Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Kushtet e rėnda atmosferike, kurrizi I egėr shkėmbor me njė rėnje nga ana e veriut deri nė 400 metra dhe me njė dukshmėri shumė tė vogėl nga mjegulla, nuk I pengoi rreth 90 alpinistė nga vendet e ish-Jugosllavisė, Evropės dhe Japonisė, qė t'I ngjiten majės sė Hajlės, pėr tė nderuar alpinistin nga Novi Pazari, Safet Mavric, tė njohur si Cako, nė dhjetėvjetorin e pėrplasjes sė tij. "Pushtuam Majėn e Hajlės qė ta nderojmė me disa minuta alpinistin me pėrmasa botėrore, I cili I pushtoi tė gjitha majat botėrore dhe pėrfundimisht vdes mu nė Hajlė”-thotė alpinisti Fatos Lajci. Por, pėrse alpinisti nga Novi Pazari zgjodhi pikėrisht Bjeshken e Hajlėn pėr trajnimet e tija sistematike? Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė, thotė Fatosi, "sepse, Hajla ėshtė njė territor shumė I vėshtirė, jashtėzakonisht I ftohtė gjatė sezonit tė dimrit dhe ėshtė shumė e ngjashme gjatė janarit dhe shkurtit me bjeshkėt e Siberise. Dhe realisht, nė Novi Pazar nuk ka pas bjeshkė mė tė larta se sa Hajla”. Malsorėt rugovas kanė njė lidhje tė ngushtė me kujtimin e alipinistit, Safet Mavric, I cili pjesėn dėrmuese tė jetės sė tij e kaloi nėpėr kėto treva. Ata, dy tri herė ia shpėtuan edhe jetėn, duke e gjetur nėpėr bjeshkė gjysmė tė ngrirė. Sali Maloku, kryetar I shoqatės mė tė vjetėr tė bjeshkėtarėve nė Kosovė, “Gjeravica”, dėshmon: “Dy herė e kanė gjet rugovasit, e kanė mbėshtjell e ēu nė stane derisa ėshtė kthjell”. Mirėpo, pas shėrimit tė tij disaditor, Cako serish vazhdonte rrugėtimin nė pushtim tė majave. Synimi I fundit ishte pushtimi I majės 8850 metėrshe, Mount Everest. Por, rruga e alpinistit tė apasionuar u coptua nė njė greminė tė bjeshkės sė Hajles, ku qė nė moshė tė re filloi maratonin e tij. Rrefen Shefqet Bardhi, nga ekipi shpėtimtar i shoqates sė bjeshkėtarėve, “Gjeravica”: “Se, dėshira e tij e fundit ishte pushtimi I majės Mount Everest! Por, kur ėshtė ngjitur nė majė tė Hajlės aty ka qėnė njė strehė akulli. Teksa ėsahtė pėrgatitur tė kacafytet me borė, akulli e ka tradhtuar duke e lėshuar 300 metra nė humnerė. Aty s’ka pas mė shpėtim!” Tė 16 alpinistėt nga Kosova, pjesėmarrės nė marshin pėrkujtimor me 12,13 dhe 14 janar nė Majė tė Hajlės ishin nga shoqatat ambientaliste “Gjeravica”, “Mariashi” dhe “ERA”. Sali Maloku, Kreytar I Shoqatės sė Bjeshkėtarėve, “Gjeravica”: “Morėn pjesė 100 veta, 75 prej tė cilėve pushtuan Majėn e Hajlės, pėr hir tė tij”. Alpinisti Fatos Lajci, kryetar I shoqatės Ambientaliste, “ERA”: "E kemi njohur edhe pėrsonalisht. Pėr ne ėshtė njė ndjenjė e shenjt". Nė bjeshkėn e Hajlės, nė pėrkujtim tė alpinistit me pėrmasa botėrore, Safet Mavric-ēako, tashmė po ndėrtohet njė shtėpi pėr pasuesit e rrugės sė tij. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |