Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

"Kjo vlente pėr tė gjitha komunitetet, me pėrjashtim tė serbve dhe malazezėve tė cilėt I marrin pensionet nė kontinuitet nga fondi I Serbisė e nė tė njėjtėn kohė, edhe pensionin e ashtuquajtur-themelor, nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovės e qė paraqet njė diskriminim 'sui generis'"-plotėson Kryetari I Sindikatės sė pensionistėve dhe Invalidėve tė Punės, Fatmir Fehmiu.

 Sindikata e Pensionistėve dhe Invalidėve tė Punės e Kosovės, me 31 dhjetor tė vitit 1998, gjithsejt numėronte 91 mijė e 635 kontributdhėnės, (91.635), tė cilėt kanė deponuar kontributet pėr sigurim pensional invalidor.  Ahmet Avdimetaj ėshtė pensionistė kontributdhėnės, I cili deri mė tani gėzonte vetėm pension pleqėrie prej 40-tė eurosh:

"Ne jemi pensionistė e invalidė kontributdhėnės. Ne nuk jemi kundėr pensionistėve tė tjerė. Ne duam vetėm qė tė diferencohemi prej tyre".

Ramadan Zeqiri, bujk, do tė ishte I lumtur po tė bėhej ky diferencim:

"Paj na marrim boll e ata-pak, se kane punu shumė. Kane derdh djersė tė madhe e kurrgjo! Ndoshta kemi punue edhe na se kemi kontribu qaty, por, ndryshe ata e ndryshe na...Ata duhet me u pagu ma mirė se na qė i marrim ka 40 euro."

Por, ku janė kontributet e klasės sė dikurshme punėtore e cila ndėrtoi Kosovėn?

Kryetari Fatmir Fehmiu, sjell pėrgjegje tė detajuar:

"Tė hollat gjinden sė pari nė kapitalin nga privatizimi I pronės shoqėrore. E dyta, me rrėnimin e autonomisė sė Kosovės, me c'rast Kosova u shndėrrua nė njė koloni tė tipit klasik, tė gjitha kapitalet u transferuan nė institucionet e Serbisė. Nė tė njėjtėn kohė janė marrė edhe inventari dhe cdo pasuri tė bashkėsisė vetqeverisėse tė Kosovės, si asociacion I kontributdhėnės nė pėrgjithesi e nė sektorin individual, nė vecanti. E kur flasim pėr sigurimin pensional-invalidor, ky borxh asht diku rreth 2 miliard euro, duke pasur parasysh periudhen prej vitit 1990, kur kane fillu t'i nderpresin dhėnjen e pensioneve familjare, fėmijėve, tė cilėt kanė vijuar shkollėn nė gjuhėn shqipe".

Kryeparlamentari Kole Berisha, lidhur me kthimin e fondeve tė grabitura nga Serbia jo fort larg pat premtuar se, "na kanė mbetur edhe pak hapa deri nė pavarėsinė e vendit, e pastaj do tė kemi mė shumė kohė qė t'i qasemi kėtij problemi pėrmbajtėsisht. Kėshtu do tė jetė me tė gjitha problemet e pensionistėve dhe invalidėve tė punės".

Dhe, deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit, Qeveria e Kosovės me 31 tetor mori vendim qė pensionet e fuqisė sė dikurshme punėtore e cila pėrbėn njė tė tretėn e popullsisė aktuale, nė Kosove, t'i rris prej 40 deri nė 75 euro. Partite opozitare tė Kosovės, ndarjen e fondit prej 16 milionė eurosh pėr rritjen e pensioneve pėr kontributdhėnėsit e ish sistemit pensional, i cili do tė hyje nė fuqi nė janar tė vitit 2008, e vlerėsuan si pjesė te fushatės aktuale tė zgjedhjeve duke marrė parasysh kėrcėnimet e pensionistėve se nuk do tė marrin pjesė nė votimet e 17 nėntorit. Njėsoj mendon edhe kryetari I Sindiktaės sė Pensionistėve dhe Invalidėve tė Kosovės, Fatmir Fehmiu, I cili shtron pyetjen, pėrse ky hap nuk u ndėrmor mė parė. Pėrderisa, Ministri pėr Punė dhe Mirėqėnje Sociale, Ibrahim Selmanaj, nė njė takim me drejtues tė Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės, premtoi se Parlamenti i Kosovės shumė shpejt do tė miratojė draft ligjin pėr sigurimin pensional e invalidor I cili, sipas tij, do tė jete garancia me e mirė pėr pensionistėt.

Ajete Beqiraj, Dojce vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org