Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Shqipdon! Kėtu ka ardhė e tėrė shkolla tė tė thotė se: Gjishmonė do tė mbetesh nė mesin tonė...Gjithnjė buzėqeshjen tėnde do ta kujtojmė...Kurrs nuk do ts t“harrojmė!” Nė mesin e familjes Haradinaj tė rrethuar nga mijėra njerėz nga tė gjitha trojet shqiptare, ishte edhe ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, axha i Shqipdonit 11-tė vjeēar. Atij, nga Trupi I Gjykues I Gjykatės Ndėrkombtare tė Hages iu pat lejuar pjesėmarrja nė ceremoninė e varrimit dhe tė ngushėllimeve pėr nipin e tij. Ai doli para masės me fjalė falenderimi dhe ngushėllimi: “Ne emėr tė familjes ju falenderoj dhe tė gjithė jvue ju shpreh ngushėllime, i bindur se fėmijėt nė Kosovė do tė rriten si duhet dhe jeta nė Kosovė do tė rritet pėr tė gjitha moshat!” Shqipdon Haradinaj, i lindur nė kohėn kur I ati I tij- Shkelzeni, po luftonte pėr lirinė e Kosovės, ende pa e kapur mirė kuptimin e kėsaj lirie, humbi jetėn nė njė aksident komunikacioni nė rrugėn e lagjes sė tij. Por, aty ku kėputen jetėt nuk ndėrpritet tragjedia. Sepse, “numri aksidenteve rritet-pėrgjegjėsia bie!”-thotė zėdhėnėsi i Komandės Rajonale tė SHPK-sė, nė Pejė, toger Avni Xhevukaj: “Gjithmonė, shakaktari kryesor i aksidenteve ėshtė faktori njeri. Mospėrshtatja e shpejtėsisė, kushteve tė rrugės, kushteve klimatike, mospėrmabajtja e kufizimeve tė shpejtėsisė nė bazė tė shenjave tė komunikacionit, sidomos kemi ngasje pa patente shofer apo vozisin automjete pa qėnė tė kualifikuar pėr kategorinė pėrkatėse...”. Kesaj kategorie i pėrkiste edhe shkaktari i aksidentit fatal, me ē“rast mbeti viktime 11 vjecari Haradinaj. Vozitesi 20 vjeēar i autobusit bashkė me tė atin e tij, tashmė gjendet prapa grilave. Prokurori i Qarkut, Agron Galani: “Sipas Kodit penal tė Kosovės, Konform kapitullit 26 qė ka tė bėjė me veprat penale kundėr Sigurise se Trafikut Publik, denimi i paraprė ėshtė 1 deri nė 8 vjet“. Sipas prokurorit Agron Galani, nė Prokurorinė e Qarkut nė Pejė janė paraqitur 15 raste, janė ngritur 9 aktakuza ndaj tė pandehurve, ndėrsa 6 lėndė janė nėn hetime e sipėr. Porkurori, Agron Galani thotė se: “Kemi pas edhe tetė aksidente me pasoja fatale, me ē“rast kanė humbur jetėn edhe vet vozitėsit. Prej rasteve tė tilla kemi tetė viktima tė moshės shumė tė re”. Qė nga janari i vitit 2007, vetėm nė Rajonin e Pejės janė regjistruar 2072 aksidente, 510 prej tė cilave me lėndime tė ndryshme, 1542 aksidente me dėme materjale, ku si pasojė kanė humbur jetėn 24 persona, shumica prej tė cilėve, fėmijė. Aksidenti mė i fundit fatal ndodhi nė fshatin Morinė tė Gjakovės, ku serish viktimė ishtė njė kėmbėsor-fėmijė. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |