Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

“Rasti I parė ėshtė paraqitur nė fillim tė kėtij viti, ndėrsa mė i fundit ishte ai i para njė jave. Mirėpo, janė raste individuale dhe jo me persona qė identifikohen me ndonjė emblemė apo me ndonjė formacion paraushtarak“.

Kėto tė dhėna sjell pėr DW-nė, kolonel Musli Kololli, zėvendės komandant I operativės sė SHPK-sė, nė Rajonin e Prizrenit, sipas tė cilit numri i rasteve tė tilla ėshtė i njėjtė me vitet paraprake. Duke qėnė edhe shef I hetimeve, colonel Kololli e njeh nga afėr menyren e veprimit tė personave tė maskuar.

“Shkojnė nėpėr hyrje tė banesave dhe verejnė kuverta nga posta, fatura nga ujėsjellėsi apo nga rryma, dhe kėshtu vinė nė perfundim se personat gjinden nė pushime dhe pastaj, ato banesa janė pre e thyerjeve dhe plaēkitjeve. Zakonisht, ata plaēkisin aty pėr aty, ēka gjejnė. Mirėpo pre e tyre janė tė hollat, floriri dhe gjesende tė cilat mund t’I bartin lehtė dhe t’I zhpenzojnė apo t’I shesin”.

Operativa Rajonale e SHPK-sė, nė Prizren, kohėve tė fundit ka dalė edhe me planin operativ tė njohur si „Dasmat e Sigurta“, pėr tė penguar dukurinė e shkrepjes sė armėve nga ana e dasmorėve, me ēfarė rrezikohet jeta e pjesėmarrėsve dhe kalimtarėt e rastit, njėkohėsisht. Varja nė dritare tė automjeteve dhe ndaljet nėpėr udhėkryqe qė pengojnė qarkullimin, sipas colonel Kolollit, janė lloje tė tjera  tė sjelljeve joserioze tė qytetarėve.

“Bėj apel te qytetarėt qė tė kemi qasje me serioze, sepse nuk do tė tolerohen veprime tė tilla”.

Nė Rajonin e Pejės, papėrgjegjėsia e disa individėve shkon edhe mė larg. Tė dielėn, pėr shkak tė njė alarmi tė rrjeshėm pėr hedhjen nė ajr tė njė moteli bashkė me pishinėn nė fshatin Ramun tė Pejės, u bė  evakuimi I mė se 200 qytetarėve tė cilėt gjendeshin nė njė pishinė. Ndėrkohė qė, sulme nga persona tė maskuar nuk ka vetėm nė Rajonin e Prizrenit. Me 5 korrik, Komanda Rajonale e SHPK-sė nė Pejė, pėrmes njė komunikate njoftoi se pesė anėtarė tė njė familje nė fshatin Damjan tė Gjakovės janė plaēkitur dhe janė keqtrajtuar nga tre persona tė maskuar e tė armatosur. Shėrbimi Policor i Kosovės, brėnda asaj dite ndaloi katėr persona tė dyshuar, ndėrsa organet e rendit mbetėn nė kėrkim tė tė dyshuarve tė tjerė. Tė hėnėn, kolonel Ahmet Hasi, komandant i Shtabit Rajonal tė SHPK-sė, nė Pejė, nė njė konferencė pėr media deklaroi se falė angazhimit tė SHPK-sė dhe tė bashkėpunimit me qytetarėt janė paraburgosur dy persona tė dyshuar pėr rastin. Ata janė njė femėr dhe njė mashkull nga fshati Meje, tė cilėt, sipas kolonelit, jo fort larg kanė maltretuar dhe kanė plaēkitur edhe njė familje tė Mejes. Tė dyshuarit, me urdhėr tė prokurorit tė Qarkut tė Pejės, janė dėrguar nė paraburgim 30-tė ditėsh, ndėrkaq personat e tjerė tė involvuar nė plaēkitje ndodhen nė arrati.

“Ne jemi duke punuar nė hetimin e kėtyre rasteve dhe deri mė tani, e them me pėrgjegjėsi se Rajoni I Prizrenit ka pas korr suksese mjaft tė mira”-thotė Musli Kololli, zėvendėskomandant I Shtabit Rajonal tė SHPK-sė, nė Prizren, pėrderisa komandanti I Shtabit Rajonal te SHPK-se, nė Pejė, Ahmet Hasi, premton:

 “Shumė shpejt do t’ua heqim maskat dhe do t’I bėjmė pasqyrė para organeve tė drejtėsisė dhe tė gjithė shoqėrisė”.

Sipas raportit tė policisė, gjatė kėsaj jave pėr shkak te inicidenteve tė ndryshme, nė Rajonin e Pejės, janė arrestuar 62 persona, 27 prej tė cilėve janė paraburgosur.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org