Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Shoqėria civile e zonės trekufitare Kosovė, Shqipėri dhe Mal i Zi nė bashkėpunim me pushtetin vendor kanė rėnė dakord qė tė bashkėrendojnė veprimtaritė e tyre, pėr tė menaxhuar hapėsiren ndėrkufitare, pėr tė gjetur vlerat e pėrbashkėta dhe pikat qė i ndajnė me qėllim krijimin e stabilitetit nė rajon. Deputeti i parlamentit tė Kosovės, Husnia Beshkovic, tregon rėndėsinė e themelimit tė Parkut tė Paqes nė Ballkan: “Krijimi i njė parku trekufitar, nė mes tė Kosovės, Shqipėrisė dhe Malit tė Zi synon tė bėhet nė njėrėn ndėr zonat mė tė bukura dhe mė domėthenėse tė Evropės. Ndėrsa, rol tė shumėfishtė nė project kanė burimet natyrore dhe shumėllojshmėria e trashėgimisė kulturore e popujve tė cilėt jetojnė nė kėto zona”. Kryetarėt e tė gjashtė komunave tė pėrfshira nė projektin pėr krijimin e Parkut tė Paqes nė Ballkan, pėrkrahen kėtė iniciative, njėzėri. Nazmi Selmanaj, kryetari i komunės sė Decanit- njėra ndėr gjashtė komunat e pėrfshira nė kėtė lėvizje: “Dihet se kėtu ka vėrtet bukuri natyrore e kulturore, tė cilat do t’i bashkojnė popujt e kėtij rajoni. Mirėpo, ėshtė shumė me rėndėsi qė kėtė pasuri ta marrė dikush nėn pėrkujdesje”. Nusret Kallaq, kryetar i komunės sė Rozhajės, nė Mal tė Zi, 43 kilometra larg nga Peja: “Jemi tė interesuar pėr kėtė projekt qė para sė gjithash tė ruajmė kėtė hapėsirė nė tė cilėn jetojmė, sepse ne kemi tė drejtė qė trashėgimtarėve tanė t’ua lėmė njė vend nė tė cilin ja vlen tė jetosh”. Petrit Ymeraj nga Shkodra, ku nga ndėrkombėtarėt edhe u lind ideja pėr krijimin e kėtij parku, vlerėson kėtė konferencė si akt historik: “Iniciativa dhe qė u mor ėshtė historike. Unė besoj se shumė shpejt, po nė Shkodėr, do tė jetė njė konferencė mė e madhe ku pėrfundimisht do t’i jepet dimensioni i Parkut tė Paqes, duke lidhur marrėveshjen pėrfundimtare“. Kryetarėt e tė gjashtė komunave tė zonės trekufitare: Deēan,Pejė-Kosovė; Bajram Curr,Shkodėr-Shqipėri dhe Plavė e Rozhajė-Mal i Zi, tė tubuar pėr njė interes tė pėrbashkėt, nėnshkruan njė Letėr tė Qėllimit tė Mirė, nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: “Autoritetet lokale trekufitare, tė pėrfshira nė zonėn e propozuar te Parkut janė tė vendosura pėr bashkėpunim ndėrkomunal pėrtej kufijve dhe pėr pjesėmarrje reciproke nė programet zhvillimore me interes tė pėrbashket dhe nė mbėshtetje institucionale tė iniciativave tė qėndrueshme lokale dhe rajonale ne kuader te zhvillimeve ne Parkun Ballkanik te Paqes”. Skender Boshtrakaj, udheheqes i Zyres Evropiane pėr Integrim, pranė Ministrisė sė Kulturės nė Prishtinė, ėshtė i bindur se rruga drejt integrimeve evropiane vjen pėrmes integrimeve nė rajon: “Kufijtė duket se janė tė sigurt. Por, e vėrteta ėshtė ndryshe! Pėr momentin kufijtė tanė janė tė mbyllur pėr ata qė s’duhet tė jenė. Kufijte tanė i kalojnė trafikantėt e ndryshem, por jo edhe fqinjtė mes vete!” Dritan Shala sjell njė tė re tjetėr, nga Rrjeti Rinor me Qendėr nė Vjenė tė Austrisė: “Kemi njė program tė financuar nga Komisioni Evropian i cili pėrbėhet nga tri nėnprojekte. Njėri prej tyre ėshtė i fokusuar nė hapėsirėn e Parkut tė Paqes”. Kjo konference u organizua nga Shoqata Mjedisore “ERA” (Enverimentally Action Group), Koalicioni i OJQ-ve tė vendeve trekufitare si dhe nga komiteti i kėsaj lėvizjeje, nė Britani. Elen Frank, koordinatore pėr edukim mjedisor, nė Masacusets- njėra ndėr themelueset e shoqatės ERA, flet pėr nevojat e edukimit mjedisor, veēanėrisht tek tė rinjtė e tė tė tria vendeve: “Pėrmes njė marrėdhėnieje me mjedisin ata do tė rriten me ndėrgjegjen, pėrgjegjėsinė dhe dėshirėn pėr tė mbrojtur kėto toka kaq tė veēanta, si dhe me vetėdijen se ēfarė mund tė na ofrojė vendi ynė, neve dhe botės mbarė!” Me kėtė rast, para tė pranishmėve u shfaq edhe filmi dokumentar ”Long Walk for Peace” i regjisorit Fatos Lajci-vepėr kjo, nga maratoni I kėtij ambientalisti tė apasionuar nėpėr bjeshkėt e zonės trekufitare, Kosovė, Shqipėri dhe Mal I Zi. "Jam i lodhur nga ecja...." Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |