Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Sipas kėtij komisioni, Vendimi Ekzekutiv 2005/5 dhe aneksi i pestė i Pakos sė Ahtisarit, komunitetin shqiptar e vė nė pozitė tė nėnshtruar, krijon acarim raportesh si dhe thellim mosbesimi reciprok nė mes tė manastirit dhe te komunitetit shqitar, i cili nė tė kaluarėn ishte mbrojtės kėtij monumenti.

Nė raportin katėr faqesh tė komisionit pesėanėtarėsh tė Kuvendit Komunal tė Decanit, drejtuar Grupit tė Unitetit, thuhet se shpallja e kėsaj pjesė Zonė Mbrojtur pamundėson shfrytėzimin e shumė resurseve natyrore dhe funkisonimin e dhjetėra ndėrmarrjeve ekonomike, pengon realizimin e shumė projekteve zhvillimore ndėr tė cilat edhe projektin kapital I rrugės Deēan-Plavė-Vermosh, e mbi tė gjitha, kufizon shfrytėzimin e tokave pėrreth manastirit nga pronarėt e tyre.

Ndėrkohė, peshkopi I manastiri I Deēanit, Teodosije Sibaliē, pėrmes njė letre nė shqip dėrguar kryetarit Nazmi Selmanaj, ndonėse pranon se nė Zonėn e Mbrojtur do tė ketė kufizime ai shkruan se kjo nuk ka tė bėjė me eksterritorialitetin. Peshkopi I manastirit, thekson se kjo zonė mbetet pronė e decanasve dhe e Kosovės, me c’rast i bėn thirje palės shqiptare qė tė tregojė maturi qė sic shkruan, “tė gjithė ne sė bashku me miqte ndėrkombėtar, tė japim kontributin qė komuna e Deēanit tė bėhėt shėmbull I tolerancės, paqės dhe I njė jete mė tė mirė”.

Zėdhėnėsi I Manastirit tė Decanit, Sava Janjic:

“Mė duhet tė them se i gjithė problemi pėr Zonėn e Mbrojtur nė Decan, duhet tė them se ėshtė nxitur pa nevojė dhe ėshtė I montuar, nuk e di pėr c’arsye? Sepse, njerėzit qė kanė pronėn brėnda kėsaj zone mund ta shfrytėzojnė atė pasuri si deri me tani dhe kėtu nuk I pengon njeri”.

Por, 30 vjeēari, Imer Elezaj, qė ėshtė njė ndėr pronarėt e tokave tė pėrfshira pėrbrėnda Zonės sė Mbrojtur mendon pak mė ndryshe:

“Po, toka ėshtė aty, si njė pasuri e pakapshme .Si tė thuash: Hėna ėshtė lart. Jotja ėshtė. Por, ajo le tė rrijė atje. Njėsoj ėshtė! I kemi pas 230 kvadrat banim. Jam lind edhe jam rrit aty. Nuk pranojmė ta lėmė as me kompenzim!”

Melihate Tėrmkolli nga Ministria pėr Shėrbime Publike e Kosovės, nė debatin e mbajtur me deēanasit jo fort larg, kėrkoi mirėkuptimin e pronarėve tė tokave:

„Po tė dilte Ekipi Negociator dhe t’iu thoshte pronarėve tė tokavė pranėe kishės dhe t’iu thoshte, zotėri tė nderuar, kėto 800 hektar I duhen Kosovės pėr pavarėsi, a do t’ua jepnit? Jam e bindur qė nuk do tė kishte shqiptar qė do tė thoshte: Jo nuk e jap. Madje do ta falnin krejt, sepse ky popull ka dhėnė jetė qė nuk kthehen me“.                                                                             

Ministrja Termkolli, shpreh optimizėm pėr tė ardhmen:                                                                        Zedhenesi i Manastirit te Decanit, Sava Janjiē

“Ėshtė e qartė qė nga ne edhe mė tutje po kėrkohet tė japim,  jo pėr kishat, jo per gjamite, por pėr veten tonė.Pėr shtetin tonė. Ėshtė e dhėmbshme! Ka dert. Ka problem! Por une dua tė besoj fuqishėm qė e ardhmja ėshtė gjithsesi, shumėfish mė e mirė“.

Vendimi ekzetkutiv 2005/5 I nėnshkruar nga ish kryeadministratori Petersen pėr Zonėn e Mbrojtur rreth Manastirit tė Decanit i vazhduar pėr tė katėrtėn herė deri nė prill tė vitit 2007, ėshtė futur nė Pakon pėr zgjidhjen e statusit tė Kosoves, pa asnjė ndryshim.

I dėrguari I posaqėm I Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisarit, nė pakon e tij ka propozuar krijimin e 45 zonave mbrojtėse rreth monumenteve kulturore dhe objekteve fetare serbe nė Kosovė.

 Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org