Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
"...Une jam banori I fundit qe jam shpergnul prej Belleje...Katragjysh e babe e bagjysh e une, nonstop kemi jetu ne Belle deri ne luften e fundit. Edhe femija qaty me kane lind. Qaty kam jetue. E n'qet luften e fundit jam terhjek prej bellese, se kam pas frike...Keshtu, po t'iu hi rend: Selmon Syla, Syle alia, Imer Elezi,elez hasani,hasan Alia.Shtate faqe une e di si mi ka kallxue baba. Nuk jane te vogla ato. Ajo toke o kone e Strellcit, perpara, se ti strellcjone je! E e kane ble bellagjite prej Strellcit e kane jetue qaty. Bellagjite, prej isniqit jane dale qaty. A jane kane ato vrasje e gnaterresa te mocme qysh I kane pas, e jane terhjek e jane dale atje. Ne tri pjese dahet Bellaja, Belleja e ulet, e mesme edhe e epra. Ne te epren kane pjese edhe Balajt e Isniqit,kane livadhe e toka private I kane aty". 72 vjecari Selmon Elezaj eshte vetem njeri prej banoreve te fshatit Bella, te cilet sot jetojne te shperndare neper fshatra te Dukagjinit. Emrin e ketij fshati te njohur per malesore trima e te pathyer, I cili shtrihet ne anen e djathte te Kanionit te Decanit, e gjejme qe ne kohen e Skenderbeut, pastaj ne shenimet gjeografike per territorin e Kosoves te Katib Qelebiut, me 1635, si dhe ne shenimet e konsullit rus, Jastrebov, me 1879. Mg.Avdyl Hoxha,historian, vjen me shenimet historiografike: "Bellaja shtrihet ne bregun e majte te Lumbardhit, ne veriperendim te Decanit, nje fshat malor te Alpeve Shqiptare, gjashte kilometra mbi Manastir. Si fshat eshte nda ne tri pjese: Belleja e eperme e mesme dhe e ulet. Dhe ne kete gjendje ka ekzistu edhe deri me tani. Ne, shenimet e para I kemi qe nga koha e Skenderbeut. Mirepo, ne vitin 1635 edhe Qelebiu, e permend si territor dhe gjindet ne harten dhe shenimet gjeogrfike te shenuara nga ky. Dmth.territory I Kosoves, me nje venbanim bukur te madh dhe ne ekte menyre ai I ka nda duke thene se ne Belene e ulet kane jetue familjet me mbiemrin Qekaj,Ahmetaj, Ivanaj dhe Alijaj...Nga viti 1879, pas lidhjes e Prizrenit, e kemi nga Jastrebovi, nje konsull rus I cili ka dhene disa shenime ne lidhje me Bellene. Edhe thoshte se ne vitin 1879 ne kete pjrse kane jrtue dhjete familje, kurse te gjitha familjrt kane qene shqiptare". Ne kete fshat te Alpeve shqiptare, dikur gjallonte jeta. Ne kasollet ne gji te pyllit, gjenin strehe kreshniket. Aty u lind Hazir Laha e Dervish Ceku, aty gjeti strehe Ise Boletini, prej aty rrjedh edhe heroi I Koshares, Sali Ceku. Lashtesine e ketij fshati malor, rreth gjashte kilometra mbi Manasitirn e Decanit, deshmojne edhe varreza qindravjecare. Kryqet e gravuara ne gure varresh jane deshmi e konvertimit te banoreve te ketushem nga katolike ne muslimane. „Qyre...I sheh vorret si jane para 400 vjete qaty...Para 400 vjete!"-thote plaku Selmon. Duke qene strehe e perhershme e levizjeve shqiptare per liri, Belleja mbeti shenjester e vrasjeve, perndjekjeve e djegjeve te njepasnjeshme nga turqit, malazezet, Italianet e serbet. " Ne vitin 1913, jane lufterat ballkanike. Pragu I luftes se pare btoeroe, atehere kane qene Save Batarja e shume e shume te tjere, qe kane bere masakra te medha. Sipas disa shenimeve q ei kemi gjet nga Muharrem Carrabregu, ka shkruar qe ne krte kohe eshte bere nje masaker shume e madhe te cilen mund ta thirrim edhe Ploja e Bellese, e cila u dogj deri ne themel". Plaku Selmon Elezaj sjell rrefimin e gjysherve te tij: "Jane pushkatue bellagji aty 13 pernjehere ne nje oborr, prej Crnogorve. Nje muaj ma perpara jane dale aty, o kone nje Dervish Qeka I Bellese, ton jone ike gjindja aty, e ai o met aty, e e kane piushkatue e ia kane marr mustaqet,I kish pas te medha e ia kane qu ne kishe per muze. S'kane vanu e jane dale e ma kane pushkatue baben, babgjyshin,edhe te birin e migjes se babgjyshit,vec 13-te I kane pushkatue…Toni, prape jane dale ne Belle e I kane marre 13 femije 15 deri ne 10 vjec, edhe nje plak me ta, e I kane qit n'Gryke ne te gjashtin kilometer tash qe I thone edhe I kane pushaktue qaty, I kane lanw te dekun.Tani,sa here jane dale,here nje e here dy,ku kane mujte me I nxane.Edhe prape se prape s'e kane leshue Bellen bellagjite,se s'kane pas ku me shkue,ne vend t'vetin jane kone"! "Shenimet histroike ne vitin 1921, thone se Belleja eshte djeg nga forcat okupuese serbo malazeze, pas formimit te Mbretesirse serbo-kroate sllovene. Aty jane djeg e ter lagjja, jane vra apo masakru 33 banore prej atyre dhjete familejeve qe kane qene atje-thote historiani Hoxha. Perkunder vrasjeve dhe djegjeve, banoret nuk leshojne vatrat e bera shkrumb e hi. "...Per se tretit jemi djeg ne te 43-ten na ka djeg Italia e bo rrafsh me toke, ata si e mrri mire ato taman e njoh mire te djegnen tone. 35 anetar familjeje jemi kane shpia jone, ne ate kohe ne Bella kur na ka djeg e bo rrafsh me toke... Mg.Avdyl Hoxha, historian: "Belleja gjithmone ka qene qedhe e luftetareve shqiptar per liri, O ra ne sy te pushtuesve te njepasnjeshem, duke filluar qe nga eporandoira turke e deri ne ditet e sotme, deri ne viti 99". " Vec me na shperngul! Aty Turqia I aka nis. Bellagjite I kane kudnershtue Turqise, se 'sua kane dhane te drejtat sa duhet,Se katragjyshi jem e kane mare atye kane que ne Nish e e kane pushkatue. Toni, Lane Halilin e bellase e kane djeg ushtria e Turqise e ba rrafsh me toke per Isa Boletinin,Se ka nejt ne Bella.e gjithmone ka vujt per qeto sende Belleja,po kurre nuk e ka leshue... Po, prape I kemi ndertu edhe kemi jetu aty, deri ne kete lufte...“ Fshati Belle vazhdoi te jete i banuar deri ne vitin 1960. Kushtet e veshtira ekonomike, mungesa e shkolles dhe presionet tjera, I detyruan keta malsor qe nje nga nje te shperngulen dhe te shperndahen neper fshatra te Dukagjinit. ".....Pale mas pale jane ardhe tuj u shperngul, se nŽBelle shkolle nuk na bane... Me e pas shkollen, vec shkollen me e pas pas,une per dynja....as tjeeret se kishin leshue-thote Selmon Elezaj. Cdonjeri sot jemi te shkepun ne Brolic, e n'Prapaqan, ne 'Dubovike e shkaku I shkolles. Kemi ble qaq sa kemi pas mundesi. Une ma teper kam pas te marrun prej Belleje sesa qe mar prej toke qe e kam ketu. Se kam pas toke ma shume, e ketu krejt I kam nje hektar. Atje I kam pas tre hektar, pervec malit, edhe gjone I kam majte atje. Deri ne lkufte I kam pas 25 vopa lope edhe jam kone vec me qeta femiejt e mi. Por, u ba lufta...Besa edhe frika,na u ka desht me u ndal ketu!".. ."Me e pas mundesine, me I pas kushtet une qaty e kam pas perfundue krejt jeten teme me e bo. Edhe familja jeme nuk o kone kunder asaj pune. Se, vend sic I thone nje fajle per fukara asht aty. Mundesh me jetu me gjithcka. Drunin e ke ngat,kullosen e gjose e ki ngat,livadhe kemi pas bukur shume,punue I kemi mire edhe kemi ejtue mire.Po,rrugen nuk e patem,shkollen nuk e patem, edhe u desh me ardhe tuj e leshue pal mas pale. Deri, une I mrami jam qe e kam leshue"! Avdyl Hoxha vjen me pikepamjet e tij: "...Aryseja ishte se ishte nje fshat ne afersi te manasitrit te Decanit dhe sigurisht poltika hegjemoniste serbe ka pas per detyre edhe te pastroj teritoirn rreth manasitirt, pra rreth vetes…Belleja eshte nje nder fshatrat me te vjetra te komunes ee Decanit, eshte nje fsaht I cili ka luajt nje rol shumet emadh ne kultivimin edhe te brelgrotirse por ka pas nje rendesi shume te mdha sepse beltaria ka qene intensive dhe njihet per prodhimin e mjaltes edhe ne kohera shume te ehrshmeKjo na ttregon se fsahti ka qene I banuar dhe ka qene pengese bukru e madhe per manstirn e Decanit, I cili ka dehsiru qe territoirn e vet mbi manasitri te mos kete fhsatra e banore. Me inciativen e fundit ia ka dale,qe ne kohen e fundit I kemi ekstra zonat,te cilat per momentin jane faktikisht ne I njohim si vije politike e jo si vije tjeter. Ne prill te vitit 2005 ish kryeadministratori Petersen, me ane te nje aktvendimi, 800 hektar perreth Manasitirt te Decanit I shpalli Zone te Interesit te Vecante. Zone e mbrojtur apo zone e shkretuar, pyet plaku per fshatin me kasolle druri e shtepi guri, ne te cilin 80 familjeve iu ndalohet rikthimi ne vatrat e vjetra. "…E kam pas shpine e gurit te mbulueme me qeremine. Edhe shpia jeme, se e kane djeg edhe qetash ne kete luften e fundit, po, shpine teme e pozllomet e love m'I kane djeg…Sot, si po thote kisha jane te mite, ata I kemi prej babe e babgjysh e katragjysh, ne kohen e komunistit une e kam nxjerr edhe skicen e malit prej kadastres“. Cfare marredheniesh kishin banoret e fshatit Belle me perfaqesuesit e dikurshem te Manastirit? "Kurnnji pike te mira s'I kemi pas! Kurse na zapoi gjysmen e bjeshkes,ku me pas marredhenie me kishen na? I ka then migja e babes jem, ti me erdhe deri qewtu e me hine edhe ne toke te punume,masanej jete ti s'kije n'kishe e une ne Bella. Na njoni se te dy s'mundem me rrnue! Deri qatu I kane cue sendet. E ka bo lazem gjandaret e Serbise me rreh bellagji rreth qatune fjaleve. E ka pas forcen, shkije jone kone ata.per ne jane kane armiq tonet gjithmone..." Dhe si erdhi deri te kjo? "Qyre, cika jeme! Tash po ta nis qyshkur I ka hy sherri Bellese. Te 32-ten sene kisha paska pa marre kadastren edhe gjandaret e Serbise, edhe I ka hy te Vorri I Haxhi Tishukut kho poshte e asht shku per ate rruge ku u endshin Bellagjite, se ketu nuk ka pas rruge,ne 47 vec ka filue ajo, per rruge o dale drejt e ne katund, te Bellese se Ulet. Edhe baba jem kish pas thone:"Ku je kah shkon?A po e sheh si m'hine ne katund?"E kane zapue qat bjeshke tonen, prej te Guri me Byth n'Uje qe I thone m'I Kishe te Decanit e deri aty, se o kane te Bellase e kane zapue.Ka thone e kam kishen ne Belle”. Afresket e kesaj kishe te vogel rimokatolike e cila njihet me toponimin „Shpella e zeze“, deri vone i qendruan kohes. "…Osht nje shpelle ner katund aty,Jone kone do syreta,jone kone do shkrojna te shkrume edhe sot pak shihen.Ky migja I babes tem I ka thone:"kurre qajo kishe e jotja s'eshte.Ajo kishe eshte osht e jemja. Edhe me kembengulje nuk e ka lene te kisha…E rimeve! Rimljan jone kone ata qe e kane pas ate kishe. Ata u folke heret, katolike! E jane qart. Popi ka then gjithqysh une du me shku deri aty,me e marr deri te kisha.Plaki ka thene:Ti n'kishe te Decanit e une ne Bella, na rrnese nuk kem. A ka si t'vras,ja m'vret!" E kane boe me shku e me e marr frratin ne kishe te katolikeve ne Peje. Asht ardhe e ka lexue e ka thene:"Qekjo eshte kishe katolike. Nuk asht sllave. E e ekane qit granicen athere.Kishen e kane lene ne hyqem te Bellese, ate granice I kane meshue teposhte e ora ne Bistice, e ka keput e e ka ba te vett...E prape atehere jane met tuj u shty me kishe.Kisha jo ky asht mal I jemi, Bellagjite osht I joni. Deri ne perfundim te Serbise,as nuk e ka shfrytezu kisha as na,se o kone konflikt.edhe nuk ka pas rruge me e shfrytezue at mal. Kur hyni partia ia murr kishes e na mur ne, shteti e mur,ervec qatyne cka e kemi pa toke te punuar, edhe Bellaja I ka 92 hektar". Ne hapesiren e zones se mbrojtur eshte perfshre edhe nje pjese e Bellase se Poshtme: "...Aty kah asht katundi, rreth e rreth katundit I kemi 92 hektar mal ton, si I kemi shfrytezu non-stop. Tash po thone jo mbrojtje e kishes e s'di cka po thone...Ne si Selmon me familje teme I kam tre hektar toke te punueme. Livadhe e ara. Atje kemi mbjell edhe kollomoc. Kemi mbjell pasul, kemi mbjell kompira edhe kam edhe nje pejse mal,nja tre hektar mal te mire. A po besa,une e kam edhe me fotografim te ballones, si o kon dale te 92-ten. Me kadaster, token e punueme,e malin nuk na kane pas fotografue. Malin jo, shkaki si na I patem bo shenjat per ballonepor na menfume se qatehere po fotografohet. Nuk u fotografue. Bjeshkes I dul dushki, I ka mshel shenjat e nuk I ka pa. A n'flete poseduese gjindet 98 hektar mal te bellese se ulet. Qata o kah bon fjale kisha, se ne bella te Mesme nuk ka problem gjo, vec ne Belle te ulet". Sa kane te drejte mbi pronen e tyre banoret e Bellese, pas shpalljes se kesaj hapsire zone e mbrojtur? "Na per qysh po e flasim,qe dy vjet nuk na kane dhane reshenje me zhdjer dru poshte. Para dy vjete na e kemi marr. Po tash, gjoja si po thone osht zone e mbrojtur. Une nuk e di qsyh ka me kone ajo zone e kishes kur deri ne qet kohe, te Serbise, si o cu Serbia pa qesaj lufte, vet kadastra na ka dhene skicen e malit, cka mal kem e cka toke kemi prej 32-tes sene si jane zapue disa bjeshke toka si I ka marr agrari ne ate kohe.E tash. Pse me pas te drejte kisha ty? Nuk e di une qysh. Une gjithqysh, edhe si jam plak sot, nashti bash ne qet vere mendoj me dal ne bjeshke...E kam stanin edhe dal e jetoj. Ne toke teme e ne vend tem...Vallahi, vec n'ma marshin shpritin se n'dalsha n'ate vend, kush me m'hejke s'me hjek. Keto po t'kalloxoj. Prej vendit tem s'ka kush si m'hjek.Mua s'ka mujt Serbia me m'hjek,jo me hjek sot ne kete kohe.Shume cudi jam kah boj! Une jam shume I befasuem ne keto sende! Qysh bon? Te perballur me friken per shpronesimin, 31 banore te Bellese dit me pare shprehne shqetesimet e tyre tek kryetari I kuvendit komunal. Imer Elezaj, djali I palkut Selmon, ishte njeri prej tyre: "Jemi kone me pa cka asht kah bahet ne komune, se komuna ka qene ata qe e kane pranue planin qe e ka ba ai Peterseni....S'mundem me e shfrytezu pronen. E kemi pronen ne Belle. Une jam le edhe deri I kam ba shtate vjet,une kam lind atje. Kush s'eshte itneresue per neve. S'jane kane kurrkush edhe s'iu ka interesu. Korrkond hic s'e kane vet vec e kane bere ate thjesht si kurgjo. S'eshte e drejt!" "Caktimi i Zones se Vecante ne baze te ketij vendimi, ne asnje menyre nuk cenon te drejtat themelore te tituallreve te prones,e cila ndodheet ne ekte zone“-thuhet ne piken e gjashte te vendimit ekzekutiv 2005/5 nuk cenohet i cili eshte futur ne Pakon e Ahtisarit pa asnje ndryshim. "Po de, toka asht sikur me thane...Asht hona nelt,jotja osht,edhe mire boll,le t'rrin ajo atje. Njesoj osht!...Ku me ndejt na? Duhet me e pas te nderuar aty. Don te thote I kemi pas 230 kvadrat. Asht e djegne. S'kem pas, s'kem mudnesi me e rregullue". Une per veti po pres edhe pak. A te fundi, nashta duhet me dale edhe kacak me e mbrojte pasurine tane. Se eshte nje apsuri qe jam lind e jam rrit qatje. Nuk pranojme me e dhan. As me kompenzim jo". Edhe plaku 72 vjecar Selmon Elezaj, sjell realitetin e hidhur: "Gjithmone kem te shtypun, edhe gjithmone kemi vujt per komb e per atdhe. Bellegjite nuk kane vujt per tjetergjo, vec per qeta.kane nejte njerezit e mecem, njerezit luftetare,te bellagjite,qaty kane hanger buke, kane rrnue,qaty I kane majte e per ata I ka njek e zeza bellajite,e I kane pushaktue e I kane djeg, kane bo cmos ne ne!“... "Kemi vujte ne ate vend sa s'ka. Mos me pas kone vendi jone, ne toke t'huj nuk kishim ndejte,nuk kishim shkue,vendin tone,por na e kemi dite se osht tonet dhe per jete na ata s'e leshojme. Nuk e leshojme. S'mundemi me e hup pasurine tone!" Plaku 73 vjec zbret tatepjetes kokulur. Ai, dashur pa dashur i kthen kurrizin fshatit ku kishte lene jeten, edhe pse do donte qe edhe frymen e fundit ta lente ne vatren e vjeter“. Ajete Beqiraj,Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kontakt - kosova.org |