Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Fshatrat Brestovik, Cigė dhe Lėvosh tė komunės sė Pejės, janė kryesisht tė banuara nga komuniteti serb. Pas vitit 1999, serbėt e kėtyre fshatrave u zhvendosėn tėrėsisht nė Mal tė Zi dhe nė Serbi, ku jetuan deri nė vitin 2004, u ndanė fondeve prej tre milion e gjysmė eurosh pėr implementimin e projekteve pėr kthim me tė cilat planifikohej ndėrtimi I 90 shtėpive si dhe ngritja e inffrastrukturės.

" 40 prej tė cilave nė Brestovik, 22 nė fshatin Cigė dhe 19 nė Levosh. Pas kėsaj, me mjete tė Bashkesisė Evropiane u ndėrtuan edhe 40 shtėpi tė tjera"-thotė Miodrag Dashic.

Fshati Brestovik  shtrihet shtatė kilometra larg nga Peja. Por, fakti se njė pakicė serbe kėtu jeton mes komunietit shqiptar, kėtu nuk pėrbėn ndonjė problem. Ata bashkėjetojnė nė njė fqinjėsi tė mirė duke u bėrė qė edhe kėtu jeta tė rrjedh normalisht; njė jetė e relativisht e varfėr, si cdokund nė Kosovė.

"Jetojmė normalisht, nė varfėri sigurisht"-thotė Miodrag Dashic, pėrfaqėsues I Brestovikut, sipas tė cilit nė tė 70 shtėpitė e ndėrtuara nė Brestovik, jetojnė vetėm 45 familje. Por, pėr dallim nė kėtė rast nuk ėshtė mungesa e sigurisė ajo qė serbėt e kėtij fshati I pengon tė kthehen nė vendbanimet e veta.

Miodrag Dashic tregon arsyen e vėrtet tė ngurimit tė bashkėkombasve tė tij pėr kthim:

"Pėr shkak te situatės ekonomike nė Kosovė, e cila ėshtė kaotike. Ne nuk I kushtojmė vėmendje politikės. Por, sa na pėrket neve, kėtu jemi mjaft tė sigurt dhe nuk kemi problem me kėtė qėshtje".

Edhe e ėma e tij 73 vjecare, Angjelina Dashic ėshtė e lumtur pse ėshtė kthyer:

"Ndjehem mirė. S'ka jetė pa qerdhen tėnde!"

Miodrag Dashic thotė se janė tė pranuar shumė mirė nga komuniteti shqiptar.

"Mund tė them se pėr dy vjet nuk kemi pasur asnjė problem. Ata na kanė pranuar mirė dhe ne kemi qėnė korrekt me ta, sic kemi jetuar dikur".

Tė njėjtėn pohon edhe Leposava-amvise dhe nėnė e katėr fėmijėve. E kthyer ne vitin 2004 ajo flet me admirim pėr bashkėjetesėn me shqiptarėt, e cila sipas saj, do duhej tė ishte shembull pėr cdo vend nė Kosovė. Ajo ėshtė e lumtur me jeten nė fshatin e saj dhe thotė se me t'u regulluar situata ekonomike si pėr shqiptaret poashtu edhe pėr serbėt, fėmijėt e saj do tė vinė kėtu jo vetėm pėr festa por qė tė jetojnė kėtu pėrgjithmonė.

"Jam e lumtur dhe porosis secilin bashkeėkombas qė tė kthehet nė shtepinė e tij. Pėrse duhet tė jetojnė nė shtepinė e huaj, kur mund tė jetojnė nė tė veten?"

Pėrfaqėsuesi I fshatit Brestovik, Miodrag Dashic, kthimin e serbve prej 80 pėr cindsh e konsideron sukses pėr fshatin e tij:

"Janė kthyer rreth 80 pėr qind, qė ėshtė njė sukses. Por, me t'u regulluar situata ekonomike, ata do tė kthehen. Sepse, shumica tashmė kanė gjetur veten,, janė punėsuar, shkojnė nė shkollė, gjėra tė cilat ne kėtu ende nuk I kemi".

Por, pėrkundėr faktit se ky fshat ka shkollė, fėmijėt serb shkollohen nė njė shtėpi-shkollė, e cila sipas z.Dashicit, nuk ka kushte pėr punė.

"Kishim disa mosmarrėveshje, por jo me shqiptarėt, meqėnse ministria e Kosovės ka pranuar qė fėmijėt tanė tė mėsojnė me planprogram tė Serbisė. Por, jozyrtarisht kam kuptuar se ministria e Serbisė ka treguar mirėkuptim dhe se fėmijėt tanė mund tė shkojnė nė shkollė me fėmijėt shqiptar. Dhe, unė e pėrkrah kėtė".

Sa I pėrket statusit tė Kosvės, as kjo bashkėsi nuk ėshtė e sigurt nė ėshtė Pavarėsia zgjidhje e duhur edhe pėr ta. Por, Leposava Dashic, nė njė ėshtė e sigurt:

 "Ne kemi jetuar me shqiptar dhe edhe mė tej do tė jetojmė. Leviz lirshėm, ia sa erdha nga tregu. Kėshtu kam bėrė qėprejese kam ardhur. Unė nuk iu gfrigohem shqiptarėve dhe as ata mua. Pėrse? Kam jetuar dhe do tė jetoj me ta edhe mė tej. Dhe apeloj te populli im qė tė kthehet nė vendlindje. E, sa pėr situatėn ekonomike, ajo ėshtė gjithandej e njėjtė. Asgjė nuk vjen nė pjatė pėrnjėherėsh. Duhet tė presim pak qė tė bėhet mirė pėr tė gjithė, pa dallim!"

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org