Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Zymer Lajci u rrit nė kushte tė vėshtira, meqė babai si anėtar I Ballit Kombtar mungonte me muaj tė tėrė. Nga qėndrimi nė mot tė lig dhe nėnshtrimi ndaj torturave nė burgjet e athershme, humbi shėndetin e pas pak edhe jetėn. Prandaj, qysh si fėmijė,me tė tre vėllėzirt e tij dhe nėnėn u desh tė ekzistonin vet me shitjen e druve. Si I vogėl,ėndėrronte tė ishte mjek. Por, mundėsitė financiare ia kufizonin kėtė, prandaj u desh tė pėrcaktohej pėr drejtimin teknik. Ai,edhe sot kujton me dashuri kohėn e rinisė, kur shkonte me bagėti dhe me barij e baresha luanin lojėra tė ndryshme tradiconale.

"E gjithė rinia e fshatit ruanim bagetinė si njė familje. Luanin bashkė Guxhė, Kut e Klicė, Guracak si dhe lojėn me Rrasa, kur secili qė nuk qėllonin cakun si ndėshkim duhej tė merrnin tjetrin nė shpinė. Nė kohėn kur conim bagėtinė pėr ujė nė Lumbardh,laheshim edhe vet nė dy grupe. Por, edhe pse grupi I vajzave laheshin menjėherė matanė dhe nuk kishin mbulojė tjetėr vec gjetheve tė verrave, ne nuk I cenuam kurrė. S'te shkonte as mendja se pėr ne ato ishin tė paprekshme, pothuaj tė shejta!"

Atėbotė, Zymer Lajci me 17 vjet ishte kryetar i rinisė sė fshatit. Me 18 vjet u bė anėtar i Komitetit tė rinisė pėr 6 fshatra. Por, nėn kėtė hije ai vepronte ilegalisht nė njohjen e flamurit kombtar. Njė ditė, edhe nė njėrin prej pishave shtatlarta tė Rugovės valoi flamuri kuq e zi, tė cilit shumėkush s'ia njihte imazhin. Qė tė mos pėsonte i gjithė fshati, u deklarua se ai e kishte vėnė. Pasojat vazhduan edhe pas vitit 1968, kur pas protestash tė shumta u lejua flamuri shqiptar. Si pasojė, lindi nevoja qė tė braktiste vendin. Migrimi nė Gjermani ishte rast ideal,meqė ky vend perėndimor kėrkonte fuqi punėtore. Por, me 14 qershor tė vitit 1969, jeta e tij pėsoi njė kthesė tė papritur. Derisa po punonte nė hapjen e rrugės pėr kuaj, shpėrtheu eksplozivi-mbeturinė e Luftės sė Dytė Botėrore ku pėsoi lėndime tė rėnda nė sy. Pas intervenimesh tė pasuksesshme kirurgjike nė Prishtinė dhe ne Beograd, mbet I verbėr qind per qind. Jeta e tij krejt papritur u mbulua me gunėn e zezė. Por, se edhe nė errėsirė jeta vazhdon dhe se studimi ėshtė i mundur edhe pa sy, dėshmon vullneti I tij I pathyer:

 "Nė fillim mė dukej e pamundur tė pajtohem me fatin.Kur u hap Shoqata pėr Pėrsona tė Verbėr dhe me tė parė tė dobsuar, shkova.Pashė se duhej tė mėsonim shkrim lexim me gishtrinj.Si mund tė mėsoja kur isha mėsuar me sy? Mendova, se s'ia dal kurrė. Mirėpo, pėr njė kohė tė shkurtėr arrita jo vetėm tė mėsoj shkrim-lexim,por edhe tė jem referent e edukator dhe t'i aftėsoja tė verbėrit e tė katėr komunave: Pejė,Deēan,Klinė dhe Istog-thote Zymer Lajēi-63 vjeē nga fshati Shtupeq I Rugoves,me banim ne Pejė.

Zymer Lajci, nė fatkeqesine e tij nuk ishte vetėm.Ai tashmė kishte njė tė dytė me tė cilen kishte lidhur fatin dhe ndjente pėrgjegjėsi.Dikė tė dashur, tė cilėn nuk donte ta tėrhiqte pas vetes nė fatkeqėsi!

"Kur mė ndodhi fatkeqsia, isha I fejuar-fillon ai refimin e tij,duke hapur kapakun e orės sė dorės dhe me gishterinj mat kohėn-U deshtėm vet! Ajo ishte e bukur, e gjatė, flokėt deri nė bel. I vetdishėm se s'jam si kam qėnė, e thirra mikun dhe I thashė: "Gjėrat kanė ndryshuar.Tash mundesh me ma dhanė robin o me ma ndalė".Nuk me nxori xhevap! Mora manjetofonin dhe shkova vet te miqtė. Tė gjithė mė thoshin se cdo gjė do tė jetė si mė parė. Kėrkova tė flas me vajzėn. Ishin shpi e madhe.Ju thashė prapė se jam invalid dhe pse pata une fatkeqėsi, s'duhet tė keni edhe ju. Por, edhe pse tė gjithė mė thoshin se asgjė s'kish ndryshuar, une kėrkova tė flas me vajzėn. Ia hapa tė gjitha mundėsite, duke ia kujtuar veshtirėsite tė cilat e prisnin gjatė jetės. I thashė se je e lirė me u martue tjetėrkund. Tė gjithė qajshin. Me pyeti cka kishe veprue ti ne vendin tim? Me hodhi nė pozitė tė rėndė.Une mashkull jam vet, po femrat janė ma t'forta! I thashė se t'kisha lirue. Por,ajo kish vendos. "E pra unė du me t'martue. Po mos t'njihsha,ndoshta kisha pas dyshim.Por,tash s'me kthen asnjėri kunder teje. Kjo qė t'ka ndodhė ty m'ka ndodh edhe mua. Jo pa sy, por po t'kishe mbet I gjymtė unė kisha pas me t'marrė". Atėherė kemi nda ditėn ė martesės. E mora me dasem tė madhe. Tė gjithė mė kishin rrethue, por une isha mbyll nė botėn time. Kur dėgjova tupanat, qava si fėmijė"

Momente tė tilla do tė vinin e do tė iknin gjatė 36 vjetve tė zhytura nė errėsirėn e verbėrisė. Por, bashkėshortja e tij bėri qė verbėria tė ishte fundi i fatkeqėsisė sė tij. Ajo i qendroi pranė nė tė mirė e nė tė keqe,se edhe pse lumturia e tyre kishte cmim tė shtrenjt dashuria ishte mė e fortė se cdo gjė. 

Dhe, pėrkrah pohimit tė sinqertė se "ajo ka vuajtur shumė me punė e me fėmijė", ata kishin njė martesė shumė tė lumtur.

Zymer Lajci mbeti nė Shoqaten nderkomunale pėr tė Verbėr dhe me tė Parė tė Dobsuar deri nė vitin 1990.Pas kėsaj vjen shkėputja dhe izolimi nga okupimi I regjimit serb. Pas luftės sė vitit '98, Zymeri rithemelon Shoqatėn Ndėrkomunale pėr tė Verbėr, duke marrė rolin e mbikėqyrėsit. Mė vonė rithemelohet edhe shoqata e Invalidėve dhe Viktimave Civile tė Luftės pėr katėr komuna ku njezėrit do tė zgjidhet kryetar i shoqatės. Deri nė vitin 2003 pat pėrkrahjen e komunės sė Istogut. Tė komunes sė Pejės deri nė vitin 2004,pėrderisa mbėshtetja nga Decani dhe Klina mungoi-thote ai. Por shoqata vazhdoi tė mbėshetet nga kompani e afaristė vullnetmirė.  Ai vazhdon tė bėjė pėr shoqėrinė pa pyetur, sa ben ajo pėr tė? Se, ai ėshtė shembulli mė i mirė se si njeriu duhet mbijetuar fatkeqėsitė!

Ajete Beqiraj, ZĖRI javor

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org