Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Amiri flokėverdhė prezantohet me emrin e tij komplet, “Amil Demukaj”. Trenjaku flokėgėshtenjė, Almuidi tregon me gishtin e vogėl tė tri ciftelitė e varura mbi tre shtretėrit e radhitur pranė murit. Derisa, motra flokėkuqrremtė, Fiona, tregon emrin dhe moshėn e saj njėkohėsisht. Prindėrit fatlumė janė Xufė dhe Rasim Demukaj, tė cilėt lajmi pėr trenjakėt qė nė lindjen e parė, nė fillim I kish tmerruar. “Kur mė thanė se kam trenjakė, u tmerrova.”Cka u ba kėshtu me mu”?-thashė. Nė bazė tė Ligjit pėr Ndihmė Sociale tė Kosovės 2005/15, njė ndėr
kriteret qė parashtruesi I kėrkesės tė gėzojė ndihmė sociale ėshtė tė ketė
njė fėmijė nėn moshėn pesė vjecare. Kwtw e konfirmon edhe Rifat Haxhaj,
nga Qendra pėr Punė dhe Mirėqenie Sociale, nw Deēan, Por, familjes Demukaj
nga Decani nuk I ndihmon as fakti se kanė trenjakė. Ata si ndihmė sociale,
ata sot marrin vetėm 60 euro nė muaj. Por, kjo nuk ėshtė pengesė pėr lumturi
nė kėtė familje, e cila rritet bashkė me fėmijėt. “Pastaj, unė as s’mund tė flija nga gėzimi. Ėshtė njė kėnaqėsi, tė bėjnė tė lumtur, s’mund tė rrish pa ta. Por,as kėta s’munden pa njėri tjetrin”-thotė e ėma. Babai, Rasim Demukaj ėshtė I lumtur dhe mbėshtet bashkėshorten e tij, duke thėnė se “qėprejse I ka falė Zoti, nuk jam ndarė prej tyre”. Tė lindur me njė peshė minimale prej 1 e 300 deri nė 1 kg e 600 g, asnjėri nuk besonte se trenjakėt do tė mbijetonin. Por, ndodhi mrekullia dhe ata sot bredhin e gugurojnė nėpėr dhomė si tre pėllumba. Babagjyshi Dush Rrusta, ėshtė I vetdishem bekimit nė pleqėrinė e tij tė thellė. “Kur bie me fjet, tetanė vinė e mė binė pėrsipėr”. Pėrkrah gėzimit, plaku 80 vjecar ka dro pėr tė ardhmen e pasardhėsve tė tij: “A din pėr shka? I nijsha pleqtė kur thojshin, “send ma keq nuk ka se mos me pas kond me ndrru muhabet. E sot jemi qaty! As me njė njeri nuk ki me fol muhabet tė skjartė e pa vesvese. Kur nuk tė dua unė ty si njeri, aty as bereqet as nder, nuk ka as s’ka me pas”. Ne familjen Demukaj dhe trenjaket Plaku, I cili jetoi nė pėriudha tė ndryshme, pėr udhėheqsinė bashkėkohore tė Kosovės, sjell keshilla nga thesari I traditės: “Ai qė ka bo gabime, ni herė e dy, ia kanė marrė kaun, ia kanė pre te gjamia e mishin ua kanė dhanė fukarave. Udhėheqėsia duhet me fol nėrmjetveti, kah na qet ma mirė? E kur bohet derti si dert, aty ka me pas bereqet e ka me pas ardhmėni”. Almuidi flokegėshtenjė, me fytyren e njomė tashmė gudulistė mjekrėn e ashpėr tė gjyshit. Motra dhe vėllai trenjakė I hidhen nė prehėr sikur tė bėnin garė se kush do ta pėrqafonte I pari. Ata, me intuitėn e fėmijes sikur parandjenin, se e ardhmja premtonte mė shumė se e tashmja, sigurisht! Ajete Beqiraj, Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |