Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

„Nuk e ēmojnė vet Kuvendin Komunal. Udhehiqen drejtpėrdrejt nga Beogradi. Pėr ēdo vizitė apo takim, duhet ta pyesin Beogradin nė duhet mbajtur apo jo, pėr dallim nga fshatrat e tjera qė janė tė kthyera kah realiteti i ri nė Kosovė“- thotė Besim Ukaj, nga Kėshilli Danez pėr Refugjatė, e cila organizatė bėri kthimin e parė brenda qytetit tė Klinės. -Nuk i pranojnė institucionet e Kosovės.

„Situata ėshtė e rėndė. Serbėt nė asnjė mėnyrė nuk mund tė lėvizin pa pėrcjellje. Si mund tė themi se kemi lėvizje tė lirė, kur as ju s’mund tė vini tek ne pa pėrcjellje tė policisė apo tė ushtrisė“-thotė pėrfaqėsuesi i fshatit Bixhė, Milan Donēiē.

Por, a kanė nevojė pėr mbrojtje serbėt e Bixhės dhe tė Grapcit?

„Ata as nuk ishin tė sulmuar ndonjėherė! Por, kushti i parė pėr kthim i kėtyre dy fshatrave ka qėnė kėrkesa pėr tė qėnė tė ruajtur nga forcat e KFOR-it. Dhe kėshtu, ata edhe kanė kanė mbet tė izoluar dhe jashtė realitetit kosovar, pėr ndryshim nga fshatrat Vide, Dresnik, etj. qė janė tė hapura dhe kanė lėvizje tė lirė“-thotė Besim Ukaj, nga Kėshilli Danez pėr Refugjatė.

Po marrėdhėniet ndėretnike si janė?

“Kurrfare! Sepse, shqiptarėt nuk duan-pėrgjigjet z. Donēiē, Ata, vetėm kur janė vetėm na flasin, por me t’u bėrė dy, nuk na flasin mė. Unė, qė nga kthimi im, nė vitin 2002, pėrmes organizatave ndėrkombtare po kėrkoj takim me ta. Por ata nuk kanė pranuar!”-pėrgjigjet Milan Donēiē.

Plaku shqiptar, Azem Hyseni:

„Njėēind herė iu kam thanė: „Hiēnu Serbisė. Ik prej dikujt qė tė bėn sherr! Ju ktu doni me rrnue, kėtu e keni tokėn. Si e keni fituar ju e dini… Por, hiēnu Serbisė se nuk e duam dhe fund! Na I ka vra 20 mijė veta, na I ka ēu e fut nė dhe nė Beograd. Duhet me e ditė edhe Evropa e tetanė se ēka na kanė ba… Nuk kam qejf me dėgjue Serbinė tuj folė pėr ne as mirė se le mo keq. Nuk e duam Serbinė! E, serbėt qė kanė jetue kėtu le tė vinė tė jetojnė, tė punojnė. Kush nuk i nguc!“

Por, jo tė gjithė serbėt e kthyer kanė nevojė pėr kėshillat e plakut Azem. Leposava Dashiē, bashkėfshatare e tij, ėshtė e hapur pėr bashkėjetesė me shqiptarėt:

 "Ne kemi jetuar me shqiptarė dhe do tė jetojmė edhe mė tutje. Nė nuk I frigohemi njėri tjetrit. Pėrse? Kam lėvizje tė lirė. Tash sa erdha nga tregu. Kėshtu kam bėrė qėprejese jam kthyer. Duhet tė presim pak qė tė bėhet mirė pėr tė gjithė, pa dallim!"

Komuna e Klinės vazhdon pėrpjekjet pėr kthim, duke premtuar se do tė mbėshtes ēdo proces qė ėshtė nė interes tė qytetarėve tė saj-premton kryeshefi I ekzekutivit, Shpend Tėrdeva. Tashmė nė mes tė Kuvendit Komunal tė Klinės dhe tė qeverisė sė Kosovės, u bė nėnshkrimi I njė marrėveshjeje tjetėr pėr kthim. Projekti “Klinavci 2” parasheh ndėrtimin e 19 shtėpive: 15 pėr serbėt, 2 pėr shqiptarėt dhe 2 tė tjera pėr ashkalijė. Ky projekt, pėr tė cilin qeveria e Kosovės do te investojė 450 mijė euro, ėshtė I treti me radhė I  mbėshtetur nga vet Kuvendi Komunal. Njė mundėsi reale pėr procesin e kthimit dhe njė arsye mė shumė pėr tė fituar mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombtare dhe tė qeverisė-mendon ministri pėr kthim dhe komunitete, Mirosllav Grbiē.

“Dua t’I inkurajoj tė gjithė tė zhvendosurit se nė Kosovė ėshtė klima dhe koha pėr t’u kthyer tė qetė nė vatrat e veta”.

Deri mė tash, nė komunėn e Klinės janė kthyer mbi 300 familje me afro 700 banorė. Ndėrsa, projekti tjetėr tė cilin kjo komunė do ta realizojė nė bashkėpunim me DRC-nė, ėshtė ai I fshatit Berkovė, ku me buxhetin e Kosovės do tė ndėrtohen edhe 19 shtėpi.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org