Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Rajoni kufitar Jug shtrihet nė njė gjatėsi prej 360 kilometrash, nė trekėndėshin Serbi-Mal I Zi- Kosove deri nė Restelicė, nė kufi me Shqipėrinė. Banorėt e fshatrave fqinje nga Republika e Shqipėrisė nė Krushe dalin me kuaj, meqė qarkullimi I automjeteve ėshtė i ndaluar. Nė periudhėn e dimrit, nė anėn e Kosovės ata mund tė hynė prej orės 8-tė nė orėn 10-tė tė paraditės, ndėrsa duhet tė kthehen prej orės 16-tė deri nė orėn 18-tė. Verės orari ndryshon. Ndėrsa, pėrveē kėsaj, nė rajonin e Gorės ėshtė hapur edhe njė dalje ndėrkufitare nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Sipas dėshmive tė banorėve tė kėtushėm, menjėherė pas luftės u bėnė vjedhje tė ndryshme qė nga kafshet e deri nė gjėrat e shtėpisė. Hamdija Sejran, nga fshati boshnjak Krushevė, dėshmon:

„Pas luftės mė ėshtė prerė pylli, mė janė bėrė dėme tė mėdha, nuk mund tė them se sa kubikė. Por, kishte relativisht shumė! Pastaj, vetėm kafshė nuk mund tė them se mė janė vjedhur, pėrndryshe vjedhje gjithfare e tė shumefishta, tė cilat policia i ka shėnuar me datė. Por, me kohė cdo gjė po bie nė vend dhe nuk ka mė vjedhje si dikur. Tashmė, ēdo gjė po shkon nė tė mirė!“

Dhe kjo edhe do vazhdoj. Sepse tė premten, pjesėtarėt e SHPK-sė dhe tė policise sė UNMIK-ut, pjesėtarė tė KFOR-it gjerman dhe tė atij turk, nė Kosovė, si dhe tė Policisė Kufitare tė Shqipėrisė, formuan patrollen e pėrbashkėt Krushevė-Shishtavec, pėr ruajtjen e linjės se gjelbėr, nė kufirin Kosovė-Shqipėri.

Hysni Burgaj, komisar I Policisė Kufitare pėr rajonin e Kukėsit:

„Qė sot startojmė me njė shėrbim tė pėrbashkėt kufitar, nė mes tė KFOR-it, Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe Policisė Shqiptare. Kjo ėshtė njė pjesė e strategjisė sė pėrgjithshme tė menagjimit tė integruar tė kufirit. Mendojmė qė kėtė ta shtrimė akoma mė gjėrė. Nė mėnyrė tė veēantė dua tė falenderoj OSBE-nė pėr kontributin dhe ndermjetesimin e dhene dhe poashtu, nė mėnyrė tė veēantė dua tė falenderoj edhe KFOR-in pėr sakrificėn e bėrė”.  

„Nė saje tė ndihmės sė pakursyer tė KFOR-ti, por edhe tė vullnetit tė mirė tė policisė kufitare tė Kosoves dhe tė Shqipėrisė, pėr herė tė parė do tė fillojė njė patrullim  pėrbashkėt. Ky ėshtė hapi i parė qė nė tė ardhmen do tė vazhdojė edhe nė pjesė tė tjera nė kufi me Shqipėrinė aty kah Qafa e Prushit, Morina, Vermica…Kėshtu qė, do tė kemi patrullime tė pėrbashkėta, gjatė gjithė vijės sė gjelbėr tė kufirit Kosovė-Shqipėri“-thotė kolonel Ragip Bunjaku, ndihmės i komisarit tė policisė.

Pėrderisa, Hysni Burgaj, komisar I policisė kufitare pėr rajonin e Kukėsit thotė se: “Kjo ėshtė njė shenjė e mirė e bashkėpunimit nė kontrollin e linjės sė gjelbėr, hyrjeve ilegale dhe kundėr organizimit tė krimit. Le tė jetė njė shėrbim i mbarė, efektiv nė lejimin e kalimeve legale, krejtėsisht tė lehta nė tė dyja palėt dhe kontroll tė rreptė  tė kufirit tė gjelbėr pėr tė dyja palėt pėr tė parandaluar trafiqet e paligjshme dhe krimin e organizuar“.

Kjo ėshtė herė e parė qė forcat e sigurisė nga Kosova dhe Shqipėria, do tė patrullojnė bashkėrisht me qėllim tė parandalimit tė thyerjeve ilegale tė kufirit dhe tė kontrabandės.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org