Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Projekti „Urat e miqėsisė“ ėshtė vazhdimėsi e projektit „Urat qytetare, i implementuar gjatė vitit 2004-2005. Pėrderisa „Urat qytetare“ kishin nė fokus vetėm organet vendimmarrėse, „Urat e Miqėsise“ trajtojnė problemet e komuniteteve. „Duke pasur parasysh, se askund nė botė komunat nuk kanė buxhet tė mjaftueshėm pėr tė implementuar tė gjitha projektet pėr tė cilat ka nevojė shoqėria dhe pėr tė mundėsuar distribuimin e kėtyre mjeteve nė projekte tė duhura, komunikimi nė mes tė popullatės dhe tė autoriteteve komunale ėshtė I domosdoshėm. Pikėrisht pėr kėtė shėrbejnė edhe projekte tė tilla, si „Urat e miqėsisė“-thotė Juliane Hertėeck, koordinatore e programit „Urat e miqėsise“. Projekti „Urat e Miqesise“, i cili ėshtė shtrirė nė 30 komuna dhe nė 3 pilot njėsi komunale tė Kosovės, po realizohet nė tri faza nga pesė partner implementuese. Janė kėta: Developing Together(DT), Pėllumbat e Paqes(PeP), Agjencioni Rajonal I Ndėrmarrjeve(REA), Forumi pėr Iniciative Demokratike(FID) si dhe nga Shoqata e Intelektualėve tė Pavarur, tė cilet bashkėrisht iu pėrgjegjėn ftesės sė OSBE-sė pėr realizimin e kėtij projekti. „Ne gjithe Kosoven e kemi shperndare me shume se 23 mije pyetsore dhe me shume se 21 mije prej tyre jane analizuar, ne menyre qe te identifikojme nevojat. Se dyti, jane mbajtur debate ne me shume se 300 fshatrat e Kosoves, ku kemi diskutuar bashke me autoritete komunale dhe banoret e fshatrave“-sqaron mėnyrėn e realizimit, Juliane Hertėeck, nga departamenti Per te Drejta tė Njeriut, Decentralizim dhe Komunitete, nė OSBE. Pėr drejtoreshėn e kėtij departamenti tė Zyrės Rajonale tė OSBE-sė, nė Pejė Karen Marmsoler,“Kėto rekomandime janė prioritare, sepse vinė nga zona tė thella, nga vende tė izoluara, pothuaj tė humbura. Prandaj, autoritetet komunale duhet ta shohin kėtė si njė mundėsi pėr tė shtrirė edhe atje legjimitetin e vet si lider politik“. Drejtoresha Marmsoler, suksesin e kėtij projekti e sheh pikėrisht nė bashkėpunimin e ngushtė nė mes tė partnereve impelementues me autoritetet komunale. Nazmi Selmanaj, Kryetar i Kuvendit Komunal tė Deēanit, kėtė projekt e vlerėson si „njė lidhje direkte me njerėz nė terren dhe ndihmė pėr tė orjentuar mjetet e komunės atje ku janė nevojat e komunitetit“. Pėr Arbnor Pulėn, drejtor ekzekutiv i Forumit pėr Iniciativė Demokratike-implementuese e kėtij projekti nė komunėn e Gjakovės, tė Prizrenit, Rahovecit, Suharekės, Malishevės, Dragashit dhe tė Pilot Njėsisė Komunale tė Mamushės“Komunikime tė tilla mundėsojnė konceptin e qeverisjes sė mirė“. Juliane Hertėeck thotė se kėto debate tė cilat u shtrinė nė zonat mė rurale, ishin multietnike, me njė pjesėmarrje tė shqiptarėve prej 89 per qind, tė serbvde 8-9 per qind, si dhe tė boshnjakė, ashkalijve, turqve, romėve dhe egjiptianėve. Mirėpo, ndonėse nė vende tė ndryshme, me komunitete tė ndryshme dhe nga kėndvėshtrime tė ndryshme, gjithandej nė Kosovė, shihen brengat e njėjta. „Janė tri kategori: infrastrukturore, administrative dhe publike. Problemet kryesore janė: Rruga, ujėsjellėsi, mbeturinat, nxjerrja e dokumenteve“-thotė Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv i Shoqatės sė Intelektualėve tė Pavarur, nė Deēan, njėra ndėr pesė shoqatat implementuese tė projektit, pėrgjegjėse pėr pesė komuna tė Rajonit tė Pejės. Juliane Hertėeck nga Zyra Rajonale e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, nė Pejė, flet pėr hapin tjetėr: “Tashmė kemi krijuar grupet e interesit dhe jemi nė pritje tė pėrgjegjes nga autoritetet komunale. Pastaj, do tė shkojmė tek komunitetet, tė dėgjojmė brengat e tyre dhe tė kthehemi te autoritetet, pėr tė lobuar pėrmbushjen e kėtyre nevojave“. Projekti „Urat e Miqesisė“, i realizuar prej tetorit 2006 deri Maj te vitit 2007, me synimin primar qė tė informohet opinioni me mėnyrėn e funksionimit tė institucioneve komunale si dhe me synimin pėrfundimtar, qė pėrmes konsultimeve tė komunitetit me zyrtarėt komunale, tė ofrohen sherbime qė iu pėrgjigjen nevojave tė qytetarit, ėshtė vlerėsuar si projekti me i suksesshėm nė pėriudhėn gjashtė vjeēare tė punės sė OSBE-sė, nė Kosovė. Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Blue Sky |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |