Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Sikur edhe nė tė dy Konferencat e mėhershme, nė vende tjera tė Ballkanit, nė konferencėn dyditore nė Prizren, profesorė dhe politikanė nga shtete tė ndryshme po japin pėr arritjen e ripajtimit mes popujve, menyrat e ikjes se dhunės nė Ballkan si dhe pėr tejkalimin e mosmarrėveshjeve, duke siguruar tė drejtat njerėzore. Sepse, “mjaft kishte luftėra, vrasje, shkatėrrime e dėbime nė territorin e Ballkanit“-u tha nė konferencėn dyditore pėr „Ripajtim Kombtar, Etnik dhe Fetar“, e cila po vazhdon edhe sot nė Prizren.

Prof. Dr. Takehiro Togo, ambasador shumėvjeqar i Japonisė nė OKB dhe tashmė, president i Qendrės Evropiane pėr Paqe dhe Zhvillim, me kėtė rast pėrkujtoi se Japonia ka shpenzuar 200 milionė dollarė nė ndėrtimin e paqes. „Dhe, ky ėshtė njė mesazh i qartė dhe projekti mė i mirė qė ka pėr qėllim pajtimin ndėrmjet popujve nė Ballkan“-thotė prof.dr.Togo.

Pėrfaqėsues tė kombeve qė jetojnė nė territorin  e ish-Jugosllavisė, kėtė pajtim e shohin nė mėnyra tė ndryshme.

Akademik Mark Krasniqi mendon se pajtimi ėshtė tejet i nevojshėm pėr njė bashkėjetesė tė qetė nė tė gjithė Ballkanin, duke u shprehur nė serbokroatisht, se:

“Pėr ēdo pajtim, njėra palė duhet tė kėrkojė falje. Dhe, nė rastin e Kosovės, kėtė duhet ta bėjė Serbia, e cila nė vitin ‚98-‚99, ka bėrė gjenocid duke vrarė rreth 15 mijė njerėz, pėrfshirė edhe ata qė janė grabitur e tretur. Kosova mund te jete Jerusalem e zemer e secilit popull qe jeton ketu. Por, pėr ata qė punojnė pėr Kosovėn e pavarur, duke qėnė tė barabartė nė tė“.

“Pėr mua, ky territor edhe mė tutje ėshtė serb-pėr shqiptarėt, ėshtė territor shqiptar. Ne serbėt do tė luftojmė qė ajo tė mbetet nė Serbi-ata le tė luftojnė pėr atė qė luftojnė. Kjo ėshtė njė beteje politike! Mirėpo, ne nuk kemi nevoje tė urrehemi dhe nėse asnjėra pale nuk kupton tjetrėn, as qė do duhej tė zhvillohej ndonjė bisedė. Por, kjo sot nėnkupton se ne megjithatė, ne mund tė kuptohemi“-mendon Mira Aleēkoviē Nikoliē, e cila nė kėtė takim pėrfaqėson diasporen serbe.

Sadik Idriz, ministėr pėr sheėdetėsi, nė qeverinė e Kosovės, thotė se ėshtė koha e fundit qė pas tė gjitha  luftėrave nė Ballkan tė vihet deri te paqja dhe stabiliteti. Sipas tij, situata e tanishme nė Kosovė pėr boshnjaket ėshtė mė e vėshtira, ngase:

 “Boshnjakėt jetojnė nė territorin e vendeve tė sapondara nga ish-Jugosllavia dhe se ne pop paguajmė cmimin mė tė lartė. Boshnjaket e Kosovės, pothuaj se nuk mund tė futen fare nė Bosnjė me pasaporta tė UNMIK-ut. Dhe, prandaj neve boshnjakėve mė sė tepėrmi na ėshtė i domosdoshėm ky pajtim, sepse pa tė ne pothuaj jemi nė njė karantinė”.

Ish kryministri I Maqedonise, Vlado Buēkovski, mendon se njė formulė e sukseshsme e ndėrtimit tė njė shoqėrie tė re shumėetnike mund tė realizohet edhe nė Kosovė“.

“Cfarėdo kalkulimi dhe mbetje nė Status-quo e Kosovės, ėshtė e dėshmshme pėr gjithė rajonin. Pa njė zhvillim ekonomik, pa njė plan tė ri nė Ballkan, zor se mund tė ndėrrojme gjėrat brėnda natės. Por, unė jam njė optimist i papėrmiresueshėm dhe prandaj besoj se ka shpresa“.

Nė kėtė konferencė ishin tė ftuar edhe pėrfaqesues tė kishės ortodokse serbe.

„Mungesa e tyre e vonon procesin e pajtimit nė Kosovė-mendon Qemajl Morina, prodekan i fakultetit islamik nė Prishtinė. Sa i pėrket procesit tė ripajtimit, kjo nė aspektin islam, jo vetėm do duhej por ėshtė domsodoshmėri. Prandaj, sa mė heret qė banoreėt e Kosovės e kuptojnė kėtė, do tė jetė mė mirė“.

Pas konferencės me titull “Pajtimi mes kombeve, etnive dhe feve nė Ballkanin Perėndimor“, e cila solli ne Prizren eskpertė nga mbarė bota, ish amabasadorė, akademikė dhe profesorė tė shquar tė universiteteve botėrore, ėshtė paralajmėruar edhe njė vizitė nė Manasitirin e Deēanit.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org