin e zgjidhjes se statusit tha se: „Ne ēmojmė lart rolin e Kinės, e cila ka marrė mbi vete gjithė angazhimin qė ka tė bėjė me Kosovėn. Por, vėshtirėsitė qe u treguan nė mes tė Rusisė dhe bllokut perėndimor tashmė janė evidente. Gjatė kėsaj jave u pa se Kėshilli i Sigurimit ka vėshtirėsi pėr shkak tė bllokimit nga ana e njė anetari tė vetėm: Rusisė. Skenari B nėnkupton qė shtetet perėndimore dhe sidomos SHBA-tė nė koordinim tė veēantė me BE-nė, nė njė fazė tė shkurtėr kohore do ta qartėsojnė rrugėn pėr pėrbylljen e kėtij procesi. Ndėrsa, lidhur me deklaratat e kohėpaskohshme pėr ndarjen e mundshme tė Kosovės, zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk ka kėtė pėrgjigje: "Kur Grupi i Kontaktit para 16 muajsh filloi tė punojė nė definimin e statusit tė Kosovės, aty u tha qartė se nuk ka ndryshim tė kufijve tė Kosovės. Ata qė flasin pėr ndarje tė Kosovės, e nė tė vėrtet, nuk e kanė idenė se ēfarė don tė thotė kjo pėr gjithė rajonin, e them sinqerisht se janė shumė tė papėrgjegjshėm. Fjalėn „ndarje e Kosovės“ njė herė e pėrgjithmonė duhet hequr nga tryeza, sikur ishte edhe nė fillim dhe kėshtu tė vazhdojė tutje“.Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |