Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
" Si m'ka falė Zoti mė kanė falė pėr njė grue tė shpisė qė s'ka pas qikė. 14 vjet mė ka rritė ajo. Edhe gjinia e saj nė shehėr me dojshin boll, se unė njiherė u bajsha e urtė fort. Po iu dilsha kasap mbrapa! Unė, edhe atėherė hajsha bukė vetėm se jam kanė pėr hasret. E vallahi, kur u afrojshin fėmija me hongėr bukė me mue, ua nxejsha kryet me qet shuplakė. Qikat ma i rrehsha sa mujsha. Pse me I lanė ashtu ndejė? Lujshin me shoqja shoqen e me mue-jo! Ndoshta pse I rrehsha s'lujshin me mue. Por, unė nuk I cojsha mendtė!"-rrėfen lokja, duke mbledhur krahėt e tharė. Nė moshėn 14 vjec I vdic nėna qė e rriti. Pas pak kohe humbi edhe nėnėn qė e lindi. Lokja kujton rastin e parė kur pėrfshihet nė rendin e shtėpisė pėr tė dhėnė kontributin nė familjen e madhe. Nė cdo detaj reflekton natyra e saj e rrebeluar: " I zoti i shpisė m'veti a shkoj nė bjeshkė me i rujtė dhentė."A je n“mend?-i thashė. Kah muj me i rujtė unė 200 copa dhen?!" Mė tha se ka coban boll dhe tė ndihmojnė. U binda. Shkoi e ma bleu njė gjup te madh. Mė preu tesha, do me lesh do me pamuk. Nė bjeshkė fryjke fryma, bijke borė, kokrriz. Ec e ktheu e ku me dale?! Nė stan isha veē me nji baēicė. I vesha ato sende tė nxehta e i lėshova dhentė me ēoban tjerė. Mas pesė javėve, kur u shkri bora e u ndreq moti, mė dorgjėn me i rujtė kingjat nė shpi. I zoti i shpisė pėr ditė ma blejke nga njė simit dhe njė dele ma lejke me e mjelė. Me tha se ka gjarpij, por janė tė tokės sonė e janė besnik. Me dolėn fjalėt e tij! Fieri deri nė shokė e midis tij njė cung bungi. Kur u ula me hangėr bukėn, nisėn me ardhė gjarpijtė. Pasha Zotin, mė pėrftojshin sa nė tė majtė sa nė tė djathtė e asnjė s'mė hajshin. Pėr ēdo ditė i rujsha kingjat. Tetanė gjarpijtė katullaqė pėrreth meje e unė nė cung bungu!" Loken e fejuan ne moshen 19 vjec. Por, ajo ende kujton se sa me mundim e punoi pajėn. Por, ajo u nda e kenaqur me perzgjedhjen e familjes. Nė pyetjen nė I pėlqeu burri, pėrgjigjet kėshtu: "Pasha Zotin boll! Unė s'jam kanė nashta pėr to. I kam pasė 23 vjet e ai 18-tė. "Ti e moēme e burrin e ri!"-me thojshin."Besa, e plaki para vetes!"-iu thosha. E pasha Zotin, u plak, vdic e shkoi e unė qe ku jom. Masanej, shpia e mirė e hisja e mirė. Mė deshtėn e i kqyra boll. As me fėmijė nuk kam hjekė shumė. E kam ba qikėn e parė si n'te pata nė grusht. Po, s'kam ba tjetėr vec pesė!" Lokja 105 vjece tregon edhe pėr veshjen dhe grimin nė kushtet e athershme: "Kur kishim dasma, i lajshim sytė me sapun, e ftyrėn e lyjshim me akllak. Flokėt i kėputsha nė njanėn anė te vetulla, trrak! I lyjshim edhe me vaj me i vizllue. Faqet i bajshim me tė kuq. Buzėt jo. As sytė! Vetullat kur dojshim me i ly, e vnojshim sakicėn nė prush e mbi ta do pipa tė lajthisė. Me qat bojė, vetullat merrshin pėr merak. Dhambt I lajshim me ujė, mos me t'ardhė era gojė! Edhe teshat I kem pasė tė mira. Pasha Zotin, kush dijke me folė ju bajke vendi nė ballė tė odes, te defatorja". E bekuar me njė shekull jetė dhe gjithnjė e kėnaqur me atė qė ka, lokja edhe sot e kėsaj dite nuk ndjen peshėn e moshės. "Perze,se mė ka falė Zoti,kryet tem dhimtė s'mė ka. Shoh me sy pėr beter. Vec kjo kambė po me dhemb pak prej ere. Me tana qeto vjet, jam e kfjellt edhe prej mendve. E baj gjumin si kingji. As nuk kam gėrrhamė, as s'kam hundė, as s'kam lotė as gjo nė dynja tė Zotit. Deri para sivjetit rrisha deri sa marojshin lajmet e 10-ve. Pasha Zotin, veē qe tri ditė mė ka zanė dielli nė shtrat, se as qikė as grue, kurrė!' Ajo vishet e mbathet vet. Shtron shtratin e fshin dhomėn. Madje as rrobet nuk do t'I laj nė lavatriqe, por i lan, I than e I palos vet. Por, edhe me gjithė moshėn e shtyrė, ka ndjenjėn se nuk po bėn sa duhet. Prandaj thotė:"Pasha Zotin, deri vjet kam ba shumė punė po tash s'po mundem tjetėr veē punėve tė mia. Sivjet vec do spirra i kam ba nė qata thasė qatje e edhe tri vi kepė i kam herrė nė kopsht, se bash kurrgjo tjetėr!". Dėshmitare tė moshės sė lokės janė kujtimet e lidhura pėr tri luftėrat. Ajo I kujton shume mirė detajet: " Unė, luftėn e "Hyrrjetit" e di. I mbaj mend tetanė me plisa tė kuq me tufė, me setėr e pantoll boj kane. Ushtria e mbretit ma kanė shkrue linė nė shpinė tė dorės. Shkova e u ktheva vet. Kur hyna nė shpi iu thashė: "Vallahi, vec po m'vjen marre se me kėtė dru ua daj kryet. Pse s'erdhėt me mue? Unė fėmijė e pa korkon aty, veē me ushtri tė mretit!" Por, lokja ka bindejn se lufta e fundit nė Kosovė ishte mė e vėshtira. "Unė luftėn e Hyrrjetit e di. Edhe luftėn e gjermonit e di. Veē, kurrnjo ma e flliqtė se lufta me serbin nuk asht kanė! Vallahi, tė fluturojshin plumbat gjithkah. Na i dhanė rrugėt e dynjasė,ma! Jemi dalė pėr gazep nė Shipni. Dikush njė grusht e dikush njė shkelm! Nė Shkodėr na shtinė mrena pa pullė pa pare. Faliminers prej shpisė sė tyne, bukė e tana tė mirat. Po kush kqyrke yrrnek? Vec me rrnue! Kur u kthyem nė Strellc, tė kallun flakė. Pasha din-pasha iman, as s'kisha cka me vesh, vec qeta qe i kam mathun nėr kemishė. Kuku nanė,po unė pantoll s'mathi! M'vijke marre me dalė me fol me dikon!"-pėrfundon rrėfimin plaka 107 vjecare, duke e mbyllur me fjalėn e fundit si me njė vulė:" E qeshtu qe. Mo s'kom!" Ajete Beqiraj, ZERI javor & Kosovarja |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |