Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari, dje ishte nė focusin e popullit shumetnik tė Kosoves, teksa nė aeroportin e Prishtinės po zbriste me pakon e shumėpritur pėr zgjidhjen e statusit tė kėtij vendi tė pėrbėrė nga etni, religjione, gjuhė e dialekte tė ndryshme.

Boshnjaku, Shuqro Axhailic, tė cilin e gjejmė pranė shtėpisė sė tij, beson fort se Pakoja e Ahtisarit garanton shtetesinė e Kosovės:

“Sikur te mos garantonte, nuk do ta besonim. ėshtė dashur tė ndryshoje dicka, sepse tė gjithe e dimė kush ka qėnė serbi pėr ne. Tė ndryshojė, pėr tė gjithė popujt qė jetojnė nė Kosovė”.

Por, se ky ndryshim do tė sjell gjithė ato qė dėshiruan kosovarėtr, Hajriz Camaj ėshtė skeptik:

“Shumė komuna kanė formu. Mitrovica ka qenėkomunėedhe pėpara dhe  kish funksionu edhe tash. Kėtu iu ka dhėnė njė pėrparėsi pėr tė shkaktu probleme nė tė ardhmen, se ata kurrqysh nuk e pranojnė realitetin nė Kosovė. Shqiptarėt munden me u shpėrngul kėndej krejt, ajo komunė dalgnadale m'u pastru, m'u bo edhe si etnike dhe prapė mujnė me shpall lloj autonomie”.

Pėr serbin  60 vjecar, Zoran Dashic, sikur nuk ka rėndėsi  kush prej kujt do ta ndahet as kush me kėnd do tė bashkohet. 

“Qė kėtu tė jetė paqe,tė mos bėhet lufte mė. Kėtė e mendoj unė! Ne e pėrkrahim atė qė duan qė tė gjithė. Por, duhet tė kemi mirėkuptim dhe jo tė urrehemi. Duhet tė bashkėjetojmė sic kemi jetuar mė parė, qoftė me rom, qoftė me shqiptar apo me boshnjak. S’ka rėndėsi cfarė ėshtė?”

Romja 24 vjece, Florije Shala, mbahet fort pėr mendimin e saj:

“Ma mirė more, qysh jo? Na kem qejf me pas pėrparėsi Kosova. Neve Serbia s’na vyn. Na kemi nevojė pėr Kosovėn. Na s’kena punė me Serbi!”

Por, bashkėkombasi I saj Haxhi Berisha e di mirė cfarė do:

“M'u nda Kosova krejt prej Serbisė. Me pas marrėdhnie tė mira. S’kam shpi, s’kam tokė, s'kom kurrgjo. Por, mendoj me nejt nė Kosovė, se ka me qėnė shumė mirė.Vec le tė jetė qekjo pavarėsia qė po e lyp krejt populli. Inshallah do Allahi!

Njėjtė mendon edhe ashkaliu Osmon Imeraj.

“Cysh na kem prit dhe qysh kem mendu, s’kem fitu. Por, unė besoj se qesaj pune qė ia kemi msy edhe do tė fitojmė. Do tė zgjas pak, ama ka me qenė e jona. Duhet tė shkėputemi nga Serbia se edhe na jemi njė popull, qė mundemi me arrit dicka,jo me qėnė nėn kėmbė tė Serbisė si deri tash. Boll, qe s'di sa vjet!"

Pėr dallim, plaku shqiptar Ramadan Demukaj, ndonėse ne vjeshtėn e jetės paralajmėron:

 “Pasha Zoten, ma luftė e kem qetash se kur jemi konė tė ikun nė Shqipėri e nė Mal tė Zi . Qe shtatė vjet na jemi nė 'rentgen' tė krejt botės, qe shtate vjet. E krejt e dine ata cka mundem na e qysh shkojmė na! “

Ajete Beqiraj,DW

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org