Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Varfėri, uri, ftohtėsi, egėrsi e jetės ėshtė mbledhur nė njė siluetė tė zhytur nė errėsirėn e kėsaj pjese tė qytetit, pa drita, e cila pėrcjell heshtur njerėzit qė ngarendin tė shijojnė netėt bregdetare, me shpresėn se ndonjėri do tė ndal shikimin edhe tek ajo, e cila me barkun bosh pret ndonjė lek qė tė blej tė paktėn njė misėr nga ato qė piqen buzė rrugės. Ėshtė kjo Fatime Nebihu, 64 vjeē, e cila nė pleqėrinė e thellė shtrin dorėn pėr lėmoshė.

“I kam vu tre kartona edhe jam ul. Do rri dhe njė orė dhe dritė s“ka. S“po m“sheh njeri ketu me m“dhane ndonjė lek. Ja deri mė tash kam vetėm 700 lekė! Kur s“ka kosovarė, dal e mbledh ndonjė kanaqe nėpėr kosha dhe e shes qė t“mbaj fėminė se s“mund ta mbys! Jetoj nė njė barakė me dy minera dėrrase, nje dyshek. S“ka as dere. I kam vu njė perde te madhe. Kam njė vajzė tė paralizuar qėkur ka lind dhe e mbyll me qelės. T“i ndihmoje Zoti ato qe m“ndihmojne mu!”

Fakti se Shqipėria ėshtė vendi mė I varfėr argumentohet me  faktin se prodhimi i brendshėm bruto pėr frymė nė kėtė vend ėshtė shumė mė i vogėl se nė vendet e tjera, ndėrsa varfėria e madhe argumentohet me tregues tė tjere si papunėsia, emigrimi, korrupsioni, konsumi i ulėt i prodhimeve, etj.-u pat thėnė nė seminarin „Varfėria nė Shqipėri dhe masat pėr uljen e saj“, tė mbajtur nga Bashkimi I Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė nė bashkėpunim me fondacionin gjerman „Fridrich Ebert Stiftung“. Ndėrsa, sipas njė anketimi tė Institutit tė Statistikave, shtresat mė tė varfėra nė Shqipėri janė: familjet e mėdha dhe familjet e reja me fėmijė tė vegjėl; familjet me kryefamiljar tė papunė; banorėt e Zonave Rurale dhe banorėt e Zonave Malore. Sipas kėtij instituti, mė se 90 pėr qind e emigrantėve pohojnė se shkak I largimit tė tyre ishte varfėria. Shpirti tradicional i solidaritetit shpeshherė ndihmon qė tė tejkalohet varfėri e skajshme nė mijėra familje shqiptare qė jetojnė njė jetė sa pėr tė mbajtur frymen gjallė. Por, se njė shpirt I tillė s“pėrgjigjet pėrherė dėshmon rasti I Fatime Nebihut.

„Njė djalė qė kisha m“u arratis nė Greqi. Atje asht me gruan, me fėmijėt e vet dhe s“po m“sheh me sy mua. Unė jam me vajzėn e paralizuar. Po dal po lyp, gjithė beharin dhe I ruaj ato lek pėr dimer, qė t`ha me vajzen. 80 mijė lekė marr pension pėr vajzėn. Po kujt i del ajo? Ajo do bebelina se s“ngrehet fare.  E mbylla me ēelės dhe kam ardhė me lyp. Nė oren 11-tė do tė ik, ta laj e ta shpėrlaj, t“i jap me hangėr, ta vė ne gjume dhe tė shtrihem edhe vet. Ēka me ba? Jeta ėshtė e vėshtirė!”

Aroma e detit, era e ngrohtė, malet e virgjėra e historia shekullore e Durrėsit qė tėrheqin vizitorė nga mbarė bota, Fatimes nuk I japin asgjė mė shumė veē ca lekėve tė hedhur nė prehėr si lėmoshė. Dhe shkėlqimi i netėve durrsake shkon e mbytet nė errėsirėn e trotuarit pa drita; aty ku varfėria ėshtė ulur kėmbėkryq!

Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Blue Sky

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org