Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Fadil Ferati, kryetar I kėsaj komune, e cila ka pėrfituar mė sė tepėrmi nga kjo organizatė tha se THV-ja gjermane ka qėnė dhurues dhe realizues projektesh, njėkohėsisht: “THW-ja ka bėrė shumė pėr qytetarėt e Istogut, duke filluar nga infrastruktura, shkollat, elektrifikimi e deri teprojekti I fundit madhor, implementimi I projektit tė kthimit tė minoritarėve serb si dhe projekteve balancuese”.Organizata gjermane THW, misionin e saj tetėvjecar do ta pėrfundoje nė fund tė dhjetorit. Por, menagjeri Martin Abratis nga Boni, ėshtė krenar sepse ajo nuk lė prapa vetėm projektet e implementuara: “Jam krenar me ShKA e Istogut faktin se ajo do tė lėrė prapa pėrshtypjet e mira tė popullatA e kėtushme”. Pėrfaqėsuesi I zyrės diplomatike tė Rusisė z.Dronof, nė Prishtinė, lavdėroi punen e THV-sė gjermane: “Tė gjitha projektet e implementuara nga kjo organizatė I shėrbejnė paqes dhe prosperitetit nė Kosovė. Ata kanė punuar me tė gjitha grupet etnike qė tė pėrmbushin qėllimin e vėnė nga Bashkėsia Ndėrkombtare: tė ndėrtojnė njė Kosovė tė qetė dhe multietnike”. Organizata qeveritare gjermane, THV, e cila tash 15 vjet vepron nė Rajonin e Ballkanit, ka njė bashkėpunim tė ngushtė me UNHCR-in. Ajo ka qėnė partner pėr rindėrtim nė Kosovė qė nga viti ’99. Pėrfaqėsuesi I kėsaj organizate, Bashir Kan: “Kosova nė pėrgjithėsi dhe Rajoni I Pejės nė vecanti, kanė pėrfituar mjaft nga mjeshtėria e lartė teknike e kėsaj organizate. Por, puna humanitare ka njė kuptim tė gjėrė dhe ne shpresojmė se sė shpejti do tė gjendemi me njė mission tė ri diku tjetėr nė botė”. Motra Marta Maria, nga “Caritas”-i zviceran, duke faldneruar kėė oranizatė pėr mbėshtetjen e pėrheshme, pėrmendur bashkėpunimin e tyre tė gjatė, thotė se ky nuk ėshtė fundi I misionit nė Kosovė: “Ky mision I pėrmbushur me kaq njerezi, do tė jetojė tutje nė zemrat e njerėzve. Dhe kjo ka njė domethėnje tė madhe, pėr tė cilėn Kosova ka nevojė shumė!” Pas tė gjithave, pėrfaqėsuesi I zyrės gjermane, Bernd Kuebart tregon arsyen kryesore tė kėsaj ceremonie: “THW-ja largohet nė fund tė vitit. Por, ata nuk do tė ikin me automjetet e transportit. Tė gjitha automjetet qė shihni do tė dhurohen. Nuk jane tė gjitha tė reja, por mendoj se janė nė gjėndje tė mirė pune dhe do tė mund t’iu shėrbejnė tė gjitha komuniteteve”. Gjenerali Dėrguti, pėrfaqėsuesi I Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, pranon celėsat e 19 automjeteve dhuruara nga THW-ja: “Falenderoj qeverinė gjermane qė dhuron pėr TMK-nė dhe pėrsonelin e kėsaj organizate. Automjetet e dhuruara do tė shfrytėzohen pėr tė njėjtin qėllim si deri me tani: pėr tė mirėn e popullatės”. Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |