Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
"Garda e Car Llazarit" e cila paralajmėron shfaqjen zyrtare me 5 maj, nė rast tė shpalljes e pavarėsisė sė Kosovės, do tė duhej tė marshonte drejt Kosovės me 5000 vullnetarė serb. Disa prej tyre do tė kenė uniforma tė luftėrave tė mėparshme pėrderisa tė tjerėt, me uniforma tė blera nė vėnde tė ndryshme. Pajisja me armatim do duhej tė bėhej nga Serbia. Ata thonė se edhepse Kosova ėshtė e mbrojtur nga forcat ndėrkombtare, ajo nuk ėshtė e mbyllur hermetikisht dheveteranėt me pėrvojė do tė dinė tė gjejnė shtigjet drejt saj. „Veteranėt me pėrvojė do tė dinė tė sillen edhe me forcat paqeruajtėse, nė rast se vendosin t’iu kundėrvihen, gjė qė besojmė se nuk do ta bėjnė“, thotė pėr gazetėn beogradase „Danas“ presidenti i "Lėvizjes se Veteranėve tė Serbisė", Zeljko Vasiljeviq, sipas tė cilit nė mesin e vullnetarėve tė „Gardes sė Car Llazarit“ ka edhe shqiptarė tė dėbuar me 1999 nga Kosova, pėr shkak tė besnikėrisė sė tyre ndaj Serbisė. Organizatore e tubimit tė 5 majit nė Kurshevc tė Serbisė, pėr tė cilin nga ana e kishės Llazarica u refuzua kėrkesa qė t'iu kendonte kori kishtar dhe t'iu shėrbehej liturgjia e mėngjesit, ėshtė Lėvizja e veteranėve tė Serbisė si dhe Lėvizja e Serbve tė Bashkuar. "Qėllimi i kėsaj lėvizjeje ėshtė qė tė bashkojė serbėt nga e gjithė bota. Ajo ėshtė shumė mė e gjėrė se po tė ishte vetėm lėvizje e Serbisė. Kjo lėvizje ėshtė nėn mbrojtjen e Gardės sė Kosovės dhe Metohisė. Kjo ėshtė Garda e car Llazarit tė shenjtė, e cila ndėrkohė numėron 2500 nxėnės tė specializuar”thotw pwr DW-nw, Haxhi Andrejeviq Miliq nga Lėvizja e Serbve tė Bashkuar. Haxhi Andrejeviq Miliq, nga Guēa e Ēaēakut, i cili ishte nė njė feste fetare nė Manastirin e Deēanit, pohon se "ndonėse kushtetuta e Millosheviqit ka qėnė relativisht e mirė", ata veprojnė sipas motos: ”Nuk e japim Kosovėn pa luftė. Ajo qė ėshtė grabitur me luftė, me dhunė, me dhunė duhet tė kthehet - herėdokur”! Ai citon edhe Rezolutėn 12/44, duke shtuar se "kemi tė drejtė qė
nė Kosovė e Metohi t'i rikthejmė 999 ushtarė”. Oliver Ivanoviq, bartės i Listės serbe pėr Kosovė e Metohi, shpreh brengosje
pėr shkak tė kėtyre iniciativave, ndonėse, siē thotė ai, “kush do tė bėjė
diēka tė tillė, nuk deklarohet nėpėr media“. Pėrderisa pėr Dojēe Vele-n deklaron se „Kėtu, po planifikohet formimi i njė Amerike tė Tretė, sigurisht. Por, ne kemi njė shpresė tė madhe se Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina nuk do tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės dhe Metohisė. Kjo ėshtė njė fuēi e madhe baroti e cila, nė mė kuptoni drejt, tashmė ėshtė ndezur. Ndoshta, pėr shkak tė Kosovės dhe Metohisė, do tė ndizet i gjithė planeti!" Andrejeviq Miliq, ėshtė i bindur se Kina dhe Rusia nuk do tė lejojnė shkėputjen e Kosovės nga Serbia. "Jo. Kjo s’do tė ndodh kurrė! Ėshtė e mundur qė dikush tė shpall pavaresinė nė letėr. Por, kjo do tė zgjas njė kohė tė shkurtėr!Jo se ne jemi kaq tė fuqishėm dhe do tė hyjmė nė luftė. Kėtė do ta bėjnė kinezėt dhe rusėt, sepse ata e kanė kuptuar se pėrmes territorit tonė do tė mbrojnė territoret e veta-htoė Andrejeviē Miliē, dhe shton se: "Asnjeri s’ua ndalon „shiptarima”, siē i quajmė ne, qė tė jetojnė nė Kosovė e Metohi. Por, t’na grabisin territorin ėshtė e pamundur, sepse do tė ēohen Sava i shenjtė dhe i shenjti car Llazar, tė cilėt kanė themeluar kėtė shtet serb. Dhe, nėse duhet tė hymė nė betejė, pak ka rėndėsi numri i ushtarėve. Ndoshta ai numėr mund tė jetėqesharak dhe kjo qė po flas tingėllon joreale. Por, ne serbėt asnjėherė nė histori nuk kemi parė realitetin. Tek serbėt nuk ka realizėm". Ajete Beqiraj,Dojce vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |