Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Njėra ndėr to ėshtė edhe familja Jusufi nga Shishmani, e cila pas shtatė vjetėsh nėn ethet e pritjes varrosi mbetjet mortore tė katėr djemve. "Mo zot me keq! Ma vėshtire e ma kiamet s'ka, se me i varros katėr vllazėn!?-shprehet vėllai i tyre nė kulmin e dėshpėrimit. Pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike apo vendndodhja, pritja e gjatė ėshtė njė sprovė e dhimbshme. Por, ky problem rėndohet mė shumė kur pėrkrah dhimbjes familjarėt pėrballen me probleme administrative e juridike. Sipas rregullores 2000/66 tė vitit 2001, me shumėn prej 37-62 euro ndihmohen vetėm bashkėshortet dhe fėmijėt e tė humburve. Por, kėtė shumė nuk mund ta gėzojė asnjė anėtar tjetėr, madje as prindi. Idriz Gashi-Udhėheqės i Departamentit tė Komunikimit pranė Komitetit Ndėrkombtar tė Kryqit tė Kuq, nė Prishtinė: Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, disa herė e ka ngritur ēėshtjen e miratimit tė Ligjit mbi Persona tė Pagjetur. Njė mostėr nga Bosnja iu ėshtė afruar institucioneve vendore, pėr tė gjitha problemet qė kanė dalė si pasojė e zhdukjes sė kryefamiljarit. Ēfarė ėshtė ėshtė bėrė pėr zbardhjen e fatit tė personave tė humbur, shtatė vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė? Udhėheqėsi i Zyrės pėr Persona tė Burgosur dhe tė Zhdukur nė Gjakovė, Mehmetali Perolli mendon se ėshtė e nevojshme ngritja e njė zyre pranė qeverisė sė Kosovės: "Duhet tė krijohet njė zyrė operative pranė qeverisė sė Kosovės, e cila do tė merrej kryekėput me eliminimin e pasojave tė luftės e nė rastin konkret, me problemin e tė zhdukurve. Sepse, flas me pėrgjegjėsinė mė tė madhe se qeveria e Kosovės kėsaj ēėshtjeje i ėshtė qasur shumė joseriozisht." Numri i pėrgjithshėm i personave pėr tė cilėt familjet kanė nėnshkruar Kėrkesė Gjurmimi pranė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, ėshtė 5972. Ndėrkohė qė pėr shkak tė mospėrputhjes sė analizave tė ADN-sė gjakut dhe tė atyre tė eshtrave, nga mbetjet mortore tė kthyera nė Kosovė qė nga viti 1999 e deri mė sot, afro 700 prej tyre mbeten tė paidentifkuara. Mehmetali Perolli bėn thirrje tek institucionet vendore: "Pėr ato mbetje mortore duhet tė angazhohen me tė madhe institucionet, ato vendore sidomos. Nėse nuk pėrputhen tė dhėnat me analizat e ADN-sė kush janė ata atėherė?" Idriz Gashi, udhėheqės i Departamentit tė Komunikimit pranė Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq parashtron: "Kėrkohet njė mobilizim i pėrgjithshem i tė gjitha strukturave ndėrkombėtare, qė mund tė bėjnė presion nė qeverinė e Prishtinės dhe nė atė tė Beogradit qė njė herė e pėrgjithmonė tė zgjidhet ky problem. Sepse, ēfarė atėherė kur kufoma s'do tė ketė mė, e megjithatė njerėzit vazhdojnė tė mungojnė? Pėr njė numėr personash s'do tė dimė kurrė, asgjė - thotė Mehmetali Perolli. Supozohet, qė njė numer i madh i tyre ėshtė djegur, sidomos nėpėr Batajnicė, atje ku i kanė djegur me goma dhe pjesa e lartė e trupave ėshtė shkrirė. Ėshte e dhimbshme. Por, kėta nuk do ta kenė tė drejtėn ta kenė as varrin, pėrfundon ai. Kryetari i Keshillit Koordinues tė Asociacioneve tė Familjarėve tė tė Pagjeturve tė Kosovės, Haki Kosumi mendon se nė krahasim me vendet e rajonit jemi njė hap pėrpara: "Deri mė tani 50 pėr qind e tyre ėshtė identifikuar dhe nė raport me rajonin, si territor i Ballkanit prijmė nė kėtė drejtim." Sa kanė bėrė qeveritė e tė dyja vendeve lidhur me kėtė ēėshtje? Idriz Gashi nga Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, sjell pikėpamjet e organizatės sė tij: Vetė fakti qė edhe shtatė vjet pas luftės janė shėnuar pak rezultate nė zbardhjen e fatit tė pėrsonave tė pagjetur, tregon se autoritetet si kėtu nė Prishtinė edhe ato nė Beograd nuk janė marrė seriozisht me kėtė problem. Nė anėn tjetėr, edhe presioni i Bashkėsisė Ndėrkombėtare ka munguar nė mėnyrė qė t'i shtyjė kėto autoritete qė tė punojnė mė shumė nė kėtė drejtim. Ndėrsa, Mehmetali Perolli nga Zyra pėr tė Burgosur dhe tė Zhdukur nė Gjakovė paralajmėron: Ēėshtja e tė zhdukurve ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet plagė e hapur, e cila do tė krijojė dhe do tė gjenerojė probleme gjithė kohėn. |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |