Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Me 12 qershor tė vitit 1999, 50.000 trupa paqeruajtes, kryesisht ushtarė evropian, tė cileve pritej t’iu bashkangjiteshin edhe rreth 7.000 trupa amerikane, marshuan drejt Kosovės pėr tė siguruar kthimin e sigurt tė refugjatėve kosovarė, numri I tė cilėve nė fund tė luftės sillej nė rreth 780.000. Kolonat e refugjatėve vėrshuan menjėherė drejt vatrave te veta, pas ushtarėve paqeruajtės qė po rikthenin jetėn nė shkrumbin e Tokėn e Djegur! Ushtarėt e kontigjentit gjerman nė kuadėr tė KFOR-it, vunė bazėn nė gjirin e Prizrenit tė lashtė. “Ėshte ndjenje e shkelqyer, natyrisht, sepse e kemi provuar ne lekuren tone cfare dont e thote kur vendet partnere te ndihmojne ne kohera te veshtira. Dhe, perderisa kemi gjetur vendin ne kombet e bashkuara, vetvetiu kuptohet se edhe prej nesh pritet te marim nje pergjegjesi e tille, duke bere per dike ate qe dikush beri per ne. Aq me teper, kur nje problem te tille e ke te pragu”-thotė komandanti i kontigjentit gjerman, gjeneral brigade, Robert Bund. Atėbote, Prizreni ishte i rrėnuar, i shkretė, pa jetė. Tetė vjet pas, ėshtė krejt ndryshe. Brigada Shumėkombėshe-Jug, bėri shumė nė qėshtjen e sigurisė, nė ngritjen e infrastruktures dhe nė rikthimin e besimit ndėrnjerėzor. U rindėrtuan shtėpitė, shkollat e ambulancat. U ndėrtuan qerdhe tė reja pėr femijė, shumica prej tė cilėve gjatė ekzodit kosovar u lindėn maleve. Tashmė ekziston edhe lėvizja e lirė, ndėrsa pėrfaqėsues tė komuniteteve tė ndryshme, komunikojnė lirshėm nė gjuhe tė vet. Por, pėr gjeneralin Robert Bund, i ardhur para dy javėsh nė Kosovė por i mrekulluar me respektin qė gėzojnė ushtarėt nga popullata e kėtushme, rrugėt tė cilat ndėrtohen nė vazhdimėsi, janė simbole tė sigurisė dhe tė lėvizjes sė lirė pėr tė gjithė”. Gjenerali Robert Bund ėshtė komandant i kontigjentit gjerman nė Kosovė, me 2500 ushtarė 2200 prej tė cilėve sherbejnė nė bazėn e Prizrenit. Por, ndonėse nė kuadėr te BSHJ-sė sė udhėhequr nga gjermanėt, veprojnė edhe ushtarė nga Azerbajgjani, Bullgaria, Gjerogjia, Austria, Rumania, Zvicra dhe Turqia, qė tė gjithė veprojnė me moton: ”Tetė kombe-njė mision”. “Kėtu secili komb sjell mundėsitė qė ka nė dispozicion. Sigurisht, historia na mėson qė tė kemi pėrgjegjėesi mė tė madhe dhe tė njėjtė pėr tė gjithė. Kjo vlen pėr tė 35 kombet qė pėrbėjnė forcat tona, prej ku shohim se kemi njė bashkėsi tė vėrtet”. Gjeneral Brigade Robert Bund thotė se edhe shumė kosovarė me nėnshtetėsi gjermane e kryejne shėrbimin ushtarak nė Bundesverin gjerman, duke mos pėrjashtuar mundėsinė se tė tille ka edhe nė kuadėr tė KFOR-it. “Brenda ēdo kontigjenti, kemi ushtarė qė komunikojnė nė gjuhė tė ndryshme, ēfarė pėr ne ėshtė e mirėseardhur. Dhe, sigurisht qė tė tillė mund tė ketė edhe nga Shqipėria dhe nga Kosova”. KFOR-I, edhe pas 8 vjet misioni paqeruajtės nė Kosovė, angazhohet pėr sigurimin e njė mjedisi tė qetė dhe lirise tė lėvizjes pėr tė gjithė banorėt e Kosovės, durimin e shumicės prej tė cileve po zbeh zvarritja e rezolutės sė re. Tė hutuar nga deklarata tė ndryshme, nė shumė prej tė cilave si afat I fundit cekej qershori, ata sot gjenden para nje pikėpyetjeje tė madhe. Cka nėse si pasojė shpėrthejnė trazira tė reja? “Duhet tė jetė shumė e qartė se ne do tė reagojmė shpejt e me vendosmėri ndaj ēfarėdo lloj dhune. Kfori do tė vazhdojė tė ofrojė mjedis tė qetė dhe tė sigurt si dhe tė punoj me moton:”Ta gdhendim tė ardhmen!”- rikonfirmon deklaratat e mėparshme, komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather, tė hėnėn, nė Prishtinė, nė tetėvjetorin e ardhjes sė forcave ruse nė Kosovė. “Pas katastrofės sė Luftės sė Parė, Gjermanisė iu deshėn edhe 30 vjet qė tė arrijė stabilitetin, i cili u ndėrpre me katastrofėn e Luftės sė Dytė. Prandaj, duhet tė pėrkujdesemi qė tė parandalojmė njė katastrofė tė tillė. Kosova ėshtė njė vend i bukur. Kur udhėton sheh gjera hyjnore dhe poashtu sheh se kėtu ka vend pėr tė gjithė. Por, kur jemi kaq afėr kėtij vendimi, ėshtė e rėndėsishme qė tė ruhet durimi. Dėshmia se munds tė durosh ėshtė mėnyra mė e mirė pėr arritjen e qėllimeve”-bėn thirrje pėr durim, gjeneral brigade Robert Bund, nė tetėvjetorin e marshimit tė trupave gjermane nė Kosovė, sepse sipas tij, “Ky vend asnjėherė nuk ka qėnė mė afėr njė vendimi”. Ndėrhyrja e NATO-s i dha fund shtypjes sė shqiptarėve tė Kosovės nga regjimi i ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviē dhe hapi rrugėn pėr kthimin e qindra mijėra refugjatėve tė deportuar nė vendet fqinjė. Aktualisht, nė Kosovė jane rreth 60.000 ushtarė tė NATO-s, pėrderia Alenaca Euroatlantike pritet tė qėndrojė nė Kosovė deri nė zgjidhjen e statusit tė saj pėrfundimtar. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |