Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Tashme ka filluar te rigoje. Shiu pranveror po lan qete rrugen qe shpie ne Gryken e Decanit. Ndalja ne piken e kontrollit te ushtareve paqeruajtes, eshte bere pjese perditshmerie. Pak hapa me tej, Manastiri i Decanit ngrihet ne madheshtine shekullore e menjehere permbi, Lumbardhi rjedh kumbueshem. Rrjeadha e tij na con ne retoranin e drunjte, i ngrehur buze brigjeve te tij. Gugullima e tij eshte perzier me zera vizitoresh te cilet nga ane e anes kishin ardhur te fetojne, Ditėn Ndėrkombtare tė Punės. Kamarieri i shkathet me te na pare, mundohet te na beje vend perderisa pronari mes zhurmash te nje zgjoi bletesh, na ofron mireseardhje ne kete feste te vertet pune! “Njė maji ėshtė ditė e punėtorėve-pėr mua njė ditė punė! Atmosfera ėshtė shumė e mirė sot. Ka mysafirė nga Gjilani, nga Peja, deēanas ka shumė…Gryka e Deēanit gjithnjė ėshtė e e vizituar”-thotė Naim Kuēi, pronar i restoranit “Gryka e Decanit”. Si i vetmi objekt hotelier brėnda Zonės sė Mbrojtur rreth Manasitirt tė Deēanit i ndėrtuar qė nė vitin 2003, atij vetėm para pak kohėsh i ėshtė dhėnė leja e punės. Ky fakt, poaq sa pronarin I gėzoi edhe vizitorėt. Njėra ndėr ta ėshtė edhe Hanė Berisha: „Jemi shumė tė lumtur, se ėshtė njė ambient I mrekullueshėm. Lokale ka mjaft, por „Gryka e Decanit“ ėshtė e njohur si vend turistik“. Bashkim Ramosaj vjen nga njė familje e cila gjithnjė ėshtė nė pėrpjekje pėr njė jetė nė mirėqenje, dhe prandaj e di mirė kuptimin e festės sė punės, ndonėse: „Na jemi prekopuar me qėshtje tė mbijeteės dhe tė lirisė. Por, edhe kemi punuar, edhe jemi angazhuar edhe kemi sakrifikuar. Shpresojmė qė fėmija jonė tė rriten me standarde qė ne I dėshirojmė pėr ta”. Ėshtė ditė me shi dhe kushtet pėr qėndrim nė terrasė nuk janė tė pėrshatshme. Por, mysafirėt e shumtė nuk I pengon tė rrinė brėnda bashkė, si njė familje e madhe. Vetėm Edorela, 13 vjeēare, do donte qė me 1 maj tė vlonte nga vapa, tė ngarendte pėrjashta dhe tė bėnte gjithė ato qė bėn nė pikniqet e zakonshme me familjen, siē thotė:”Tė dalim nė natyrė, tė ulemi nė batanije, tė ndezim zjarrin, tė pjekim mish nė skare, tė vallėzojmė me muzikėn e lėshuar nė makina“. Matanė restoranit „Gryka e Deēanit“, Lumbardhi rrjedh kumbueshėm, ndėrsa nė njė rrjedhė tė ndarė lumi dy peshkatarė tė vegjel zėnė peshq pėr vizitorėt. “Zėmė peshq qė t’I pėrgatisim nė kuzhinė”-thotė I pari. „Janė trofta dhe kėrkohen shumė se ėshtė 1 maji!’-ia prźt tjetri. Tė dhjetėra peshqit, tashmė janė gati pėr tiganin e kuzhinjerit nė uniformėn e bardhė. “Ata 15-tėt qė I zumė parėz shkuan dhe duhet zėnė tė tjerė. Sė shumti i pėrgatisim nė mėnyrė tradiconale, peshk nga skara dhe peshk nė vaj. Mirėpo, kemi shumė variacione tė tjera. Natyra na mundėson qė peshkun ta kemi tė freskėt dhe mysafiri mund ta shoh duke e zėnė, mė parė se t’ia hedhim nė pjatė.”. Xhevdeti, deēanas, I cili pėrfundoi pėr gastronomi nė Zvicer dhe pati pėrvojė pune edhe nė Gjermani, ka filluar parapėrgatitjet qė nė agim. Por, porosia mė e shpeshtė megjithatė ėshtė trofta e freskėt. Zonja Hanė ndėrkohė po e zgjedh njėrėn nga troftat, tė cilat po bėjnė pėrpėlitjen e fundit nė shportėn e peshkatarėve. Dhe ajo do tė zgjedh atė mė tė madhin, natyrisht. Sepse: “Janė tė shėndoshė dhe tė freskėt“-thotė ajo. Sikur nė perėndim tė Kosovės poashtu edhe nė qendėr tė saj, punėtorė e tė papunė kremtojnė festėn e 1 majit. Nė drekėn e shtruar nga qeveria e Kosovės dhe Trupat Mbrojtėse, nė parkun Gėrmia tė Prishtinės, kryeministri Qeku premtoi pėr ditė mė tė mira pėr tė gjithė nė Kosovė. „ Ditė mira po vinė pėr Kosovėn. Do tė jetė mirė pėr tė gjithė. Te kemi vetėm edhe pak durim“. Dhe dita vazhdon me moton e njėjtė, qetė e heshtur, jashtė halleve tė pėrditshmėrisė, sikur tė gjithė tė donin tė ndalonin kohėn pėr njė ēast. Valėt e vizitorėve pėrshkonin kėndet magjepsėse tė Kosovės, duke shijuar kėtė ēast gėzimi i cili ka filluar qė nė mėngjes dhe do tė vazhdojė deri nė orėt e vona, sigurisht… Ajete Beqiraj,DW |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |