Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

“E dini ēfarė? Ne nuk kemi besim nė Shėrbimin Policor tė Kosovės, nuk kemi besim nė UNMIK-un e as nė KFOR-in. Nėse Kosova bėhet e pavarur, ne vetėm tė shpėrngulemi prej kėtu sepse nuk ka kush tė na mbrojė. Kush do tė na garantojė sigurinė? Kush? Shėrbimi Policor i Kosovės?! Neve mund tė na garantoje sigurinė vetėm policia dhe ushtria serbe, por asnjėherė njė ushtri e huaj. Apo ndoshta, tė bėhet ndarja e Kosovės dhe pjesėn shqiptare ta ruajė policia shqiptare dhe trupat e tyre mbrojtėse, ndėrsa pjesėn serbe, ta ruajė policia serbe“-thote Bogosav Jovanoviē, serb nga Gorazhdevci;  pergjigje tė cilėn marrim jo rralle, kur ėshteė fjala pėr gjėndjen e sigurisė dhe lirinė e lėvizjes apo edhe pėr njė pavarėsi tė pėrafėrt tė Kosovės.

“Kėta e kanė KFOR-in prej ditės sė parė qė hyri NATO-ja. Ja, edhe xhipi qė po kalon ėshtė i KFOR-it. Qe ku e ke edhe policinė qė i ruan non-stop. I ruajnė gjėja nga shqiptarėt! Por, unė nuk e di as pėrse fshihen kur kėndej kalojne dhe asnjeri s“I ngacmon. Unė jap kokėn pse I ngacmon njeri!”-thotė Mustafė Gashi, nga fshati fqinj i Gorazhdevcit.

Por, nė ka kapacitet tė mjaftueshėm KFOR-I pėr tė siguruar lirinė e lėvizjes pėr tė gjitha komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, pėrgjigjen kėrkojme tek I pari I forcės paqeruajtėse tė KFOR-it, gjeneral lejtnant Ksavier de Marnak.

"Duhet bėhet dallimi nė mes tė perceptimit tė kėsaj sigurie dhe tė sigurisė sė vėrtet. KFOR-I ėshtė pėrgjegjės pėr paqen dhe sigurine nė Kosovė dhe ka kapacitet tė mjaftueshėm pėr ta siguruar kėtė paqe pėr tė gjitha komunitetet e kėtushme”-thotė pėr Deutsche Welle-n, komdananti de Marnak.

Pėr dallim, pėrfaqėsuesit e Kishės Ortodokse Serbe, janė tė sigurt nėn mbrojtjen e paqeruajtėsve tė NATO-s, tė cilėt sikurse edhe vendet e banuara me pakicėn serbe, qė nga viti “99 ruhen nga kėto forca.

Peshkopi I Manastirit tė Deēanit, Teodosije Sibaliē.

"Manastiri I Deēanit ėshtė I njohur si monument I pranuar nė kopshtin e UNESKO-s, si pasuri kulturore botėrore si dhe si njė monument I rrezikuar pėr momentin. Prandaj, roli I ushtarėve tė KFOR-it ėshtė shumė I rėndėsishėm, ndėrsa ndihma e tyre e domosdoshme pėr mbrojtjen e vlerave tė manastirit, tė cilat I kemi ruajtur deri nė ditėt tona. Tė gjithė jemi tė pėrkushtuar ta bėjmė kėtė; ne qė jetojmė nė kėtė manastir dhe KFOR-I, I cili na mbron dhe na ruan ditė e natė!”

"Jo, absolutisht nuk ėshtė I rrezikuar pėr arsye se kjo ėshtė njė vlerė e tė gjithė neve dhe askush vlerėn e vet nuk e dėmton. Absolutisht! Sepse, shqiptarėt historikisht e kanė mbrojtur dhe do ta mbrojnė"-mendon kryetari i Kuvendit Komunal tė Deēanit, Nazmi Selmanaj.

Kėtu, peshkopi Teodosije pėrballet me pyetjen: „Pėrse tash ėshtė e domsodoshme mbrojtja e Manastirit tė Deēanit, kur janė shqiptarėt ata qė e kanė ruajtur me shekuj”?

“Kur thashė se ky manastir duhet ruajtur, kjo nėnkupton masa tė veēanta pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, tė cilat nuk I kam shpikur une por janė vėnė nga njerėzit tė cilėt merren me ruajtjen e trashėgimisė kulturore botėrore”-pėrgjigjet peshkopi I Manasitirt tė Deēanit, Teodosije Sibaliē.

Kėto deklarata u bėnė gjatė njė conference pėr media, me rastin e vizitės sė komandantit tė Kfor-it, gjeneral lejtnant Ksavier De Marnhac, qė I bėri tė premten, komunės dhe Manastirit tė Deēanit.

Komandanti De Marnak, nė vizitėn e tij tė parė nė Deēan si komandant i KFOR-it, deklaroi se gjėndja e sigurisė nė Kosovė ėshtė dukshėm mė e favorshme se para dy vitesh, kur ai ishte me mision nė Kosovė dhe se kjo paqe e vazhdueshme, sa ėshtė meritė e forcave tė sigurisė poaq ėshtė edhe meritė e popullit dhe e pėrfaqėsuesve tė tij. Se KFOR-i do tė vazhdojė tė ofrojė siguri edhe mė tė madhe nė kėtė pėriudhė tė rėndėsishme, sepse zhvillimin e procesit tė zgjedhjeve dhe tė zgjidhjes se statusit, populli I Kosovės meriton qė ta kalojė nė paqe dhe stabilitet".

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org