Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Misioni i Lėvizjes pėr Parkun e Paqes ėshtė nxitja e krijimit tė njė parku ndėrkufitar nė perėndim tė Ballkanit, si njė mjet mbrojtjeje pėr kėtė zonė alpine, e konsideruar si zona e fundit natyrale e paprekur nė Evropė. Ndėrsa, qėllimi kryesor, rikthimi I jetės nė kėto zona, nė njė forme tė re, tė bukur e bashkėkohore. Me njė emėr tė ri dhe kuptimplotė; Parku I Paqes!

Mr. Dritan Shala, themelues I shoqates mjedisore "Aquila",nė Pejė, I involvuar nė Lėvizjen pėr Parkun Ballkanik tė Paqes qė nga viti 2000, dėshmon:

"Ky shqetėsim ėshtė shprehur nga ana e Malit tė Zi nė takimet e hershme pas luftės me ambientalistė dhe shoqata rinore. E njėjta ndodhte edhe me banorėt e Rugovės. Mirėpo, njė nga funkisonet e Parkut tė Paqes ėshtė bėrja e parkut ME NJERĖZIT, e jo se si kanė qėnė mendime e strategji tė regjimeve tė mėparshme qė Bjeshkėt e Nemuna tė vėheshin nėn mbrojtje dhe tė ndodhte shpėrngulja."

Funksionalizimi I kėtij Parku kontribuon nė rrafshin sociokulturor qė pėrfshin shumėllojshmėrinė e rajonit me religjione, etni, gjuhė e dialekte tė ndryshme; nė rrafshin ekologjiko-natyror qė pėrfshin trashėgiminė natyrore; nė rrafshin ekonomik, I cili do tė ndihmojė zhvillimin e qėndrueshėm rural dhe turizmin si dhe do tė paksojė migrimin; nė integrimin rajonal dhe nė bashkėpunimin gjithėpėrshirės ndėrkufitar, I cili do tė ndihmonte lirinė e lėvizjes nė tė tria vendet pėrreth kufirit, si dhe nė zhvillimin e qėndrueshėm tė komuniteteve qė popullojnė zonėn kufitare nė mes tė Kosovės, Malit tė Zi dhe Shqipėrisė.

Skėnder Boshtrakaj, udhėheqės i Zyrės Evropiane pėr Integrim dhe Standarde, pranė Ministrise sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė:

"Veprimet e qeverisė sė Kosovės, por edhe tė Malit tė Zi dhe tė Shqiperise I shoh sė pari nė njė konsenzus tė brendshėm ndėrministror, nė rend tė parė pėr tė pėrkrah themelimin e njė komiteti rajonal ndėrkufitar tė Parkut Ballkanik, dhe jo tė bazohet vetėm nė komitetin ndėrkombtar nė Britani".

Njė hap I tillė filloi me fazėn e I-rė tė implementimit tė projektit "Ndėrlidhja dhe fuqizimi i OJQ-ve ndėrkufitare tė Kosovės, Malit tė Zi, dhe Shqipėrisė nė Levizjen pėr Parkun e Paqes nė Ballkan (LPPB)", e cila zgjati prej 18 deri me 21 gusht 2006.

"Rezultat I takimit treditor ėshtė krijimi I njė forumi rajonal nė tė cilin u nėnshkrua njė dokument me OJQ-tė partnere tė tė tria vendeve, I cili do t'na obligojė pėr punė tė metutjeshme. Do tė jetė kjo si njė fazė tranzitore deri nė krijimin e atij komiteti rajonal, I cili do tė jetė gjithmonė nė harmoni me komitetin qendror nė Londėr"-informon Hysen Nikci-koordinator I OJQ-sė “Aquila”.

Qėllimi i kėtij takimi ėshtė poashtu ndėrlidhja, fuqizimi dhe motivimi i OJQ-ve nė zonen trekufitare tė Kosovės, Malit te Zi dhe Shqipėrisė. Takimi u organizua nga Shoqata pėr Mbrojtjen e Ambienit 'ERA' nė bashkėpunim me shoqaten 'Aquila', ndėrsa u mbėshtet nga Zyra pėr Integrime Evropiane nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Kosovės (MKRS) dhe Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur (KFOS).

Ben Spek-vėzhgues I komitetit pėr Parkun e Paqes nė Ballkan, me qendėr nė Londėr, vjen me pėrshtypjet e takimit:

"Takimi punues ka njė strukturė tė mirė. Kėtu mund tė shohėsh se njerėzit e tė tė trija vendeve kanė tė njė qėllim tė njėjtė. Kėtu poashtu ka njerėz sic ėshtė Fatos Lajci, qė punojnė me pasion nė shpalljen sa mė tė shpejt tė kėtij parku, cfarė ka njė rėndėsi tė vecantė".

Regjisori Fatos Lajci, njėherit edhe themelues I Shoqatės pėr Mbrojtjen e Ambientit 'ERA', tash e  njė dekadė kalon kohėn nėpėr bjeshkėt e zones trekufitare. Si rrjedhojė, vjen edhe filmi dokumentar "Long Walk for Peace", premiera e tė cilit u shfaq nė Prishtinė, nė dhjetor tė vitit 2005.

"...Jam i lodhur nga  ecja ime, nga shpresa, nga...."

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org