Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Rruga Deēan-Plavė-Vermosh, ėshtė ndėr projektet mė kapitale tė qeverisė sė Kosovės, pėrkrah rrugės Prishtinė-Durrės. Hapja e kėtij korridori tė rėndėsishėm qė do t'I lidh shtetet e rajonit mes vete dhe me Evropėn, duhej tė fillonte brenda javės me asfaltimin e 4 kilometrave tė rrugės ekzistuese. Por, tė shtatė kilometrat e Zonės sė Veēantė tė Manastirit tė Deēanit, pėrgjatė sė cilės duhej tė qarkullonin makinat nė fazėn e parė tė punimeve, ishin arsyeja kryesore qė pengoi fillimin e fazės sė parė tė punimeve. Fillimi i punimeve prej rrugės anėsore dhe jo prej rrugės ekzistuese, do tė ishte zgjidhje e pranueshme pėr pėrfaqėsuesit e manastirit, prej nga pat ardhur edhe njė propozim i tillė.

“Paralelisht me kėtė luginė shtrihet lugina e Bistrices se Lloqanit –sqaron pėrfaqėsuesi I manastirit, ati Sava Janiē. Ketu ekziston mundėsia teknike qė tė bėhet njė rrugė anėsore prej Deēanit nė Luginėn e Lloēanit dhe do tė lidhej me Bistricėn e Decanit, poshtė Zonės sė Veēantė. Kėshtu qė rruga ekzistuese nga qyteti deri nė krye tė Zones sė Veēantė do tė ishte e shfrytezueshme vetėm pėr turistė, pėrderisa rruga tranzitore do tė shtrihej nė njė linjė tjetėr, ku shumica e tokave janė prona shoqėrore. Kėtė propozim e kemi diskutuar disa herė me pėrfaqėsuesit e komunės. Ndėrsa, njė e mirė tjetėr ėshtė se rruga do tė mund tė lidhej para qyetit me magjistralen Deēan-Gjakove, ndėrkohė qė nga rruga ekzistuese, automjetet shkarkohen drejpėrdrejt nė qytet”.

Pėr deēanasit, realizimi i kėtij projekti zhvillimor i cili do tė afronte me tė dyja vendet e brezit kufitar dhe do tė mundėsonte integerimin mė tė lehtė nė familjene evropiane, ishte arsye e mjaftueshme qė tė lejonin hapjen e njė rruge anėsore. Ndėrkohė qė qeveria e Kosovės kishte aprovuar kėtė kohė mė parė. Ministri i Transportit dhe Postėtelekomunikacionit, Qemajl Ahmeti thotė se „Zgjidhja mė e mirė do tė ishte rruga ekzistuese. Por, ne nuk jemi tė interesuar tė cenojmė Zonėn e Veēantė, meqėnse kjo nuk do tė ishte nė interes tė Kosovės. Rruga ėshtė e gjatė 22 kilometra, 4 prej tė cilave tashmė janė tė ndėrtuara“.

Sipas ministrit Ahmeti, ndėr tė 25 projektet kapitale te qeverise se Kosoves, rruga Deēan-Plave-Vermosh ėshtė njė rrugė me prioritet. Por, paralajmėrimi pėr fillimin e punimeve brenda kėsaj jave, mbeti veē njė lajm. Prerja e shiritit pėr fillim tė punimeve nga kryeministri i Kosoves Agim Qeku dhe ministri Transportit dhe Telekomunikacionit, Qemal Ahmeti, pėr shkak tė kundėrshtimit tė kishės dhe tė presionit tė Bashkėsisė Ndėrkombtare, u anulua brenda dite. Si pasojė, fillimi i punimeve tė kėsaj rruge me karakter ndėrkombėtar do tė shtyhet pėr afat tė pacaktuar.

 “Ministria ka shpall ofertė pėr fillimin e punimeve me njė gjatėsi prej 4 kilometra e gjysmė -sqaron kryetari i Kuvendit Komunal tė Deēanit, Nazmi Selmanaj-Mirėpo, punėtorėt qė merren me hartimin e ofertave, ndoshta nuk kanė qėnė tė informuar se aty ekziston njė marrėveshje. Prandaj, kanė mendu qė deri sa tė hartohet projekti pėr kėtė “bypas”dhe tė bėhet studimi i fizibilitetit, tė fillohet me asfaltimin e rrugės mbi Zonėn e Veēantė. Pra, ėshtė bėrė njė kapėrcim i kėsaj apo, njė keqkuptim. Kishte reagime edhe nga zyrat diplomatike e sidomos nga zyra amerikane dhe ajo britaneze, tė cilat janė pjesė e kėsaj marrėveshjeje. Ndoshta ishte edhe presioni i kishės...Por, tash ministria do tė hartojė projektin e ri, do ta bėj studimin e fizibilitetit dhe tė shpall tenderin pėr rrugėn anėsore”.

Projekti pėr rrugėn Deēan-Plavė zė fill qė nė vitet 60-tė. Ai ėshtė riafirmuar dy vjet mė parė dhe qė atėherė ėshtė parė si njė domosdoshmėri pėr lidhje tė tė tria vendeve ndeėrkufitare: Kosovė-Mali i Zi-Shqipėri.

Ajete Beqiraj,Dojce vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org