Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Para 17 vjetėsh, Gjermania me bashkimin e saj pa derdhje gjaku fitoi betejėn mė tė madhe nė historinė e saj. Pas protestave paqėsore disajavėshe, nuk u lejuan provokime tė dhunes fizike dhe kėshtu arritėm atė pėr tė cilėn kish shpresuar i gjithė populli gjerman. Dhe kėshtu, me 3 tetor erdhi deri te njohja zyrtare e bashkimit tė popullit tonė, tė ndarė qė nga Lufta e Dytė Botėrore”-kujton Kryetari I Saksonisė sė Ulėt, Jürgen Gansäuer, ribashkimin e Gjermanisė, me 3 tetor tė vitit 1990, kur pjesa e ish Republikes Demokratike tė Gjermanisė, iu bashkua Republikės Federale tė Gjermanisė. Kjo ditė e shėnuar pėr Gjermaninė, si e tillė u kremtua edhe nga ushtarėt e Bundesverit, nė Kosovė. Gjeneral Brigade, Robert Bund ėshtė komandant I Kontigjentit gjerman, me bazė nė Brigadėn Shumekombėshe-jug, nė Prizren: “Budnesveri ėshtė organizata mė e madhe dhe mė e sukseshme e vendit tonė, Rebublikės sė Bashkuar Gjermane, e cila bazė ka faktin se: Gjermania dėshiron t“i kontribuojė paqes nė botė!“ Revolucioni i inicuar nga njerėz tė thjeshtė, pastorė evangjelistė dhe priftėrinj katolikė, me 3 tetor tė vitit 1990 u realizua si revolucioni mė i sukseshėm dhe mė paqsor qė mban mend Evropa-tha gjenerali, Robert Bund. „3 tetori-Festa e Bashkimit tė Gjermanisė, na kujton nė njė: se demokracia dhe liria mund tė ndėrtohen vetėm atėherė kur demokratėt janė tė gatshėm edhe ta mbrojnė atė. Pikėrisht historia e Gjermanisė na kujton nė vėrtetėsinė e kėsaj domosdoshmėrie tė thjeshtė, por shpeshherė tė harruar!” Dita e Bashkimit tė Gjermanisė nuk duhet tė mbetet vetėm njė ditė tė cilėn duhet kujtuar, por thelbi i kėtij kujtimi do duhej tė mbetet pyetja, se: c“mėsime mund tė nxjerrim nga kjo?-thotė gjenerali Robert Bund, pėr tė pėrēuar pastaj njė mesazh pėr kosovarėt: „Serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės, meritojnė njė perspektivė tė pėrbashkėt evropiane. Dhe kjo ndėrtohet duke respektuar historine, kutlurėn dhe religjionin e tjetrit. Dhe, asnjė vend I botės nuk do duhej t“I pėrkiste Bashkimit Evropian, nėse nuk ėshtė nė gjėndje qė tė pėrmbush detyrat e vėna ndėrkombtarisht“. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |