Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Objekti I ndėrmarrjes publike Kozhnjeri, I cili u inaugurua nė vitin 1957 dhe vazhdoi punėn nėn mbikėqyrjen e pikės sė shpėrndarjes, nė Pejė, deri nė vitin 1999, gjatė luftes dhe pas saj, u demolua pothuaj nė tėrėsi. Por, me iniciativen e afaristit shqiptaro amerikan, Florin Krasniqit, u renovua dhe qė nga 12 tetori I viti 2005, rifilloi punėn si ndėrmarrje e familjare me emrin “Hidrocentrali Lumbardh”.

Florin Krasniqi, pronar I hidrocentralit:

“Situata energjetike nė Kosovė ėshtė mjeruese…Por, ėshtė tmerrėsisht mjeruese nėqoftėse ne nuk bėjmė kurrgja pėr situatėn. Nėqoftėse vetėm folim, vetėm ankohemi, vetėm kritikojmė. Unė e kam ndėrtu nje hidrocentral relativisht tė vogėl. Por, pėrditė ndjehem fajtor qė nuk mund tė bėj mė shumė pėr energjetikėn e Kosovės!”                                     

Xhevdet Krasniqi drejtor ekzekutiv I hidrocentralit Lumbardh, nė Decan, flet pėr vėshtirėsitė e fillimit:

“Nė Kosovė   Hidrocentrali "Lumbardhi", nė Deēan ka pas trubullira dhe nuk ka pas garancė pėr investime. Por, ne tė gjithė e kemi marrė nė atė mėnyrė qė nė Kosovė s’kemi c’humbim. Kosova ėshtė jona dhe investimi ka me mbet nė Kosovė.”

Drejtori teknik, Agim Krasniqi, I cili deri mė tani ka jetuar nė Shqipėri dhe ka njė pėrvojė tė gjatė nė kėtė fushė, jep njė vlerėsim pėr hidrocentralin Lumbardh:

“Ėshtė hidrocentral bashkėkohor, komplet digjital.I gjithė sistemi I informacionit, I matjeve, I mbrojtjeve, lėshimet, ndalimet, mund tė komandohen nga njė kompjuter, qė ėshtė dhoma e monitorimit”.

Rruga dhjetėkilometėrshe pėrgjatė Grykės sė Decanit, mbi tė cilėn ngriten bjeshkėt e mbuluara me borė, na con tek hidrocentrali Lumbardh. Drunjtė shtatlartė perqafojnė qiellin e hirtė, I cili s’pushon tė reshurat, sikur ta dinte se njė mot I tillė I duhej mbarėvajtjes sė hidrocentralit tė ngrehur nė gji tė kėsaj gryke magjepsėse. Ndėrtesa e ish-hidrocentralit Kozhnjer, e lėnė shkret qė nga viti ‘99, tashmė ėshtė rikthyer nė jetė.  Aty fitohet buka pėr 23 familje; aty buron drita pėr 6000 tė tjera!

Me njė investim prej 8 milione eurosh, fuqia e lumit Lumbardh, e cila dikur pėrdorej pėr sharra e mullinj, ėshtė shndėrruar nė njė burim tė ri drite. Zhurma e fuqishme e gjeneratorėve dėgjohet qė nga jashtė; fuqia e dritės qė prodhohet brėnda!

Drejtori teknik, Agim Krasniqi, me njė njoftim pėr kapacitetin prodhues:

“Varėsisht nga prurjet e ujit, prodhojmė 8.3 mhė. Si fuqi e instaluar e hidrocentralit, mund tė mahet Decani me rrethinė. Me njė fjalė, futet nė rangun e hidrocentraleve me fuėi tė madhe, I cili brėnda njė viti mund tė prodhojė 30 milion klė ore!”

Se Florin Krasniqi ėshtė nė kėrkim tė projekteve tė reja dhe tė bashkėpunimit korrekt, dėshmon drejtori teknik Agim Krasniqi, I cili sjell njė njoftim pėr projektin e hidrocentralin, Lumbardhi 2, projekti pėr tė cilin ėshtė nė punim e sipėr.                                                                 

“Hirocentrali tjėetėr do bėhet rreth 22 mė/h, prodhimin vjetor mund ta ketė rreth 100 milion kė/h ne vit. Ndėrsa, shuma e investimeve kap rreth 33 milion euro.”.

Afaristi shqiptar Florin Krasniqi, me prejardhje nga Rajoni I Pejės, I cili tash e 20 vjet jeton dhe punon  Bazeni i hidrocentralit "Lumbardhi"nė Nju Jork tė SHBA-sė, ka njė ėndėrr tė vetme: qė cdo mėngjes, mijėra punėtorė t’I ngjiten Grykės sė Decanit. Qė mijėra tė tjerė tė pushtojnė fabrikat e Kosovės. Por, sipas tij, pamundesia e sigurimit tė ekzistencės nė Kosovė nuk ėshtė arsyeja e vetme qė shqiptareve ua imponon marrjen e botės nė sy. Se ka arsye  tjera qė I tėrheqin prapa:

“Gjenetikisht dhe histroikisht, nuk jemi tė mėsuar tė punojmė nė ekipe, tė bashkėpunojmė. Ekonomia pa partnership s'mund tė ec perpara”.

Pėrkunder bindjes se Kosova edhe mė tej ėshtė njė zonė e kuqe pėr investime, Florin Krasniqi nuk iu frigohet investimeve kapitale. Sepse, sipas tij:

 “Jetojmė nė Evropė. I kemi tė gjitha melmesat pėr me I realizu njė shtet ku njerėzit mund tė jetojnė tė lirė, tė pasur tė sigurt. Pse mos ta bėjmė? Mendoj se kur njerėzit  besojnė nė Zot, nė veten nė njėri-tjetrin, suksesi ėshtė aty!”

Ajete Beqiraj, DW & RTK

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org