Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

 Kėto detaje tė vogla qė dallojnė nga falja e mėparshme bėn qė ata edhe tė shihen me sy tjetėr, sidomos nga besimtarėt e vjetėr. Njėri ndėr ta ėshtė edhe besimtari Hazir Kameraj:

“Janė nja dhjetė veta. I kanė lėshu do mjekra tė vogla, lidhen qeshtu, bajnė me gisht qeshtu...Bile njani m’u rras bukur ngat e i thashe, rrini ma mas se po na habitni tuj rrah me qat gisht. Gishti thashw qohet kur ta kėndojsh Etehjatin, “La il lahe il Allah”, Zoti asht nja e tjeter s'ka!”

Kjo, sipas Enes Gogės, imam nė gjaminė Mesgjidi I Madh, nė Pejė, ka tė bėjė me tė katėr shkollat e mėdha juridike tė islamit, tė cilat sipas dietarėve tė parė islam, janė tė shpėrndara nėpėr vende tė caktuara.

“Shkolla juridike “Hanefite”; Shkolla juridike “Malekite”; Shkolla juridike “Shafive” dhe Shkolla Juridike e “Hambelive”. Ne territorin e Kosoves, bashkesia islame praktikon tere jeten fetare e praktikon sipas dispozitave te shkolles juridike Hanefite dhe dallimet e mundshme mund te verehen ne disa rite fetare ne disa aspekte te jashtme, ne aspketin praktik dhe ekto nuk jane qeshtje shume me rendesi,ngase ne ato qeshtjet bazike dhe thelbsore, mulsimanet te gjithe perputhen dhe jane te barabarte me njeri tjetrin. Qe te jem me korekt per degjuesit.Psh. Qeshtja e agjerimit te Ramazanit,qofshin ne Kosoven apo kudo ne Bote,agjerimine  filloojne ne moente te ckatuara,prej momentit kur perfundon koha syfyrit,dhe e fillojne iftarin ne monetin kur eporendon dielli.e pastaj,ketu mebten ato divergjencat ato dalliemt e vogla,a e fillon ifatir dikush me shume a dikush praktikon  fillimisht me e fal akshamin e pastaj ushqimin, pastaj shijet e njerezve dallojne, a e fillon me uje a e filon me hurme,apo me embelsire. Mirepo ne essence dhe ajo qe eshte kryesore, dhe bazike te gjithe e lejne uhsqimin ne  nje kohe te ckautar dhe te gjithte e fillojne.E njeta gje ndodh psh.edhe me faljen e enamazit.Qeshtjet kryesore dhe ksuthet elementare te namzait I respektojne te gjithe  njejte,psh,nese eshte namazi farz I cili falet ne menyre koletkive,atehere te gjithe rreshtohen ne rreshta-ne safe dhe drejtohen prej imamit dhe kur fillon namazi, te gjithe e fillojne namazin me imamin dhe te gjithe e eprfundojne.e pastaj miund te kete aty disa ndryshime te vogla,qe duken ne aspektin e jashtem qe ne u quajme ato kozmetike, ku nejrezit varesiht prej shijes se tyre”.

I diplomuar nė Universitetin Islamik tė Medines, imami Enes Goga mendon se edhe pse e tėrė jeta fetare islame nė territorin e Kosovės praktikohet sipas dispozitave tė shkollės juridike Hanefite, e perhapur sipas dietarit islam Ebu Hanifja, baza e kėtyre shkollave ėshtė e njėjtė dhe cdo ndryshim I vogėl, ėshtė qėshtje dytėsore.

“Ne qeshtjet bazike, thelbesore, muslimanet jane te gjithe te njejte. Ngase objektiv I islamit eshte uniteti dhe  ne mundohemi ta ruajme kete unitet dhe ta forcojme. Ne momente kur ky unitet fillon te zbehet,ne mundemi te kthehemi serish ne baze dhe ta ruamjm e unitetitn ne cdo gje”.

"Ka dallime tė jashtme. Mirėpo, nė qėshtjet thelbėsore, koha e namazit ėshtė e drejtė dhe e barabartė pėr tė gjithė. Drejtimi I muslimaneve kah drejtimi I Qabes, kah Kibla. Kėto janė qėshtje bazore. Pastaj, a I ngrit duart deri te veshėt apo I con deri nė afėrsi tė veshėve, kjo nuk ka rėndėsi shumė!"

Besimi islam nė Kosovė, ėshtė njė fe dominuese, me 90 pėr qind tė popullatės. Ky rizgjim I dukshėm shpeshehere shkakton konfuzion. Devotshmėria e theksuar ndėr tė rinjtė dhe frekuentimi I shpeshtė nėpėr gjami, merret si dicka e pazakonshme perderisa ritet e ndryshme te faljes jane gjithnje e  me te papranueshme nga besimtaret e vjeter.

Besimtari Hazir Kameraj eshte I revoltuar:

“Deri sot 20 e kusur hoxhe I kam nderue, te vjeter e myderriza e hafiza,I kem pas dhe…jane fale qysh jemi fale dajmida. Tash jeni kah qitni bidat e aferim ju kofte!

“Nje hafiz qe e kemi pas ne Kajro s'ka pas ma te forte. Ai thojke me t'hanger gjarpri ne maje te hundes, ti je para Zotit e s'guxon me livrit”.

Nėn tensionin e njė kohe tė kthesave tė mėdha dhe nėn presionin e gjėndjes sė rėndė ekonomike, njė pjesė e besimtarwve tashmw kanė gjet strehwn nė besim. Njėri ndėr kėta tė rinj ėshtė Arbėr Mala, student nė Fakultetin e Biznesit, nė Pejė.

"Problemet e shumta nė shoqėri, mosorganizimi I mirė I shoqėrise sonė, ka bėrė qė tė ndjejmė njė rehati nė fe".

Muslimanė tė rinj si Arbėri, tė cilet kanė zgjedhur besimin si rrugė pėr jetė ka shumė. Por, manifestimi I besimit nė veshje, nė rite te ndryshme tė faljes, nė mjekren e rritur e nė detaje tjera te shprehjes se besimit islam-religjion, nė emėr tė tė cilit bėhen akte terroriste nė botė,, bėn qė ata tė etiketohen si ithtare tė Osama Bin Lladenit apo terroristė qė veprojnė nėn maskėn e besimtarit.

Besimtari Hazir Kameraj eshte I bindur se:

“Kjo asht ba nje fare organizate, se Musebi Hanefije qe jemi na,tetane falemi nje yrrnek,e Shafi, Maleki e Hajmbeli ata nuk ed I qysh falen.Po tash ne Qabe qi po ua noj menden,qe po I qesin ne pramje tuj u fale, ata I lidhin duart qeshtu.Por, hoxha me ka thene se ka nje meseb I lidhin duart djathtas, majtas ose s'I lidhin hic…Dajmi da jemi fal mire,nji kajde.Tash mas shlirimit,jane dale keta.

A ekziston njė organizatė e tille, nėn ombrellėn e sė cilės veprojnė kėta njerės pėr tė futur pėrqarje ne fenė islame, sic besojnė njė pjesė e popullatės? Apo, a kanė tė drejtė njė pjesė tjetėr kur frigohen se nė emėr tė islamit edhe ne Kosove mund tė ndodhin akte terroriste si nė botė?

Musli Arifaj, imam ne Qarshi Gjamine e Pejes hedh poshte dyshime te tilla:

" Njė gjė e tillė nuk qėndron. Unė mendoj se kjo ėshtė dicka, tė cilėn po e plason armiku vazhdimisht. Pėr kėtė flet mė sė miri nė ka pas probleme tė kėtij lloji, pas luftės. Definitivisht jo!"…"Nė qytetin e Pejės, tė gjitha gjamitė dhe tė gjithė imamėt janė nėn kontrollin e Bashkėsisė islame tė Kosovės. Paraqitja e shenjave te muslimanėt, qė tregojnė  devotshmėrinė, nuk nėnkupton se ata janė mė ekstrem ose janė dicka tjeter.Kjo ėshtė njė bindje e gabuar te tė gjithė njerėzit tė cilėt asnjėherė nuk ballafaqohen me profesionistėt, pėr tė marrė pėrgjigjen e duhur!”

Ne librin e shenjt islam, Kur'anin, femres I sugjerohet mbulesa deri ne fytyre e duar, perderisa neper rruge frekuentojne femra te mbuluara ne teresi. A eshte ky nje kthim 50 vjet prapa ku sipas tradites femra duhej te mbulohej kembe e krye me te ashtuquajturen 'ferexhe', apo eshte nje shprehje me e forte e ndjenjes se besimit, ne kete kohe kur mbreterojne vlerat e lirise?

Imami Enes Goga thote se kjo eshte vetem nje shenje me e sh0prehur devotshmerie, te cilen duhet respektuar:

“Perderisa shoqeria jone po gjen force edhe po I toleron dhe po I pranon edhe ato pamje qe nuk jane te hijshme,sikur qe eshte lakuricesia, atehre ne gjithsesi duhet ta perdorim te njetin kritet dhe t'I pranojme dhe t'I tolerojme dhe vazjat e mbuluaradhe une mendoj s ene Kosove eksisotn nje disponim I mire,me raste shume te caktuara,ku dikush eshte tregu me fanatik dhe nuk ka toleru.mirepo ne Kosove ekzisotn nje disponim I mire dhe ne shkolla te mesme  kemi vajza qe shkojn e te mbulueme,kemi edhe ne universitetn e Prishitnes,per kete arsye une mendoj se shteti yne dhe shoqeria kosovare nuk dot e bej nje gabim te madh.Mirepo ne do te tregohemi te pjekur, perderisa ne I pranojme gjerat qe nuk jane te cmueshme dhe te hijshme atehere duhet te gjejme hapesire t'I tolerojme”.

Shpeshherė ekziston bindja se mjekra e rritur te meshkujt dhe mbulesa te femrat, nga grupe te caktuara paguhen me shuma tė majme tė hollash.

Imami I gjamisė Enes Goga deklarata tė tilla kundėrshton me neveri.

“Qeshtja e parajykimeve eshte nje qeshtje qe ka ekzistu cdohere. Njerezit jane te lire te mendojne. Mirepo une kisha dashte te bej apel dhe te therras te gjithe degjuesit e vales suaj,se cdo njeri qe ka arsye te shendoshe te mos bie viktime  e paragjyikimeve,e propagandave te ndryshme,per arsye se nuk eshte e drejte morale e as qe eshte e drejte fetare nme e paragjyku nje njeri pa argumente. Mirepo, jona eshte qe te mundohemi te paraqesim islamin ne formen me origjinale dhe ne formen me profesionale. Kur behen bashke keto dy elemente,kur nje neiri flet ne emer te islamit nga origjinaletieti I tij dhe nga profesionalizmi, atehere arsyeja e shendoshe cdohere do ta pranoje kete.

Pėrderisa, imami i Qarshi Gjamisė sė Pejės, Musli Arifaj, pa e prishur gjakun, rekomandon:

"Tė gjithė ata qė mendojnė se dikush merr shuma parashė pse e ban njė mjekėr ose njė femėr pse e mban shaminė, unė kam shumė djem tė cilėt kanė nevojė. Prandaj, le tė kanė mirėsinė e t’mė tregojnė qė t'I regjistroj edhe ata".

“Definitivisht une kisha me u thane, une iu them atyre te cileve mendojne se ai merr shuma parashe pse e ban nje mjeker ose pse falet, ose nje vajze pse e mabn shamine ose nje grua,une iu kisha prefurar  te gjithe ata qe t'me lajemrojne mua,edhe une kam shume djem dhe shoke te cilet kane  nevoje,jetojne me kafshaten e bukes te vilet u falin te tjert,per shkak se nuk gjejne pune ne ekte situate,te kane miresine t'me tregojne mua dhe t'I regjistroj edhe ata”.

Rinia muslimane po I kthehet besimit te baballareve ne nje forme te re dhe me vetedien, te cilen e fitojne permes studimit. Nje I ri besimtar eshte nje me pak drejt degjenerimit dhe rrugeve te paligjshme, te cilat jane ne kundershtim me parimet fetare dhe me ligjet qe perbejne cdo shtet-thote imami Musli Arifajt.

Por, mendimi I besimtarit Hazir Kameraj, megjithatė mbetet I njėjti:

"Vallahi, mue s'po mė pėlqen! Na jemi tetanė musliman. Nė fe tė Muhamedit! Edhe tash m’u cu ata ne tjeter yrrnek nuk asht mire.

Se babat tane, babagjyshat tanė,  hoxhallarėt, edhe ata janė kanė nė Medrese, edhe ata kanė kėndue Kuran. Kur’ani s'luen. Njė Kur’an e ka fal Zoti!...La il’lahe Il’Allah…”

 Ajete Beqiraj, Radio Kosova

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org