Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

 “Deminimi ėshtė kusht elementar pėr kthim dhe pėr investime nė tė ardhmen”-thotė drejtori ekzekutiv i Pilot Njėsisė Komunale tė junikut,Ruzhdi Shehu.

Agjencioni Evropian pėr Rindėrtim, ka ndarė njė shumė prej 1 milion eurosh pėr kanalizimin e ujėrave tė zeza. Ndėrtimi i objektit tė ri tė shkollės sė mesme me shumėn prej 450 mijė eurosh, do tė mundėsohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovės, pėrdėrisa pėr rrugėn 7 kilometėrshe e cila lidh Junikun me Bajram Currin e Shqipėrisė, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, e Kosovės, ka ndarė 600 mijė euro. Madje edhe projekti i urbanizmit dhe ai i planifikimit hapėsinor financohet nga Banka Botėrore. Por, asnjė ndryshim pėr tė zhvendosurit e tė dy fshatrave, Jasiē dhe Gjocaj, tė cilėt vazhdojnė tė jetojnė nė tė 120 shtėpitė e ndėrtuara pėr kolonėt serb, nė fillim tė viteve tė ‘90-ta!

„Shpinė ku jetoj e konsideroj si shpi tė huaj, pėrderisa nuk e kam dhėnė pare, pėrderisa baba s’ma ka ble, pėrderisa gjyshi s’ma ka lanė!-thotė Muhamet Gjocaj, njėri ndėr banorėt e kėsaj lagjeje.

Dikur, me shkollė, ambulancė e me tė gjitha kushtet pėr jetesė, sot te 300 shtėpitė e banuara prej 65 familjeve me rreth 600 banorė, janė vecse gėrmadha. Shtrirja e gjėrė dhe minimi I dendur nė kėto zona, ndikoi nė zvarritjen e kthimit tė tė zhvendosurve nė vatrat e veta-thuhet nė opinion.:

„Organizatat ndėrtimore nė Kosovė nuk kanė vepru edhe te ne sepse ka njerėz qė nuk duan tė kthehen nė vendilidnjen e tyre. Njerėz tė cilėt mendojnė se pronat e huaja bėhen tė tyre! Me propaganda tė tilla kanė bėrė zbrapsjen e shoqatave, duke marre nė qafė krejt fshatin!“ –demanton Muhamet Gjocaj, deklarata te tilla.

Muhamet Gjocaj, banor I njėrit prej tė dy fshatrave tė depopulluara nė Grykėn e Junikut, me tė dalė pranvera e deri nė vjeshte, bashkė me familjen i ngjitet fshatit tė tij malor, ku siē thotė:” Punoj tokėn pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe jetoj nė Gjocaj deri nė vjeshtėn e vonė”.

" E baj shpinė vet, po nuk kam pare! Nėntė anėtarė familje  jetojmė nė dy dhoma. Ma zi se n'luftė!"-thotė Bajram Jasiēi, i cili me dėshirė do t’i kthehej fshatit tė tij.

Ndėrkohė, nga fshatrat e rrėnuara vjen njė thirrje:

„Duam tė kthehemi nė fshatrat e lindjes. Le t’na ndihmohet si tė gjithėve, se jemi tė djegur e tė shkatėrruar nga lufta!“

Pėrkrah Elez Hanit dhe Mamushės, Juniku ėshtė pilotnjėsia e tretė komunale, nė Kosovė.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org