Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Nė prag tė 28 nėntorit, Dites sė Flamurit, nė vitin 2005, nėpėr sheshet e Prishtinės, pėr herė tė parė u shpalos publikisht flamuri I propozuar nga presidenti, Ibrahim Rugova. “Qeky flamur-tha, nuk osht veē pėr mua e pėr shqiptarėt e Kosovės, por ėshtė pėr mbarė popullin shqiptar, kudo qė janė. Ky flamur dardan, ka qenė para Skėnderbeut!” -kujton deklaratwn e presidentit Rugova, plaku Sheqer Dobraj. Prof. Shyqri Nimani, e ka parė kėtė nga afėr. “Ka qėnė njė hap shumė I guximshėm dhe pozitiv, poashtu pėr arsye se Rugova ka qenė patriot, njė njeri I cili ėshtė pėrkrahur masovikisht prej popullit tė Kosovės, por me shfgaqjen atij flamuri u bė ishte njė hendikep I madh, pasi qė ai edhe u dogj ai flamur...” Flamuri i Rugovės i njohur si Flamuri i Dardanisė, u quajt ‘i kontrabanduar’, ndėrsa akti i djegjes sė tij u krahasua me djegjet e flamurit serb, nė vitin 1981, nė sheshin e Prishtinės. Ai u dogj para ndėrtesės sė Kuvendit, me arsyetimin se pėr flamurin e ardhshėm tė shtetit tė Kosovės duhet tė pyeten qytetarėt e Kosovės dhe te vendos Parlamenti, por nė asnjė mėnyrė partitė politke e aq mė pak, kryetari. Po sot, kush vendos pėr simbolet e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės apo ē’kritere duhet plotėsuar? Nė konkursin e hapur me 13 qershor nga Grupi Punues pėr Simbolet, kriteret pėr flamurin dhe stemėn e Kosovės ishin qė: dizajni dhe skema e ngjyrave tė jenė tė thjeshta, pa fjalė, slogane apo moto; tė jenė unike, origjinale, tė dallueshme dhe qė pasqyrojnė aspiratat e popullit tė Kosovės pėr integrimin nė institucionet evroatlantike; qė propozimet t’i pėrmbahen frymės dhe pėrmbajtjes sė propozimit gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos paraqesin apo tė ngjajnė me flamurin dhe stemėn e cilitdo shtet, parti politike, lėvizje apo institucioni tė Kosovės; qė nė flamur dhe stemė, tė mos pėrdorej simbol shqiponje si dhe tė pėrdorej vetėm skema e ngjyrave kuq e zi ose kuq, bardh e kaltėr. Kufizime tė tilla ishin njė sfidė e madhe pėr artistėt, pjesėmarrės nė konkurs, thotė Shyqri Nimani, dizajner dhe historian i artit, pėr tė cilin mėnyra e pėrzgjedhjes sė simboleve tė Kosoves ėshtė imponim, fund e krye. “Nuk mbahet mend ndonjėherė qė njė piktori t’I thuhet se s’mund tė prrdorėsh kėtė element,kėtė ngjyrė apo tjetėr. Kjo ėshtė e pamundur…Nuk ka ndodh nė historinė e njerėzimit! Prandaj, unė kėtė e krahasoj me Hudinin, tė cilit ia lidhėn duart, e futėn nė njė arkė tė mbyllėn me zignjir dhe e lėshuan nė oqean. Ndėrsa ai ia doli tė dalė nga arka. Prandaj, edhe dizajnerėt kosovare e kanė shumė tė vėshtirė qė ta bėjnė njė zgjidhje, e cila do tė jetė e kėnaqshme pėr popullin e Kosovės”. Me 27 qershor, u mbyll konkursi 14 ditor pėr simbolet e Kosovės, flamurin dhe stemen. Hajredin Kuēi, kryetar I Grupit Punues garnton “njė pėrzgjedhje tė drejtė, e cila do t’I plotėsoj kriteret, si nė kuptimin akademik poashtu edhe nė atė politik”. Se si do tė duket flamuri i Kosovės, hė pėr hė, nuk e di njeri. Por dihet se pėrkrah tė drejtės pėr pjesėmarrje, familja e presidentit Rugova nuk mori pjesė nė konkurs; njė zhgėnjim i madh ky, pėr adhuruesit e tij! „Flamurin e Rugovės n’mujshim me e mbajtė, mirė. Mos u baftė le ta hajė dreqi krejt!“-thote Ramadan Ukaj, nga Lumbardhi. „Vallahi, e du flamurin qė na ka qit zotnia, burri i krejt shqiptarėve nė dynja…Rugova!“-thotė Ali Kamaj, nga Strellci. Pėrderisa, Smajl Rrustemi, 79 vjeē nga Prilepi le zemrėn tė flasė: „ Vallahi, unė po flas shka di! Vdiē Rugova-vdiē Kosova!” Sidoqoftė, pėrkrah mundėsisė sė dėshtimit tė procesit pėr pėrcaktimin e simboleve nėse dėshton miratimi I rezolutės pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, prof.Shyqri Nimani ėshtė I bindur se Flamuri I Dardanisė, ka zėnė vend nė historinė e popullit shqiptar: “Ai flamur ka hy nė histori dhe do ta ketė vendin nė histori“. Ajete Beqiraj-i patransmetuar |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |