Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Shtrirja gjeografike e Rajonit tė Pejės nė kufi me dy vendet fqinje, Shqipėri dhe Mal I Zi, bėn qė kjo pjesė t'I ekspozohet mė shumė rrezikut tė prostitucionit-deklaron porkuroria e Pejės. Kjo veprimtari zhvillohet nė nivele, forma e me mosha tė ndryshme-thonė nga Komanda Rajonale e Policise, ne Peje.  

Labinot Berisha, nga Qendra kundėr trafikimit tė qėnieve njerėzore, pranė Minsitrisė sė Kultures, Rinisė dhe Sportit nė Kosovė, kėtė realitet e prek nga afėr:

"Pothuaj ėshtė e pamundur tė gjėndet njė qytet ku nuk ushtrohet kjo veprimtari, pėr tė mos pėrmendur edhe fshatrat, ku nė cdo tė tretin prej tyre nė njė formė apo nė tjetrėn ushtrohet prostitucioni. Ne duhet tė analizojme mirė kėtė situatė".

Zėdhėnėsi I Shėrbimit Policor tė Kosovės pėr Rajonin e Pejės, toger Avni Xhevukaj, flet pėr sfidat me tė cilat pėrballen gjatė zbulimit tė rasteve tė tilla:

"Njė ndėr sfidat me tė cilat pėrballet Shėrbimi Policor I Kosovės ėshtė paraqitja e dėshmive pranė prokurorit dhe gjykatės. Sepse, prostitucioni kėrkon shpėrbil pėr shėrbimin. Dhe, kjo mėnyrė e dokumentimit ėshtė pothuaj e pamundur".

Njė situatė e tillė krijon rrethana tė shkėlqyera pėr lulėzimin e kėsaj veprimtarie nė mėnyrė ilegale-mendon Labinot Berisha, nga Qėndra Kundėr trafikimit tė Qenieve Njerėzore.

"Ne duhet tė jemi tė sinqertė ndaj vetes, sepse nėse nuk debatojmė pėr kėtė qėshtje nuk do tė thotė se prostitucioni zbutet. Pėrkundrazi, kjo mund tė zhvillohet nė pėrmasa mė tė egra, qė ėshtė shfrytėzimi I femrave nėn moshėn 18 vjecare!"

Prostitucioni nė Kosovė ushtrohet si veprimtari e jashtėligjshme. Nė shoqėrinė kosovare, debati rreth prostitucionit nė tė shumtėn,  ėshtė temė tabu. Legalizimi-I papranueshėm!

Por, kryeprokurori I Pejės Flamur Kelmendi, kėtė tė fundit e sheh si alternativė pėr pengimin e trafikimit tė qėnieve njerėzore dhe veprave tė tjera penale.

 "Ėshtė pak vėshtirė qė popullata ta pranojė kėtė realitet. Mirėpo, unė mendoj se po tė kishim njė shtėpi publike, ne do tė kishim rėnje tė trafikimit me qėnje njerėzor. Prandaj, nga aspekti juridik, unė e cmoj  sepse mė e prreferuar ėshtė qė tė legalizohet sesa tė mbahet nėn kontroll, kinse tė shtetit, I cili nuk ka mundėsi tė duhura qė ta pengojė".

Legalizimi I zanatit mė tė vjetėr nė botė, nė emėr tė qytetėrimit, bie ndesh me traditėn morale qė shquante kėtė pjesė tė Ballkanit- mendon shumica. Musli Arifaj-anėtar I Bashkėsisė Islame tė Kosovės thotė se edhe atėherė, tė goditurit do tė jenė pėrfaqėsueset e gjinisė mė tė dobėt:

" Me legalizmin eventual nuk zgjidhet problemi pėr arsye se, edhe nė vendet ku ekonomia lulėzon, prapė se prapė shtresa qė merret me prostitucion janė ato tė cilat janė tė goditur materjalisht".

Labinot Berisha, sjell argumentet e tija:

"Krimet e natyrės seksuale do tė minimizohen; do tė zvogėlohet skllavėria e seksit qė nėnkupton uljen e trafikimit me njerėz; sėmundjet seksuale tė transemtueshme do tė jenė mė tė kontrolluara; do tė mundėsohet luftimi maksimal I prostucionit me fėmijė. Sigurisht, institucionet pėrgjėgjese duhet tė vendosin kritere tė ashpra, qė tė mos ndodh tė punojne persona tė trafikuar apo fėmijė nėn moshėn 18 vjecare".

Pėr Musli Arifajn- pėrfaqėsues I fesė islame, kjo vazhdon tė mbetet zgjidhje e gabuar:

"Instancat shtetrore duhet tė krijojmė institucione tė cilat do tė mbrojnė njeriun e jo tė legalizojnė gjėra,  tė cilat do ta zhysin edhe mė thellė nė mjerim. Njė qėnieje njerėzore duhet t'I ndihmohet, t'i sigurohet jeta elementare e jo ti sigurohen rrugė prej mė tė ulėtave pėr me ekzistu"

Ajete Beqiraj,DĖ

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org