Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Milija Llazoviē, ėshtė pėrfaqėsues i 22 familjeve tė kthyera nga Serbia, nė korrik tė kėtij viti. "Njė numėr I madh i shqiptarėsh jetojnė nė Zvicer, nė Gjermani, nė Amerikė dhe nėse,psh. Kosova bėhet nesėr e pavarur, mua nuk do t“mė pengoj as shqiptari, as turku, as romi. Bashkėjetesa do tė funksionoje. Por, duhet tė ngritet ekonomia, se ajo ėshtė e cila do tė na lidh tė gjithė neve". Kosovė nė kuadėr tė Serbisė apo Kosovė e pavarur, ka edhe mė pak rėndėsi pėr ata tė cilet tetė vjet kanė jetuar ne qendra koletkive, nė Serbi dhe Mal te Zi. Deklaratat e tyre pėr bashkėjetesėn dėshmojnė se ata kanė kuptuar rėndėsinė e bashkėjetesės. Malina Zhivaljevic, madje shkon edhe me larg: "Paj kot, ju nuk keni miq mė tė mirė se ne e as ne, mė tė mire se juve. Por, dem qė ne ca gjėra kuptojmė kur bėhet vonė" Por, ndonėse shumė prej tė kthyerve serb shprehin haptas dėshirėn pėr pėrtėritjen e marrėdhėnieve me shqiptarėt, rrallė gjendet ndonjė qė dėnon politikėn e cila ēoi nė shpėrthimin e luftės sė vitit Ā“99. Krahasimi i krimeve tė forcave serbe me luftėn mbrojtėse tė Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės, pothuaj ėshtė i rėndomtė. Por, ka tė tjerėė qė duan tė besojnė se sherri... erdhi nga anash. Ƈedomir Muriē, pėr shpėrbėrjen e Jugosllavisė, drejton gishtin kah Bashkėsia Ndėrkombtare. "Unė kėtu kam jetuar 51 vjet. Punoja, shoqėroheshim me njėri-tjetrin dhe asnjėherė nuk patėm konflikte ndėrmjet vete, pėrderisa nuk erdhėn nxitjet nga anash. Kur nė vitin Ā“90 ra Jugosllavia, organizatat ndėrkombtare erdhėn nga tė gjitha anėt dhe si pasojė, pėrveē Malit te Zi, plasi lufta gjithandej. Do tė shohim nė do tĀ“ia dalė Bashkėsia Ndėrkombtare tė ndėrtoje njė shoqėri multietnike ēfarė e kishim dikur. Ajo e dikurshmja ishte shoqėri multietnike!" "Ata, gjithmonė kur na shihnin neve bajshin me pėrēmim:" Evo shiptari!"(Shih shqiptarin!)!"-dėshmon Beqir Sutaj, nga Lluka e Deēanit i cili ka jetuar nė njė shoqėri tė tillė, multietnike. Pėrkunder, sic shprehen shqiptarėt, pėrēmimeve e diskriminimeve tė vazhdueshme pėrgjate pėriudhave tė ndryshme historike qė quan nė shpėrthimin e konflikteve tė pėrgjakshme..., tek shumica shqiptare vėrehet vetėdia e pranimit tė Kosovės si njė gėrshetim etnishė, kulturash dhe religjionesh tė ndryshme. Kėtu nuk pėrjashtohen as gjenratat e vjetra, ndėr tė cilet ėshtė edhe Haxhi Shala, nga fshati Babiq I Pejės, i cili thotė: "Kthimi i serbve ėshtė problem i Kosovės, se bota ėshtė e pėrzier. Nuk ka etnikisht tė pastėr, kurrkund...." Haxhi Shalės, forcat serbe ia vranė djalin nė mes tė kolonės sė kosovarėve, te cilėt po deportoheshin pėr nė Shqipėri. "Ma kane vra djalin. Po, unė nuk muj me u hakmarr, psh. ta ka fajin dikush tjetėr e ti me marr hak nė mu. Duhet me u hakmarr siē thotē KurĀ“ani: Njeriu i njėjtė, arma e njėjtė!"-thotė ai. Nikolla nga Beogradi, nuk sheh mundėsi bashkėjetese: "Shumė vėshtirė...Shumė vėshtirė, fatkeqėsisht! Por, nuk ka nevojė qė serbėt dhe shqiptarėt tė urrehen. Thjesht, vetėm duhet respektuar dallimet e njėri-tjetrit. Tė jetojmė nė paqe, duke kuptuar se njerėzit janė ndryshe dhe duke i pranuar ato dallime!" Por, Beqir Sutaj nga Lluka e Epėrme thotė se duhet kohė pėr mbylljen e plagėve: "Le tė shkojė njė kohė dhe e shohim…Nėqoftėse ata pėrmirėsohen edhe na me siguri se kemi me i afrue. Vec le tė shkojė pak kohė…Le tė mshelen varrėt pak!" Ajete Beqiraj, DW |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |