Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
„Jemi shpėrngulur qė nė vitin “99, nė rrethana tashmė tė njohura. Tė gjithė jemi tė shkapėrderdhur nėpėr qendra kolektive tė Serbisė, ku jeta ėshtė nė skaj tė ekzistencės. Kemi parashtruar kėrkesen tė kthehemi menjėherė. Por, megjithėse I vonuar, ky rast erdhi dhe ne jemi kthyer nė vendlindje, nė qerdhen tonė ku njeriu ndjehet mė sė miri!“ Ėshtė ky 39 vjeēari, Radoman Jeremiē, i cili bashkė me nėnėn dhe me tė dy vėllezėrit, ka jetuar tetė vjet nė njė qendėr kolektive, nė Kralevė, sikurse edhe bashkėfshatarėt e tij nga Berkova. Rado Zhivkoviē, njėri ndėr tė 19 familjarėt e kthyer, ėshtė i lumtur teksa pėrcjell punimet rreth shtėpisė sė re, nė tė cilėn mezi pret tė vendoset bashkė me familjen e tij. “Kur t“ndreqet shpia, fill! Djali im, 26 vjeē mė pyet gjithė kohėn:”A ėshtė ndėrtu shpia?” A don me fol me tė?”-rrėfen Rado Zhivkoviē, I cili deri mė tash ka jetuar nė ēaēak, duke vazhduar rrėfimin me njė shqipe me dialekt. „Absolutisht nuk kemi kaluar mire, atje! Gjithēka paguhej, qiraja, rryma, uji, ushqimi. Veē njė vit kemi marrė ndihmė nga Kryqi i Kuq e pastaj, ėshtė dashur tė gjendemi vet. Se, kanė mendu se kemi pare shumė. Ju jeni prej Kosove, keni shit shiptarėve token atje e me thes t“markave keni ardhė kendej. „Pa shih kėtė shqiptarin!“-na thonė kur kalojmė. Iu them: „Shqiptarėt janė burra!“ 70 vjeēari, Milivoje Zhivkoviē, qė nga viti 1999 ka jetuar nėpėr qytete tė ndryshme tė Serbisė. „Jam I lumtur pse jam kthyer nė shtėpinė ku jam lindur dhe kam kaluar 60 vjet tė jetės. Kam ndjenjė tė mrekullueshme… Mė ėshtė rritur zemra! Lumi kėtu, ajri i pastėr, toka e mire, uji… Me t“u ndėrtuar shtėpia, do tė kthehemi tė gjithė. Nipi im mė thotė: „Gjyshi, po s“deshėn tė tjerėt, unė dhe ti do ikim patjetėr!“ E, kur kemi ikur ishte vetėm 4 vjeē!“ Projekti I financuar nga buxheti i konsoliduar i Kosovės, po implementohet nga Kuvendi Komunal I Klinės i cili bėn ndėrtimin e shtėpive si dhe nga Keshilli Danez pėr Refugjatė, i cili pėrkujdeset pėr sigurimin e ushqimit dhe tė bursave pėr krijimin e burimit tė tė ardhurave. Njė nga kėto mundėsi ėshtė edhe krijimi i njė ferme derrash. Besim Ukaj, nga Kėshilli Danez pėr Refugjate, na thotė mė shumė: „Pasi qė shqitparėt kėtu I takojnė besimit katolik dhe serbėt, besimit ortodoks, tė dyja palėt kanė bėrė njė kėrkesė pėr njė fermė derrash, e cila ėshtė aprovuar dhe ka gjetur pėrkrahje, pėr shkak se nė Kosovė nuk ekziston njė fermė e tillė. Ky projekt mendoj se do t“i bashkojė komunitetet mes vete”. Por, sa do tė funksionoje bashkėpunimi nė mes tė dy komuniteteve pas konfliktit tė pėrgjakshėm tė “99-tės? „Do tė funskionojė, sepse Berkova ėshtė ndėr fshatrat e pakta nė Kosovė, e cila nuk ka qėnė e pėrzier nė luftė. Ndėrsa, mė e mira ėshtė se nė kėtė fshat nuk ka tė vrarė dhe tė zhdukur“. “Pa fqinj, jeta ėshte e pakuptimtė!“-thotė pėrfaqėsuesi i fshatit Berkove, Andrea Banjac. Projekti prej 900 mije eurove, ėshtė mundėsuar nga Buxheti I Konsoliduar I Kosovės, i cili menaxhohet nga UNDP (Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim). Ndėrsa, tė 19 familjet me rreth 65 anėtarė, janė grupi I parė I tė zhvendosurve serb tė kthyer nė Berkovė. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |