Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Ky ishte fati I familjarėve tė tė pagjeturve, nė Kosovė. Ky ėshtė realiteti I dhėmbshėm me tė cilin pėrballen pėrditė. Dhe, pas pritjes shekullore nė shpresa tė rrejshme, nughsėllimi duhet tė jetė fakti se tash e tutje tė paktėn do t“ua dinė varrin! Qė nga pėrfundimi i luftės sė vitit “99, mbetjet mortore tė shqiptarėve tė groposur nė varrezat masive, nė Serbi, pėr 19 herė me radhė u sollėn nė Kosovė. Por, me gjithė thirrjet e vazhdueshme qė komisionet qeveritare pėr persona tė zhdukur, nė Kosovė dhe nė Serbi, tė bėjnė pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr t'i hulumtuar vendbanimet e dyshuara ku mund tė ketė kufoma si dhe tė pėrshpejtohet zhvarrimi i personave nė varrezat e identifikuara, megjithatė pėr fatin e afro gjysmės sė tyre nuk dihet asgjė. Tė domsodoshme janė pėrpjekjet shtesė pėr hulumtimin e vendeve, ku supozohet se ka trupa tė shkatėrruar, ose tė djegur, ndėrkohė, mundėsia e gjetjes sė rastėsishme tė vendeve tė dyshuara si varreza massive, nga banorėt e Kosovės, ėshtė gjithnjė e mė e pranishme. Rasti mė I fundit ishte ai I ditės sė premte, kur disa banorė tė fshatit Orllan tė Podujevės, teksa po kėrkonin varrin e sė ėmės sė varrosur gjate eksodit tė shqiptarėve tė Kosovės me “99, krejt rastėsisht hasin nė njė kafkė njeriu dhe nė njė skelet tjetėr, I cili dyshohet tė jetė skelet femre. Naim Latifi, toger I Shėrbimit Policor tė Kosovės, me shėrbim nė Podujevė na thotė mė shumė: "Njė shqiptar I Podujevės ka shkuar tė bėj zhvarrosjen e kufomės sė nėnės sė vdekur gjatė luftės, dhe nė lokacionin afėr gjamisė tė fshatit Orllan, ka has nė disa eshtra dhe nė njė kafkė tjetėr. Eshtrat, dyshohet tė jene tė njė femre. Menjėherė ėshtė informua Shėrbimi Policor I Kosovės, tė cilėt kanė dalė nė vendin e ngjarjes bashkė me patologėt dhe I kanė marrė eshtrat dhe I kanė dėrgu nė ekzaminim". Halit Blakcori beson se ky skelet ėshtė I tė ėmės sė tij, Qamiles, 86 vjecare, tė cilėn pėr herė tė fundit e kish parė nė njė traktor, nė vitin 1999. Tuj e kėrku nanėn e vdekur e tė varosur gjatė kohės kur kanė qenė refugjat, kanė zbulu varrin e nėnės tonė. Dhe, na e tuj e dit se nė atė vend afėr Orllanit ishte e mundshme tė jetė e varrosur, nga ushtria serbe, kur shkuam, konstatuam se disa rroba jane pikėrisht tė nėnės sonė. Sipas z.Blakcorit, lokacioni I lartpėrmendur ėshtė kontrolluar nga njėsitet e policisė sė UNMIK-ut dhe ėshtė shpallur si zonė e verifikuar. Mirėpo, patologėt e Prishtinės, tė cilėt bashkė me njėsitė e ShPK-sė pėr persona tė pagjetur kanė dalė nė vendin tė ngjarjes dhe kanė tėrhequr eshtrat e gjetur, do tė vazhdojnė gėrmimet, pėr faktin se ketu besohet tė jenė tė varrosura edhe kufoma tė tjera. Prej tė 4400 personave tė vrarė, tė masakruar dhe tė tretur pa gjurmė nga forcat serbe, numrin mė tė madh pėrbėnin civilėt, shumica prej tyre, pleq, gra dhe fėmijė. Ajete Beqiraj, Dojce vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |