Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Komuna e Decanit, ėshtė njė komunė specifike nė krahasim me komunat tjera nė Rajonin e Pejės, meqė asnjė familje serbe apo malazeze nuk ka mbetur kėtu pas luftės pėrveē murgjve nė manastirin e Deēanit. Prej atje, ati Sava Janjic: "Ne apelojme pa nda qė edhe kjo tė mundėsohet dhe shumica shqiptare tė tregojė mė shumė shenja tė vullnetit tė mirė, nė mėnyrė qė serbėt tė kthehen dhe tė jetojnė me fqinjtė qė kanmė jetuar mė parė. Kjo pėr ne si manastir, do tė jetė njė gėzim I madh"! Me 18 tetor u miratua koncept dokumenti I parė pėr kthim dhe integrim nga Kėshilli Danez pėr Refugjatė(DRC), I cili pėrfshin ndėrtimin e 25 shtėpive nė katėr fshatra tė Deēanit. Por, moskthimi i tė zhvendosurve serb nė Kosovė, dekurajon kėto organizata-mendon Halil Tolaj, shef i ekzkutivit nė Kuvendin Komunal tė Deēanit. „Kemi parė nėpėr Kosovė fshatra me nga 40-50 shtėpi dhe prapė janė tė pabanueshme. Pra, ndėrtohen e nuk bėhet kthimi. Dhe, kjo ėshtė fatkeqėsia“. Boris Lepojeviē nga Kėshilli Danez pėr Refugjate, nė Kralevė: „Kushtet tek duhet tė krijohen. Dhe ne do tė punojmė nė kėtė me kolegėt e DRC-sė nė Kosovė, qė tė pėrgatisim terrenin pėr kthim tė tė zhvendosurve serb nė shtėpitė e tyre“ Kėshilli Danez pėr Refugjatė, ka pėrkrahur vizitat „Shko dhe Shiko“, nė kuadėr tė tė cilave serbėve tė zhvendosur deēanas nė Serbi dhe nė Mal tė Zi, iu mundėsohet tė shohin pronat e veta. Besim Ukaj nga Kėshilli Danez pėr Refugjatė(DRC), nė Kosovė, vjen me mendimin e banoreve tė fshatit Dashinoc, tė cilėt thonė se: “Nuk janė kundėr kthimit, se jeni tė merėseardhur. Por, nga ju pritet qė ta pranoni realitetin e ri nė Kosove, tė pranoni tė gjitha institucionet e saj dhe tė jeni njėsoj-kosovarė sikurse edhe ata. Atėherė jeni tė mirėseardhur!“ Por, si trajtohen serbėt e Kosovės tė cilėt qe tetė vjet jetojnė si tė zhvendosur nė Serbi? Milanka Popovic nga Deēani dhe Radoje Spalojeviē nga Dashinoci, tė cilėt jetojnė si tė zhvendosur nė Kragujevc dhe nė Kralevė, dėshmojnė: “Kurrqysh! Banojmė me qira. Na rrisin qiranė panadalur dhe kur s’kemi tė paguajmė, duhet tė dalim prej aty. Nėntė banesa i kam ndėruar deri mė tash nė Serbi. Nuk na lėnė tė punojmė dhe edhe kur punojmė, s’na paguajnė. S’po na donė hiē. Na thone shkoni prej nga keni ardhė. Na thėrrasin shqiptare!”-thotė Milanka. „Mirė, pėr kėtė qė na thėrrasin „shiptari“ kjo le tė mbetet nė ndėrgjegjen e tyre-ndėrhyn Radoje. Por ata na trajtojnė sikur tė ishim tė klasės sė dhjetė, sikur tė mos kishim qėnė nė shkollė kurrė, sikur tė ishim ca dele tė qethura. Pra, nuk mund tė rregullosh asgjė, as edhe njė dokument ta nxjerrėsh pa tė maltertuar me dhjetėra herė derisa ta sjellin shpirtin te hunda. Jemi tė nėnēmuar pafundėsisht! A don tė thotė kjo se serbėt e Kosovės janė vetėm njė objekt i cili shfrytėzohet pėr interesat e Serbisė? „Paj, kėtė nuk di ta them unė! Por, e di se ne i pėrkasim Kosoves. Kėtu ėshtė jeta jonė, kėtu ėshtė toka jonė-edhe juaja, sigurisht! Ne duam qė tė jetojmė nė fqinjėsi tė mirė siē kemi jetuar dikur dhe kurrė mė tė mos ketė luftė, vrasje madje as edhe grindje, por tė jetojme bukur dhe nė harmoni!“ Nė Komunen e Decanit, i cili ėshtė i banuar me rreth 60.000 banorė, pėrvec shumicės shqiptare, jetojnė 10 familje boshnjake, 2 familje ashkalij, 65 familje egjiptiane dhe 4 familje rome, pėrderisa nga familjet serbe vetėm njė kosniderohet e kthyer. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |