Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Kjo ėshtė festė e goranėve dhe paraardhėsve tanė-festa mė e madhe pas festės sė Bajramit. Nė Gorė vi pothuaj cdo vit qė fėmijėt e mi tė mos e harrojnė traditėn gorane”-thotė Bajram Rashiti, boshnjak nga Gora, njėra nga tė dy pjesėt e komunės sė Dragashit, e banuar me boshnjakė. Kėtu dikur jetonin rren 18 mijė boshnjakė, pėrderisa prej tyre kanė mbetur vetėm 6 mijė, tė cilėt banojnė nėpėr 18 fshatra. “Rreth 99 pėr ēind tė goranėve janė shpėrngulur prej kėtu. Unė vi nga fshati Baēke, ku kanė mbetur 5-6 familje me 27 anėtarė, pėrderisa fshati i ka 130 shtėpi. Pėrkundėr tė gjithave, neve na tėrheq vendi ynė, prandaj i sjell fėmijėt ēdo vit, verė e dimėr”-thotė Bajram Rashiti. “Kam ardhur ne vendin tim posaqerisht per kete dite. Ketu eshte mrekulli, te gjithe jane nerjezit tane dhe jam e lumtur pse jam ketu”-thotėė, Alma Kamberi e cila ka ardhė nga Beogradi nė Dragash vetėm pėr festėn e Shėn Gjergjit. “ Shen Gjergji ėshtė njė festė unike dhe prandaj ne vimė sa herė kemi mundėsi. Viteve tė fundit vinim mė rrallė sepse situata ishte e tillė. Mirėpo, tash ēdo gjė po bie nė vendin e vet ngadalė dhe mund tė lėvizim me lirshėm. Tash kemi ardhė mė serbėt pa asnjė problem. Kėshtu qė urojmė qė cdo gjė tė bėhet edhe mė mirė!”-thotė Ragip Shaqiri, nga fshati Baēkė, i cili edhe pse me banim ėshtė nė Pirot ka kaluar 300 kilometra vetėm tė festojė Shen Gjergjin nė mėnyrėn gorane. Festa e Shėn Gjergjit, njė festė pagane e cila nga kisha ortodokse filloi tė kremtohet prej vitit 303, nė Kosovė ėshtė festė tradiconale. Ajo festohet nga tė gjitha kombesitė dhe nė forma tė ndryshme. Kremtimi i Shėn Gjergjit nė Gorė do tė zgjase deri me 11 maj. Nė nderim tė kohės kur banorėt e kėtyre anėve djemtė e vegjėl i veshnin me fustane t’i shpėtonin nga turqit qė i merrnin ushtarė, edhe pas pothuaj 1000 vjetėsh tė tėrheqjes se tyre nga Ballkani, nė vendin e quajtur Pėrroi i Keq, mbahet Maskenballi. Por, mbi tė gjitha, festa e Shėn Gjergjit pėr goranėt mbetet festė e rinisė, sepse nė kėtė lendinė gjelbėrore, zgjidhen vashat pėr nuse. “Vashat martohen me sė tepėrmi nė Shėn Gjergj, sepse goranėt gjithnjė vinė kėtu tė zgjedhin vajzat pėr djemtė e tyre”-rrėfen Bajram Rashiti, pėrderisa edhe nė kėte Shėn Gjergj vashat nė veshjen kombtare, prisnin njeriun e jetes te vinte te futej ne valle...Te vinte e t’ua kerkonte doren per nuse! Matanė, daullegjiu i mėshonte daulles me tė madhe. Ai shumė shpejt do tė luajė edhe nė dasma... Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |