Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
| Njė vit pas heqjes sė autonomisė sė Kosoves, nga Serbia, e cila ishte
njėra nga tetė njėsitė e barabarta tė federatės sė atėhershme jugosllave,
me 2 korrik tė vitit 1990, u shpall deklarata kushtetuese pėr Pavarėsinė
e Kosovės.
„Komuniteti turk atėbotė, ishte pjesė e pandashme e proceseve tė Kosovės“-dėshmon Raifi, turk nga Prizreni. “Kjo ditė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr ne, sepse me 2 korrik nė Kaēanik u miratua Kushtetuta pėr Pavaresinė e Kosovės. Turqit e Kosovės ishin pjesė e kėtij procesi dhe ata me 1999, u deklaruan haptas pėr pavaresinė e saj. Ndėrsa tash, kur mė sė tepėrmi po flitet pėr pavaresinė e Kosovės, ne kemi pėrkrahur Pakon e Ahtisarit, nė tė cilėn janė pėrfshirė disa kėrkesa tona dhe shpresojmė nė pėrmbushjen e tė tjerave“. Nė njė lagje boshnjakesh nė Vitomiricė, marrim pėrgjigje tė njėjta dhe tė njėzėshme: „Pavarėsi. Unė jetoj nė Kosovė dhe e dua pavaresinė. Dua tė zgjidhet e tėra e sa mė shpejt”. “Qė tė kemi njė Kosovė tė pavarur. Pra, tė jetė mė mirė pėr tė gjithė popujt e kėtushėm“. Edhe Qerimi, nga lagjja e ashkalijve lutet njėsoj: „Inshalla po na vjen pavarėsia. Na po bėjmė dua me ardhė! Ne ishim gjithmonė pėr pavarėsinė, me e pas vendin tone e lirinė.” Por, njėsoj nuk mendon edhe Miodragi, serb i kthyer nė Pejė para njė viti. “Unė nuk jam I kėnaqur me pavaresinė e Kosovės, meqė kjo ėshtė tokė e shenjt serbe. Nuk e di cka sjell Ahtisari dhe si e mendojnė njerėzit kėtė pavarėsi. Por, shoh se jo vetėm serbėt por edhe shqiptarėt janė tė pakėnaqur me tė. Dhe, nėse nuk kthehen gjėrat nė drejtimin e duhur, nuk do tė ketė prosperitet as pėr shqiptaret, as pėr serbėt e as pėr pakicat e tjera”. A do tė ishte zgjidhje vazdhimi I bisedimeve Prishtinė Beograd? “Vazhdimi I bisedimeve nuk ka mė asnjė kuptim. Kishte njė pritje shtatėvjecare dhe pas saj, njė vit I tėrė bisedimesh me tė cilat nuk u arrit asgje”. “Kurrgjo nuk ka prej saj. Kot flasin me Serbinė se nuk kanė gjuhė tė pėrbashkėt. Po ta kishin, kishin jetu kėtu dhe nuk do t’plaste lufta”. „Duam pavarėsinė e Kosovės. Nuk e dimė cfarė do tė jetė, por e dimė se do tė jetė mė mirė. Boll kemi qėnė me ta!” „Pėrse duhet tė kapemi gjithnjė pėr Serbinė? Ne ishim me ta dhe e dimė si ishte. S’kemi nevojė tė kemi tė bėjmė me ta pėrgjithmon.Duam pavaresinė e Kosovės“ „S’jam i pajtimit me tė jemi me Sėrbinėe, se boll janė mundu me na zhbi. Inshalla sa ma shpejt na vjen pavarėsia. I gjithė populli po prźt zgjidhjen e statusit”. Plakun kapucbardhe kjo pritje sikur e ka lodhur: “Rrok me t’thanė : Rrenė e pallavra, qetu o ardhė shpirti! Jo po vjen sot, jo po shtyhet nesėr, jo pasnesėr. Se cka dreqin kanė? Se ēfarė mizash ju kanė hy n’kry, e dinė ata?! Na jemi tė vegjėl me folė pėr ta veē, asnjė kafshatė n’ta s’e ngjy!” Komunitete tė ndryshme-pėrgjigje e njėjtė. Ndryshon vetėm qėndrimi I njohur serb pėr mbetjen e Kosovės pjesė e Serbisė. Por,vazhdon tė dėgjohet edhe mė zėshėm kėrkesa e kahmotshme shqiptarėve pėr pavarėsi, edhe pse pritja e gjatė duket se po lėkund besimin; po e sos durimin! Ajete Beqiraj-i patransmetuar |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |