Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Tradicionalisht, si religjion I njohur ndėr shekuj nė Kosovė ėshtė krishterizmi katolik. Me rėnjen e Kosovės nėn pushtues tė ndryshėm, nė territorin e saj u shtri edhe besimi ortodoks si dhe ai musliman, pėrderisa, me pėrfundimin e luftės nė vitin ’99, misionarė tė ndryshėm si nga perėndimi poashtu edhe nga lindja, vėrshuan me organizime tė reja besimesh.

Bashkėsia Adventiste apo Festa e Ditės sė Shtatė, qė nėnkupton shfaqjen e dukshme tė krijuesit, ka selinė nė Gjakovė. Sipas Diana Dakės, pastore e kėsaj bashkėsie: „Besimi jonė bazohet nė Dhjatėn e re dhe nė Dhjatėn e Vjetėr. Saktėsisht, besimi i njėjtė tė cilin e besonte Adami dhe Eva, Noah, dhe vet Abrahami, baba i tė gjitha feve. Tė njėjtat rregulla, tė njėjtin ligj, tė cilin Zoti me gishtine vet ia dha Moisiut nė Malin e Sinajit“.

Diana Daka, teologe e diplomuar e Bashkėsisė Adventiste, nuk pėrjashton mundėsinė se nga misionarė tė pandėrgjegjshėm po blihet shpirti e njerėzve tė varfėr, nė Kosovė, nė shkėmbim tė besimit.

„Mjerisht, ka njerėz qė veprojnė dhe ashtu. Njė mėnyrė shumė  e cekėt,e pahiishme dhe jo e drejtė“.

Numri I besimtarėve katolikė, nė Kosovė arrin nė 65.000, ndėrkohė qė nė diasporė jetojnė edhe rreth 40.000 tė tjerė. Dr. Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkvisė sė Kosovės, mendon se Kosova nuk ėshtė vend I duhur pėr sekte.

“Nuk jam I mendimit se kanė gjetė njė terren tė plleshėm. Ju e dini se derisa te ketė fonde dhe leverdi ekonomike do mund tė shtrihen. Por, me rimėkėmbjen ekonomike sekti nė Kosove nuk ka ndonjė tė ardhme e mos tė flas se mund tė ėndėrrojnė besimin e besimtarėve, qoftė katolikė, muslimanė apo ortodoksė“.

Shpėrndarja e sekteve tė reja kėrcėnon respektin e ndėrsjellė tradicional I cili ka ekzistuar nė mes tė pėrfaqsuesve tė vėrtet tė tė tria besimeve-mendon pėrfaqėsuesi I Manastirit tė Deēanit Sava Janjiē. Ati ortodoks, pėr Deutsche Ėelle-n para pak kohe pat deklaruar:

"Janė shumė tė rrezikshme, se nė njėfare mėnyre, mund tė rrėnojnė respektin e ndėrsjellė nė mes tė pėrfaqėsuesve tė vėrtet tė besimeve tradicionale. Mendoj se nga keto bashkesi do duhej te shihej rreziku nga sektet e reja, tė cilat mund tė sjellin disharmoni. Por, ne besojmė dhe shpresojmė se besimtarėt e kėsaj ane do tė ruajnė vullnetin e mirė dhe tė mos lejojnė qė besimi tė keqpėrdoret pėr ēfarėdo qėllimi tjetėr pėrveē atij qė duhet t’i shėrbejė: qė njerėzit tė jetojnė nė paqe dhe nė respekt tė ndersjelle".

Dy besimet mė tė mėdha, Islami dhe Krishterimi, nga pėrfaqėsues tė sekteve akuzohen pėr hipokrizi.

“Kuptohet, fetė mė tė mėdha; Flasin ndryshe-veprojne ndryshe. Nėqoftėse thuhet nė Bibel: “Mos vraj!”, ai vret. “Mos u merr me politikė!”, nė kisha bėhet politika mė e madhe-thotė Besnik Ulnika, i cili ndonėse rrjedh nga familje muslimane  thotė se tė vėrtetėn e ka gjetur nė radhėt e Dėshmtiarėve tė Jėhovait.

Dhe, pėrderisa nė mes tė qytetit tė Pejės veprojnė Dėshmitarė tė Jehovait, krejt nė perėndim tė saj, vepron Misioni i Krishterė Evropian. Tė ardhur para dy vjetesh nė Kosovė, ku pėrkrah islamit, katolicizmit, ortodoksizmit dhe hebraizmit, me njė ligj tė ri ndėr fetė e lira ėshtė pranuar edhe besimi protestant, ata veprojnė me emrin, “Rruga e Paqes“.

„Kisha protestante nė Kosovė predikon se njerėzit mund tė kenė njė lidhje direkte me Jezusin, dhe pėrmes tij do t'u falen mėkatet. Kėshtu, ata mund tė jenė tė sigurt se do tė jenė nė parajsė. Pra, ėshtė ky njė mesazh shprese, i domosdoshėm pėr kosovarėt,  ndėrkohė tė pashpresė pėr tė ardhmen. Kėshtu, vėshtirėsitė e jetės do t’i kalojnė me shpresėn se kur tė vdesin do tė jenė me Zotin nė parajsė“-thotė pastorja Primrose.

Besimi islam tashmė ėshtė njė fe dominuese, nė Kosovė, me 90 pėr qind tė popullatės. Mirėpo, mbulesa e tė rejave, mjekra e tė rinjve e sidomos manifestimi I besimit nė veshje tė parėndomta dhe nė rite tė ndryshme tė faljes, bėn qė ata tė etiketohen terroristė qė veprojnė nėn maskėn e besimtarit. Njė pėrgjigje pėr kėtė kėrkojmė nė Qarshi-Gjaminė e Pejės, e ndėrtuar qė nė vitin 1455.

"Njė gjė e tillė nuk qėndron-mohon imami i kėsaj gjamie, Musli Arifaj.

Unė mendoj se kėtė po e plason armiku, nė vazhdimėsi. Mė sė miri pėr kėtė flet nė ka pas probleme tė kėtij lloji, pas luftės nė Kosovė? Definitivisht, jo! Kjo ėshtė njė bindje e krijuar nga njerėz tė cilėt nuk dinė asgjė pėr islamin, njerėz tė cilėt asnjėherė nuk ballafaqohen me profesionistėt, pėr tė marrė pėrgjigjen e duhur "-

Nė Kosovė ekziston njė tradite e tri besimeve dominuese: besimi musliman, besimi katolik dhe ai ortodoks.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org